Ambasada Gjermane Tiranë

Ambasada Gjermane Tiranë Mirёseerdhёt në Facebook të Ambasadës Gjermane nё Shqipёri! Instagram:

🇦🇱 | FINALJA E DIPLOMATIC FOOTBALL LEAGUE ALBANIA 2026 🏆Pas një sezoni mbresëlënës, ekipi i Ambasadës Gjermane në Tiranë...
03/06/2026

🇦🇱 | FINALJA E DIPLOMATIC FOOTBALL LEAGUE ALBANIA 2026 🏆

Pas një sezoni mbresëlënës, ekipi i Ambasadës Gjermane në Tiranë ka siguruar vendin në finalen e edicionit të 8-të të Diplomatic Football League Albania! ⚽🇩🇪

Mbrëmjen e nesërme do të përballemi me ekipin e Ambasadës Britanike në Tiranë 🇬🇧 në një ndeshje vendimtare për titullin kampion.

📅 4 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Kalçeto Ardi, Sauk

22 ndeshje, 16 fitore, 155 gola të shënuar – por në finale statistikat nuk kanë më rëndësi. Tani vendosin fryma e ekipit, pasioni dhe dëshira për fitore. 🏅

Mezi presim një finale me frymë sportive dhe fair-play dhe falënderojmë organizatorët dhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse për një sezon të shkëlqyer.

Forca Ambasada Gjermane në Tiranë! 🇩🇪⚽

🇩🇪 | FINALE DER DIPLOMATIC FOOTBALL LEAGUE ALBANIA 2026 🏆

Nach einer beeindruckenden Saison steht das Team der Deutschen Botschaft Tirana im Finale der 8. Ausgabe der Diplomatic Football League Albania! ⚽🇩🇪

Morgen Abend treffen wir auf die Mannschaft der Britischen Botschaft Tirana 🇬🇧 in einem spannenden Duell um den Meistertitel.

📅 4. Juni 2026
🕖 19:00 Uhr
📍 Kalçeto Ardi, Sauk

22 Spiele, 16 Siege, 155 Tore – doch im Finale zählen keine Statistiken. Jetzt geht es um Teamgeist, Leidenschaft und den Titelgewinn. 🏅

Wir freuen uns auf ein sportliches und faires Finale und bedanken uns bei den Organisatoren und allen Teams für eine großartige Saison.

Auf geht's, Deutsche Botschaft Tirana! 🇩🇪⚽

Diplomatic Football League Albania

🇦🇱 | Më 31 maj, Ambasada Gjermane pati kënaqësinë të merrte pjesë në mbrëmjen përbyllëse të Festivalit të 29-të Ndërkomb...
01/06/2026

🇦🇱 | Më 31 maj, Ambasada Gjermane pati kënaqësinë të merrte pjesë në mbrëmjen përbyllëse të Festivalit të 29-të Ndërkombëtar "Pianisti i Ri" dhe të ndiqte performancat mbresëlënëse të pianistëve të rinj të talentuar. 🎹✨

Ishte një nder i veçantë t'i dorëzonim Çmimin Special „Ludwig van Beethoven“ pianistes së re të talentuar Gjesika Alia. Urime për këtë çmim të merituar!

I urojmë asaj dhe të gjithë pjesëmarrësve suksese të mëtejshme në udhëtimin e tyre muzikor dhe presim me padurim të ndjekim zhvillimin e tyre artistik.

Faleminderit shumë organizatorëve të festivalit për angazhimin e tyre në nxitjen e talenteve të reja. 👏🎼

🇩🇪 | Am 31. Mai hatte die Deutsche Botschaft die Freude, am Abschlusstag des XXIX. Internationalen Festivals „The Young Pianist“ teilzunehmen und die beeindruckenden Darbietungen der talentierten jungen Pianistinnen und Pianisten zu genießen. 🎹✨

Eine besondere Ehre war es, den Sonderpreis „Ludwig van Beethoven“ an die herausragende junge Pianistin Gjesika Alia zu überreichen. Herzlichen Glückwunsch zu dieser verdienten Auszeichnung!

Wir wünschen ihr sowie allen Teilnehmerinnen und Teilnehmern weiterhin viel Erfolg auf ihrem musikalischen Weg und freuen uns darauf, ihre künstlerische Entwicklung auch in Zukunft zu verfolgen.

Vielen Dank an die Organisatoren des Festivals für ihr Engagement zur Förderung junger Talente. 👏🎼

EPTA-Albania 'European Piano Teachers Association of Albania'

🇦🇱 | “Lufta kundër armëve të vogla ilegale është një sfidë e përbashkët për Shqipërinë dhe partnerë si Gjermania”, theks...
30/05/2026

🇦🇱 | “Lufta kundër armëve të vogla ilegale është një sfidë e përbashkët për Shqipërinë dhe partnerë si Gjermania”, theksoi sot zëvendësambasadori Thilo Schroeter gjatë dorëzimit të një impianti të ri për çaktivizimin e sigurt të armëve të vogla pranë autoriteteve shqiptare. Gjermania, së bashku me BE-në dhe Francën, është një ndër mbështetësit e një projekti të OSBE-së, i cili ndihmon autoritetet shqiptare në luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe municioneve. Përveç çaktivizimit, projekti forcon gjithashtu, për shembull, kapacitetet e Policisë së Shtetit Shqiptar në kërkimin e armëve përmes qenve nuhatës. Gjermania, përmes këtij projekti si edhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë policor, qëndron në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

