21/12/2022
“Intelektualët mashtrues” duhet të jetë libri i rradhës që do të lexoni! 😌 Lexoni më poshtë përse!
"Ne tregojmë", – thonë autorët Alan Sokal e Jean Bricmont në parathënie, – “se intelektualë të famshëm, si: Lacan-i, Kristeva, Irigaray, Baudrillard-i dhe Deleuze kanë abuzuar vazhdimisht me konceptet dhe terminologjinë shkencore: ose duke përdorur ide shkencore krejtësisht jashtë kontekstit, pa dhënë as më të voglën përligjje – vini re se ne nuk jemi kundër përgjithësimit të koncepteve nga një fushë në tjetrën, por vetëm kundër përgjithësimeve të bëra pa argument – ose hedhjes së zhargonit shkencor para lexuesve të tyre joshkencëtarë, pa marrë parasysh rëndësinë apo edhe kuptimin e tij. Ne nuk pretendojmë se kjo zhvlerëson pjesën tjetër të punës së tyre, për të cilën nuk gjykojmë.”