21/04/2017
Njoftim
18 tryeza të rrumbullakëta
Shpesh, për çështje të menaxhimit të mbetjeve, opinioni publik fokusohet vetëm tek struktura qeverisëse dhe lë menjanë angazhimin qytetar: faktorin shumë të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit të këtij sektori në nivel vendor. Intitucionet qëndrore, përgjegjëse të kontrollit të trajtimit të mbetjeve, kanë kërkuar që të merren masa urgjente për përmirësimin e situatës në të gjitha bashkitë e vëndit duke përfshirë edhe atë të Kuçovës.
Qëndra për Qeverisje të Mirë me seli në Tiranë dhe “Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit”, “ Klubi Rinor Ambjentalist Blerimi” , “Ndihmë Sociale Gruas Kryefamiljare” dhe dega Amaro –Drom me seli në Kuçovë, po realizojnë një projekti i cili po monitorojnë Menaxhimi e Integruar te Mbetjeve në bashkinë Kuçovë i cili është bazuar tek shqyrtimi i pavarur i efiçensës dhe efektivitetit të njësive apo strukturave në nivel bashkie, i programeve dhe planeve të tyre si edhe i realizimit të funksionit si në aspektin sasior edhe në atë cilësor. Projekti bazohet në qasjen se nëse qytetarët njohin në hollësi se si bashkia i shpenzon fondet në menaxhimin e punëve publike atëhere qytetarët bëhen më kërkues dhe angazhohen për të marrë pjesë në qeverisje. “Problemet nuk zgjidhen me mënyrën e njejtë të të menduarit me të cilin i kemi krijuar” shkruan Anshtajni.
Monitorimi në menaxhimin e mbetjeve nuk është qëllim në vetevete; ai do të jetë instrument në duart e qytetarëve për t’i bërë ata më të vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm në reagimet e tyre të mundshme përkundrejt institucionit të bashkisë.
QQM, me mbështetjen e donatorit “LëvizAlbania” dhe në bashkëpunim me 4 shoqatat e Kucovës, kanë hartuar një raport të shkurtuar mbi menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Kuçovë bazuar në tre burime kryesore:
-Informacionin e marrë prej bashkisë;
-Të dhënat e përftuara nga vëzhgimi në terren;
-Të dhënat nga anketimi i 320 banorëve të bashkisë ku u përfshinë banorë me moshë nga 16 deri në 80 vjeç me pjesmarrje të nxënësve, studentëve, fermerëve, të vetpunësuarve, pensionistëve etj... si edhe 109 persona të papunë. Gjithashtu raporti meshkuj femra ishte 50% me 50%.
Këtë raport do ta diskutojnë me 18 tryeza të rrumbullakëta si më psohtë :
Plani i aktiviteteve të tryeza të rrumbullakëta
Ne fazen e dytë të projektit do tëorganizohen tryeza të rrumbullakëta me romët, gratë, rininë,familjet në nevojë, fermerët , bizneset dhe shkolla ,me synim Informimin dhe sensibilizimin mbi gjetjet e raportit të monitorimit
Plani i aktiviteteve sipas ditës ,orës dhe vendit
Dt.22/04/2017
Tre tavolina te rrumbullakëta
Takimi i pare me gratë ora 10.00 Ne ambientet e Klubi “Gruaja & Jeta”
Takimi i dytë me komunitetin rom ora 14.00 në ambientet e Shoqatës Amaro-Drom
Takimi tretë me të rinjte ora 17.00 Ne ambientet e Klubi “Gruaja & Jeta”
Dt.24.04.2017
2.1-Shkolla e mesme Myrteza Kepi ora 13.00
Dt 26/04/2017
Shkolla e Bashkuar Njësia administrative Kozare ora 13.00
3.2-Takim me Fermerët Njësia administrative Kozare ora 15.00
Dt.27/04/2017
4.1-Shkolla 9-vjecare 28 Nëntori ora 13.00
4.2 Shkolla 9-vjecare Koco Korcari ora 13.00
Dt.28/04/2017
5.1-Shkolla e Bashkuar Njësia Administrative Perondi ora 13 00
5.2- Takim me Fermeret Njësia Administrative Perondi ora 15 00
Dt 29/04/2017
6.1-Takim me familje në nevojë dhe me probleme social-ekonomike
ora 11.00 Ne ambientet e Klubi “Gruaja & Jeta”
Dt.03/05/2017
7.1-Shkolla 9-vjecare 18.Tetori ora 13.00
7.2 Shkolla e mesme Gjimnazi 5 Tetori ora 13,00
Dt.04/05/2017
8.1- Shkolla 9-vjecare Dëshmorët e Kombit ora 13.00
8.2-Shkolla 9-vjecare Gaqi Karakashi ora 13.00
8.3 Takim me Bisnesin ora 16.00 Ne ambientet e Klubi “Gruaja & Jeta”
Dt.05/05/2017
11.1-Shkolla e Bashkuar , Njesia Administrative Lumas ora 13 00
11.2-Takim me fermeret , Njesia Administrative Lumas ora 15.00
Gjithashtu ne do të kemi edhe një prezantim në Këshillin Bashkiak të Kocovës ku do të prezantojmë gjetjet e raportit.