🇩🇪 | „Der Kampf gegen illegale Kleinwaffen ist eine gemeinsame Herausforderung für Albanien und Partner wie Deutschland“, unterstrich der stellvertretende Botschafter Thilo Schroeter heute bei der Übergabe einer neuen Anlage zur sicheren Deaktivierung von Kleinwaffen an die albanischen Behörden. Deutschland zählt neben der EU und Frankreich zu den Unterstützern eines Projekts der OSZE, das die albanischen Behörden beim Kampf gegen die Verbreitung illegaler Kleinwaffen und Munition unterstützt. Neben der Deaktivierung werden durch das Projekt z.B. auch die Fähigkeiten der Albanischen Polizei bei der Suche nach Waffen durch Spürhunde gestärkt. Deutschland steht durch dieses Projekt ebenso wie durch eine enge Polizeikooperation an der Seite Albaniens im Kampf gegen die organisierte Kriminalität.

🇩🇪🔥 Tonight our Embassy Team steps onto the pitch for the DFLA Semifinal Night!Ambasada Gjermane Tiranë 🇩🇪 🆚 🇨🇭 Swisscon...
28/05/2026

🇩🇪🔥 Tonight our Embassy Team steps onto the pitch for the DFLA Semifinal Night!

Ambasada Gjermane Tiranë 🇩🇪 🆚 🇨🇭 Swisscontact Albania

Ready to fight for a place in the FINAL! 💪⚽
Good luck to our team — let’s bring the energy, teamwork, and spirit all the way to victory! 🏆

🏆 DFLA semifinal night

🤩 Tonight, the road to the final goes through two massive semifinals!
Only two teams will survive and book their place in the DFLA Final… but who will make it? 🤔

British Embassy Tirana 🇬🇧 🆚 🇪🇺 European Union in Albania
Ambasada Gjermane Tiranë 🇩🇪 🆚 🇨🇭

🔥 Four strong teams
🔥 Two intense semifinals
🔥 One dream: THE FINAL

📅 Tonight
🕖 7PM
🏟️ Kalçeto Ardi, Sauk

Who are your finalists? 👇⚽🏆

Diplomatic Football League Albania is very grateful to its sponsors EcoTour Albania, Communication Progress and autorealb.al for their support

🇦🇱 | Urojmë të gjithë besimtarët dhe besimtaret musliman një Kurban Bajram të bekuar. Eid al-adha mubarak! 🤲 🕋🇩🇪 | Wir w...
27/05/2026

🇦🇱 | Urojmë të gjithë besimtarët dhe besimtaret musliman një Kurban Bajram të bekuar. Eid al-adha mubarak! 🤲 🕋

🇩🇪 | Wir wünschen allen Musliminnen und Muslimen ein gesegnetes Opferfest. Eid al-adha mubarak! 🤲 🕋

🇦🇱 | Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare të ditës së sotme me Shqipërinë në Bruksel, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Be...
26/05/2026

🇦🇱 | Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare të ditës së sotme me Shqipërinë në Bruksel, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, deklaroi:

„Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin „Fundamentals“ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e „Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave.“

🇩🇪 | Anlässlich der heutigen Intergovernmental Conference mit Albanien in Brüssel erklärte der Botschafter Deutschlands, Karl Bergner:

„Das Erreichen der Zwischenziele im „Fundamentals“-Cluster stellt einen wichtigen Schritt im EU-Beitrittsprozess Albaniens dar. Hierzu gratuliere ich allen Bürgerinnen und Bürgern Albaniens und denjenigen in Politik, Verwaltung und Justiz, die hierzu mit großem Engagement beigetragen haben.

Albanien ist Teil der europäischen Familie. Darum unterstützt Deutschland seinen Beitritt zur Europäischen Union mit Nachdruck.

Ein starker Rechtsstaat, der Schutz von Grundrechten und eine pluralistische Demokratie sind der Kern der europäischen Werte. Daher bestimmen die Fortschritte im Bereich der „Fundamentals“ die Geschwindigkeit Albaniens auf dem Weg in die EU.

Das Erreichen der Zwischenziele stellt daher den Startpunkt für weitere Schritte Albaniens zur Stärkung des Rechtsstaats dar. Die Zustimmung zum IBAR bringt unsere klare Erwartung und Ermutigung zur Fortsetzung der Reformen, ihrer konsequenten Umsetzung in der Praxis und der Stärkung der zuständigen Institutionen zum Ausdruck.

Die Achtung der Unabhängigkeit der Justiz und unbehinderte Korruptionsbekämpfung auch in hochrangigen Fällen sind unverhandelbare Voraussetzungen für Fortschritte Albaniens im EU-Beitrittsprozess. Hierzu gehört auch, dass Entscheidungen über die Aufhebung von Immunität im Einklang mit den Empfehlungen der Venedig-Kommission erfolgen.

Diese Erwartungen haben die Mitgliedsstaaten der EU in ihrer Gemeinsamen Position sehr klar als Voraussetzungen für den Abschluss der Verhandlungen verankert. Genauso wie die Institutionen und andere Mitgliedsstaaten der EU wird auch Deutschland die weiteren Entwicklungen genau beobachten und Reformschritte unterstützen.“

Embassy of the Netherlands in Albania

24/05/2026

Address

Rruga Skënderbej
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:00
Tuesday 08:00 - 12:00
Wednesday 08:00 - 12:00
Thursday 08:00 - 12:00
Friday 08:00 - 12:00

Telephone

+35542274505

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada Gjermane Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share