Lajme Online

Lajme Online Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lajme Online, Tirana.

22/03/2026

Rrespekt o djema ju lumtĂ«đŸ‘đŸ‘

22/03/2026

Rrespekt pĂ«r xhaxhin i lumtĂ« 👏👏

12/03/2026

❀

Debat i nxehtë mes Alfred Cako dhe Ilir Kulla: Ja si do mbarojë Lufta në Iran! Analisti Ilir Kulla dhe studiuesi Alfred ...
08/03/2026

Debat i nxehtë mes Alfred Cako dhe Ilir Kulla: Ja si do mbarojë Lufta në Iran!

Analisti Ilir Kulla dhe studiuesi Alfred Cako janë përplasur me argumente të forta mbi skenarin se si mund të përfundojë lufta në Iran dhe çfarë pasojash mund të ketë për botën.

Gjatë diskutimit, të dy dhanë parashikime të ndryshme për përshkallëzimin e konfliktit, duke analizuar rolin e SHBA-së, Izraelit dhe fuqive të tjera globale në këtë përplasje të rrezikshme.

Debati ka ngjallur reagime të shumta, pasi të dy paralajmërojnë zhvillime që mund të ndryshojnë ekuilibrat në rajon dhe më gjerë.

VIDEO: https://youtu.be/gjOWP2bNsjI?si=7FgbE9mVBC3XzMfd

🔮 E FUNDIT: Ajatollahu kĂ«rcĂ«non Izraelin me kĂ«tĂ« video: Sonte bota do te dĂ«shmoje fundin e sionizmit!NjĂ« postim i Ajatol...
01/03/2026

🔮 E FUNDIT: Ajatollahu kĂ«rcĂ«non Izraelin me kĂ«tĂ« video: Sonte bota do te dĂ«shmoje fundin e sionizmit!

Një postim i Ajatollah Alireza Arafi ka ndezur rrjetet sociale dhe ka rritur tensionet në rajon, teksa ai cilësohet nga mediat ndërkombëtare si pasardhësi i mundshëm në postin e Liderit Suprem pas vrasjes së Ali Khameneit.

PĂ«rmes platformĂ«s X, ai ka shkruar nĂ« anglisht: “KĂ«tĂ« natĂ«, bota do tĂ« dĂ«shmojĂ« fundin e arrogancĂ«s sĂ« sionistĂ«ve”, duke e shoqĂ«ruar deklaratĂ«n me njĂ« video ku shfaqet njĂ« raketĂ« balistike e pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha. Pamjet tregojnĂ« njĂ« raketĂ« balistike tĂ« montuar mbi njĂ« mjet transportues ushtarak (TEL), brenda njĂ« tuneli tĂ« fortifikuar nĂ«ntokĂ«sor. Nuk jepen detaje mbi vendndodhjen apo kohĂ«n e regjistrimit, por publikimi i saj nĂ« kĂ«tĂ« moment po interpretohet si njĂ« sinjal force nĂ« kulmin e pĂ«rshkallĂ«zimit mes Iranit dhe Izraelit.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet iraniane që të konfirmojë nëse videoja lidhet me ndonjë operacion konkret ushtarak apo është thjesht një mesazh simbolik paralajmërues. Zhvillimi vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të koordinuara ajrore nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave strategjike në Iran.

Nga ana tjetër, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për lëvizje dhe gatishmëri të shtuar të forcave iraniane dhe aleatëve të tyre në rajon. Ndërkohë, rajoni mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ndërsa deklarata dhe pamje të tilla vetëm sa shtojnë klimën e pasigurisë në Lindjen e Mesme.

🚀 E FUNDIT: IZRAELI GODET RËNDËEDHE SERBINËNdĂ«rtesa e ambasadĂ«s sĂ« SerbisĂ« nĂ« Teheran Ă«shtĂ« dĂ«mtuar nga sulmet ajrore tĂ«...
01/03/2026

🚀 E FUNDIT: IZRAELI GODET RËNDË
EDHE SERBINË

Ndërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran është dëmtuar nga sulmet ajrore të mëngjesit në Iran.

Sipas raportimeve, një bazë ushtarake pranë ambasadës u vu në shënjestër dhe shpërthimet prekën edhe godinën diplomatike. Sipas raportimeve nuk ka të lënduar.

Presidenti Aleksandar Vuçiç e konfirmoi lajmin në një intervistë për Prva TV, duke thënë se stafi ka nisur tërheqjen drejt Bakut.

