18/05/2013
Mirëmbrëma Tirana! Mirëmbërma të gjithë që keni ardhur sot, në nje mbremje kaq bukur! Një mbrëmje që s’mund të jetë kaq e bukur veçse ne Tiranën time, ne Tiranen tone ne kryeqytetin e shqiptareve.
Është nje frymëzim i jashtëzakonshem të jesh mes kaq shumë njerëzish, që të ardhmen e tyre ia besojnë Partisë Demokratike.
Të dashur bashkëqytetarë,
Kujtoj takimin tonë të dy viteve më parë pikërisht në këtë shesh. Ne ishim së bashku sepse besonim tek një e ardhme më e mirë! Tek një e ardhme ndryshe! Dhe ne ia dolëm. Ja dolën dhe sot jemi krenarë përballë jush.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2011.
Ne kemi hequr dhe reduktuar 60 taksa dhe tarifa.
Kemi rreth 4000 biznese më shumë në Tiranë me 10 000 mijë vende të reja pune. Kemi investuar 700 mijë euro për biznesin e vogel.
Kemi ngritur nje fond garancie prej 1 milion eurosh për të financuar biznesin e të rinjve nën 35 vjec.
Sot, mes jush jam e emocionuar! Per mua ka qënë një privilegj i madh që kam shërbyer si Zëvendës Kryetare e Bashkisë dhe sonte ndihem shume e nderuar që ngjitem në këtë skenë si kandidate e Partisë Demokratike .
Si Zëvendës Kryetare e Bashkisë më të madhe në vend, një nga gjërat më të bukura të punës time ka qenë takimi me ju.Kam dëgjuar cdo dite problemet dhe shqetësimet tuaja.
Unë e di, që një nga problemet tuaja kryesore është punësimi. Vende pune që ju lejojnë të garantoni mirëqënie për familjet tuaja. Që ju japin rroga më të larta.
Prandaj në Tiranë ne kemi zgjedhur të ndihmojmë te rinjtë të marrin kredi për të hapur biznese të reja, ti mbështesim ata me grante dhe tu japim një profesion përmes kurseve të trajnimit.
Kemi lehtësuar biznesin nga barra fiskale, që ai të rritet dhe të punësojë më shumë njerëz sikundër jemi bërë urë lidhëse mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit. Shifrat që kjo qasje e re e Bashkisë së Tiranës ka patur ndaj zhvillimit ekonomik dhe punësimit janë inkurajuese.
Ky lloj përmirësimi po ndodh në të gjithë Shqipërinë, si rezultat i modelit dhe punës së Partisë Demokratike.
Taksat janë ulur, në taksën e sheshtë 10% për të lehtësuar krijimin, zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit.
Ne kemi shkurtuar kohën e regjistrimit të biznesit nga 40 ditë në 1 orë.
Kemi ndërtuar dhe ri-ndertuar 10.000 km rrugë të reja duke krijuar mijëra vende pune në ndërtim, duke ulur kohën dhe lehtësuar lëvizjen e produkteve shqiptare drejt tregjeve te huaja.
Industria bujqësore është zhvilluar pasi kemi subvencionuar mbi 40.000 projekte. Prodhimi industrial është rritur pasi kemi eleminuar TVSH-në për paisjet e prodhimit, duke lejuar fabrikat që të investojnë dhe rrisin punësimin.
Sot, kemi 50% më shumë biznese të vogla se para tetë vitesh.
250% më shumë biznese të mesme.
Ekonomia është rritur me 32%.
Sot, kemi 200.000 vende pune më shumë se para kater vitesh.
Sikurse dhe ju e dini, unë jam ekonomiste në profesion, dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës. Por nuk ka nevojë të jesh akademike për të kuptuar se sa shumë ka ndryshuar ky vend. Përmirësimin e shohim kudo në shkolla, në vendin e punës, në biznes, në rrugë dhe në imazhin që vendi ynë ka sot në botë.
Por me gjithë këtë zhvillim, ne e dimë që ka akoma shumë njerëz, që kanë nevojë për një punë.
Ka akoma shumë njerëz që ballafaqohen me sfida. Dhe akoma ka shumë të diplomuar që presin qe dijet e tyre ti vënë në jetë.
Ne e dimë që ka akoma punë për të bërë - dhe ne do ta bëjmë.
Ne nuk do të ndalojmë derisa çdo shqiptar të ketë një vend pune.
Ne do të mbarojmë çdo rrugë kombëtare, rajonale dhe rurale. Do të ndërtojmë me qindra hidrocentrale.
Ne do të heqim taksat për tre vitet e para për të punësuarit nga shkollat profesionale. Ne do të hapim edhe më shumë vende pune për rininë.
Ne do të zgjerojmë programin e granteve dhe kredive për biznese inovative të vogla dhe të mesme, duke krijuar më shumë punësim me rroga me të larta.
Dy vjet më parë ne arritëm një fitore, këtu, në Tiranë! Këtë fitore që nisëm nga Tirana do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë, me 23 Qershor!
Se bashku ne do ta çojmë Shqipërinë edhe me përpara!