Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Ajo ka vulën dhe stemën e vet. Selia e DPA ndodhet në Tiranë.

Ajo është institucion në varësi të Kryeministrit DPA është person juridik.

Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, prej të cilëve 3 mijë ende konsiderohen të pagjetur. Ky është bilanci tragjik i Luftës s...
16/09/2026

Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, prej të cilëve 3 mijë ende konsiderohen të pagjetur. Ky është bilanci tragjik i Luftës së Kosovës, gjatë të cilës Ushtria Çlirimtare (UÇK) pati një rol të pamohueshëm. Në këtë faqe të errët të historisë, cili ishte kontributi i Shqipërisë? 🇦🇱🇽🇰




84-vjetori i Konferencës së Pezës në dokumentet arkivore 📸Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Ag...
16/09/2026

84-vjetori i Konferencës së Pezës në dokumentet arkivore 📸

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit (Bashkia Tiranë) 🤝, organizoi një ekspozitë fotografike me rastin e 84-vjetorit të mbajtjes së Konferencës së Pezës.

Momente nga kjo ngjarje e rëndësishme historike për Shqipërinë, u shfaqën në qiell të hapur në fshatin që priti këtë mbledhje më 16 shtator të vitit 1942. DPA ekspozoi fotografi të pjesëmarrësve nga grupe përfaqësuesish të rrymave të ndryshme politike, të qyetarëve të zakonshëm dhe të banorëve të Pezës. Interesimi për këtë ekspozitë ishte i lartë nga nxënës të shkollave të kryeqytetit dhe dashamirës të historisë.

Paraqitja e ekspozitës vjen në vazhdën e angazhimit të DPA-së për të promovuar pasurinë dokumentare, në funksion të njohjes të së shkuarës historike. Ky aktivitet ishte pjesë e agjendës së festivalit të përvitshëm “Peza n’Fest”, që përfshin lojëra për fëmijë, shfaqje cirku, këngë partizane, valle dhe panaire me prodhime vendase.

16/09/2026

, më 16 shtator 1943, nisen punimet e Kuvendit të Prizrenit.

Mirëpritëm sot në mjediset tona të punës një grup studentësh të degës së Turizmit dhe të Arkeologjisë nga Qendra e Formi...
15/09/2026

Mirëpritëm sot në mjediset tona të punës një grup studentësh të degës së Turizmit dhe të Arkeologjisë nga Qendra e Formimit Profesional nr. 1 👩🏻‍🎓🧑🏻‍🎓.

👩‍🏫 Në këtë vizitë, i njohëm studentët me Laboratorin Qendror të Restaurimit, i vetmi në rang vendi, që trajton në “duar të sigurta” historinë tonë kombëtare 📜 . Vizitorët zbuluan se dokumentet e dëmtuara, ⌛️si rrjedhojë e kohës apo kushteve atmosferike, rijetëzohen, digjitalizohen, strehohen në Vendruajtje dhe vihen në shërbim të qytetarëve, sipas kërkesës💻.

👩🏻‍💻👨🏻‍💻Në ndalesën e tyre në Sallën e Studimit, vizitorët u informuan se falë digjitalizimit të mbi 20 milionë dokumenteve 📈, arkivat kanë mbërritur në shtëpinë e çdo shqiptari 🇦🇱. Me plarformën “Salla e Studimit Onlajn”, 🔍 puna kërkimore është e mundur edhe nga kompjuteri personal i studiuesve, kurdo dhe pa kosto shtesë.

Në mbyllje, vizituan “dhomën e fortë”, ku u njohën me “thesarin” e DPA-së që daton më hershëm, Kodikun e Purpurt të Beratit, si edhe mësuan më shumë mbi përpunimin e pergamenës dhe shkrimet e shenjta. ✍️

15/09/2026

, më 15 shtator 1912, lindi shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

Shkencë

15/09/2026

, më 15 shtator 1957, u përurua Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Zilet ranë sërish! 🔔Në këtë çelje të vitit mësimor 2026-2027📚, Arkivat u urojnë suksese nxënësve 👧🏻🧒🏼 dhe mësuesve👩‍🏫👨‍🏫...
14/09/2026

Zilet ranë sërish! 🔔

Në këtë çelje të vitit mësimor 2026-2027📚, Arkivat u urojnë suksese nxënësve 👧🏻🧒🏼 dhe mësuesve👩‍🏫👨‍🏫 nga mbarë vendi, në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes.

Në shenjë mirënjohjeje 🙏🏻 ndaj farkëtuesve të shkollave të para shqipe, rikthehemi në ato vatra të dijes, të cilat hodhën gurthemelin e arsimit kombëtar 👐🏻.


Vetëm 10 minuta ⏰ për të shpëtuar 3 jetë ❗️❗️❗️Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) solidarizohet sërish me nismën ...
14/09/2026

Vetëm 10 minuta ⏰ për të shpëtuar 3 jetë ❗️❗️❗️

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) solidarizohet sërish me nismën e dhurimit vullnetar të gjakut. 🥰 Sikurse në fushatat e mëparshme ndërgjegjësuese, personeli i institucionit shfaqi gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë për gjak. 🙏

Kjo fushatë, e cila zhvillohet periodikisht, bëm thirrje për shpëtimin e jetëve, falë një akti të vetëm solidar. Solidarizohu edhe ti për të dhuruar gjak në të gjitha bankat e gjakut në vend!

14/09/2026

, më 14 shtator 1949, u nda nga jeta politikani Pandeli Evangjeli.

13/09/2026

, më 13 shtator 1985, u shua skulptori Odhise Paskali.

Address

Rr. Jordan Misja
Tirana
1016

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave:

Shortcuts

Share

Category