28/02/2026

Raketat Tomahawk të ShBA-së në qiellin e Irakut duke shkuar në drejtim të Iranit

Po sh*tet ShqipĂ«ria”/ Marin Mema paralajmĂ«ron skenarin e zymtĂ« qĂ« e pret vendinGazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka ...
28/02/2026

Po sh*tet ShqipĂ«ria”/ Marin Mema paralajmĂ«ron skenarin e zymtĂ« qĂ« e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret rrjedhën e parasë së paligjshme

Po ashtu, Mema hedh akuza ndaj politikanëve, teksa shkruan se ata për para shesin kombin. Shtëpinë, por edhe veten. Në postimin e tij në Instagram, Mema thekson se politikanët sot po tallen me ata që shanë jetën dhe shkrinë pasuritë për të ndërtuar këtë komb.

Postimi i plotë i Marin Memës:

Unë e di që ka shumë që nuk e duan një Shqipëri më të mirë, sepse një Shqipëri më e drejtë ua ndërpret rrjedhën e parasë së paligjshme. Politika jonë, për para, shet gjithçka: jo vetëm Kombin e shtëpinë, por edhe veten.

Ahhh, o shpirtra atdhetarĂ«sh, rilindasish, luftĂ«tarĂ«sh
. dhatĂ« jetĂ«n, shkritĂ« pasurinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar Komb, pa e ditur se do vinte njĂ« kohĂ« kur disa do ishin gati ta shisnin atĂ« pĂ«r njĂ« karrige dhe pĂ«r paratĂ« qĂ« ajo sjell. Sot, ata tallen me mua, me ty, me kĂ«do qĂ« e ka shpirtin tĂ« pastĂ«r dhe e do vĂ«rtet kĂ«tĂ« vend.”,

“Politika pĂ«r para po shet kombin, por edhe veten”, Postimi nĂ« Instagram i Marin MemĂ«s

Vëllanë, babanë e burrin trafikantë dr*ge, deputetja e PD Elda Hoti thirrje për të protestuar kundër narkoshtetit në 28 ...
28/02/2026

Vëllanë, babanë e burrin trafikantë dr*ge, deputetja e PD Elda Hoti thirrje për të protestuar kundër narkoshtetit në 28 shkurt

Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Elda Hoti, ishte pjesĂ« e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku votoi pro kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK-ut pĂ«r t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, me qĂ«llim pĂ«r t’i hapur rrugĂ« arrestimit tĂ« saj. DitĂ«n e djeshme (pas mbledhjes), deputetja e PD shkroi nĂ« rrjetin social Facebook se Edi Rama po mbron Ballukun dhe intimidon drejtĂ«sinĂ«. Hoti bĂ«ri thirrje pĂ«r tĂ« protestuar nĂ« 28 shkurt me qĂ«llim pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeverinĂ« Rama, tĂ« cilĂ«n PD-ja e konsideron si narkoqeveri dhe pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r narkoshtetin e pretenduar.

“Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe po sulmon drejtĂ«sinĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« lejojĂ« qĂ« ajo tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e saj. TĂ« thuash se ndaj Belinda Ballukut nuk ka akuza pĂ«r korrupsion, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ka hetime, prova dhe fakte tĂ« mbledhura nga SPAK, Ă«shtĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« mashtruar qytetarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« intimiduar institucionet e drejtĂ«sisĂ«. Kur sulmohet drejtĂ«sia sa herĂ« qĂ« prek pushtetin, kuptohet qartĂ« frika nga e vĂ«rteta. Halli personal i Edit dhe BelindĂ«s nuk Ă«shtĂ« halli i shqiptarĂ«ve. ShqiptarĂ«t nuk mund tĂ« mbajnĂ« mbi supe faturĂ«n e aferave dhe mbrojtjes politike tĂ« pushtetit. MĂ« 28 shkurt, ora 18:00. ProtestojmĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«â€œ, shkruan Hoti.

Në një kohë kur deputetja e PD Elda Hoti bën thirrje për të protestuar kundër qeverisë, të cilën PD-ja e konsideron narkoqeveri, vëllai dhe bashkëshorti i deputetes rezultojnë të arrestuar si trafikantë droge, ndërsa ka dyshime që edhe babai i saj të jetë implikuar në trafikun e drogës.

Disa ditë më parë, mediat italiane raportuan se vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Në vitin 2016, Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestuar në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

Para zgjedhjeve të 11 majit 2025, bashkëshorti dhe vëllai i deputetes së PD-së u arrestuan për kanosje ndaj votuesve. Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Në gusht të vitit 2021, Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin ia besuan qytetarët e Qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetëm disa ditë para se të konstituohej Kuvendi ri, deputeti i PD-së hoqi dorë nga mandati për motive jo edhe aq bindëse. Vendin e tij e zuri pikërisht Elda Hoti. PD mori katër mandate në Lezhë. Elda Hoti renditej e pesta në listë me 2733 vota.

