Agjencia Kombëtare e Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit Shkarko aplikacionin TEA:

https://qrco.de/tea-albania AKT-ja ka selinë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Turizmit ka këto funksione dhe kompetenca:

1.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit nr.93/ 2015, “Për turizmin”, VKM nr. 298, datë 20.04.2016 dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Agjencia Kombëtare e Turizmit, më tej “AKT”, është ent publik me statusin e personit juridik, publik, buxhetor, funksionon si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin”. AKT-ja ka vulën e vet në formë rrethore ku përcaktohet emërtesa ligjore e institucionit: “Republika e Shqipërisë” të Ministris përgjegjëse për turizmin si dhe “Agjencia Kombëtare e Turizmit”. Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.

2. Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.

3. Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit.

4. Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.

5. Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë, duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

6. Propozon dhe harton materialet me karakter promocional, në përputhje me tendencat e tregut turistik, dhe realizon prodhimin e tyre.

7. Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.

8. I propozon ministrit përgjegjës për turizmin ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.

9. Monitoron, përmirëson dhe përditëson faqen zyrtare të promocionit të turizmit shqiptar.

10. Mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë, për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit, dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.

11. Kontrollon zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet “person i stimuluar”.

08/09/2026

Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët: ta zbulojmë, ta përjetojmë dhe ta prezantojmë me krenari Shqipërinë në mbarë botën. 🇦🇱

08/09/2026

Ura e Ali Pashës, një nga thesaret historike të Gjirokastrës, tërheq çdo ditë vizitorë që vijnë për të përjetuar nga afër historinë, arkitekturën dhe peisazhin unik të këtij vendi. 🇦🇱✨

07/09/2026

⏳ EDHE TRE DITË për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA!

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi:-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi✍🏻

Ftesa ka dy mundësi:

1️⃣ PUNO ME NE 👩‍💻
Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

2️⃣ BASHKËPUNO ME NE🤝
Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash.

👉 Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë komunikimin publik më të mirë, apliko për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët.

Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100🤩

📩 Apliko në: [email protected]
🔴 Afati: 10 shtator 2026, ora 23:00

07/09/2026

🌅 Shijoni perëndimin magjik mbi Liqenin e Shkodrës! ✨

📹 Bicikleta N'Uje Boat Trip Shkodra Lake

Nga bregdeti në male, çdo udhëtim mund të marrë një drejtim tjetër. 🌊⛰️Me TEA, gjej atraksione në çdo cep të Shqipërisë....
07/09/2026

Nga bregdeti në male, çdo udhëtim mund të marrë një drejtim tjetër. 🌊⛰️
Me TEA, gjej atraksione në çdo cep të Shqipërisë.

🤳 Shkarko TEA:
https://events.albania.al/app


07/09/2026
06/09/2026

🌅 Krrabë, Elbasan – aty ku perëndimi pikturon qiellin. ✨

📹 Rrugë & Foto

06/09/2026

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Turizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Turizmit:

Shortcuts

Share