Zonja Hoti kishte qenë më parë kandidate e LSI-së. Mandej kaloi me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, ku edhe mori madatin e Mark Markut, duke u zhvendosur përfundimisht tek PD-ja. Ka dyshime të forta dhe zëra që madati i zonjës Hoti është blerë me para produkt i aktivitetit kriminal. Rasti Elda Hotit tregon se kauza e narkoshtetit të opozitës është thjeshtë një beze e kuqe në arenën politike dhe se Sali Berisha operon dhe zbaton vetë çdo marifet, për të cilin akuzon kundërshtarin politik.

‘Frikacak, keni 4 varre tĂ« vrarĂ«sh ende nĂ« kĂ«rkim tĂ« drejtĂ«sisë’, Rama kritika SPAK pĂ«r 21 janarinNĂ« mbledhjen e grupit ...
27/02/2026

‘Frikacak, keni 4 varre tĂ« vrarĂ«sh ende nĂ« kĂ«rkim tĂ« drejtĂ«sisë’, Rama kritika SPAK pĂ«r 21 janarin

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Ramahodhi poshtë akuzat se sa më shumë qëndron socialistët qëndrojnë në qeveri, aq më shumë korrupsion ka.

Ndalur në shifra, Rama tha se SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë.

Kryeministri shtoi se 85% e këtyre rasteve i përkasin 2 mandateve të para, shenjë që sipas tij tregon qartë që korrupsioni po luftohet. Por, kreu i qeverisë i kujtoi SPAK hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, duke thënë se nuk ka ngut për të ngritur akuzë në një kohë kur 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë.

“Mua mĂ« duket sikur nuk shkon qĂ« sa mĂ« shumĂ« u luftonka korrupsioni, aq mĂ« shumĂ« korrupsion p***a. PĂ«r mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r ata qĂ« na kanĂ« zgjedhur, njĂ« pasqyrĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« realitetin, nĂ« historinĂ« e SPAK ka vetĂ«m 10 akuza pĂ«r korrupsion. 16 pĂ«r shpĂ«rdorim detyre, 15 pĂ«r pabarazi nĂ« tenderĂ«. Flas akuza, nuk flas dĂ«nime, tani çfarĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na. 85% e rasteve i pĂ«rkasin mandatit tĂ« parĂ« dhe tĂ« dytĂ«.

NjĂ« logjikĂ« e thjeshtĂ« tĂ« thotĂ« se nuk Ă«shtĂ« se sa mĂ« shumĂ« ne rrimĂ« nĂ« qeveri ka korrupsion, po sa mĂ« shumĂ« qĂ« ne jemi nĂ« qeveri, aq mĂ« shumĂ« luftohet me korrupsionin. Aq mĂ« shumĂ« janĂ« edhe rastet tĂ« cilat dalin nga varret e tĂ« shkuarĂ«s, pĂ«rtej paradoksit dhe nuk rri pa e thĂ«nĂ« jashtĂ« tekstit, qĂ« 4 varre tĂ« vrarĂ«sh, janĂ« ende nĂ« kĂ«rkim tĂ« drejtĂ«sisĂ«, por nuk ka ngut pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kontrolle banesash, qĂ« s’ka nevojĂ« tĂ« bĂ«hen nĂ« kĂ«tĂ« rast, as pĂ«r tĂ« ngritur akuzĂ« pĂ«r arsye qĂ« gjithkush mund ti marrĂ« me mend, por ne nuk i dimĂ« faktikisht se cilat janĂ«. Fakt tjetĂ«r Ă«shtĂ« qĂ« ShqipĂ«ria renditet nga KE, nĂ« endin e parĂ« nĂ« rajon pĂ«r integritetin e prokurimeve publike”, tha Rama.

Kolonel Demiraj bën Zbulimin që dridh Kombin: Ja Zyra ku u diskutua copëtimi i Kosovës!Kolonel Dritan Demiraj vjen me nj...
23/02/2026

Kolonel Demiraj bën Zbulimin që dridh Kombin: Ja Zyra ku u diskutua copëtimi i Kosovës!

Kolonel Dritan Demiraj vjen me një deklaratë që pritet të ndezë debat të fortë në gjithë hapësirën shqiptare. Në një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, ai zbulon detaje tronditëse për një zyrë të fshehtë ku, sipas tij, është diskutuar skenari më i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës.

Ku ndodhet kjo zyrë dhe cilat fuqi të mëdha kanë qenë të përfshira në këto plane të errëta? Pse ky informacion del pikërisht tani dhe çfarë rreziku real paraqet për stabilitetin e rajonit?

Demiraj paralajmëron se shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, ndërsa zhvillimet gjeopolitike po hyjnë në një fazë të re tensioni. Sipas tij, ajo që është diskutuar në prapaskenë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar në vitet që vijnë.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajme Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share