Lëvizja BASHKË

Lëvizja BASHKË Mendjet bashkë, zemrat bashkë! E ardhmja është e të gjithëve! Shqipëria është në një krizë të trefishtë: ekonomike, shoqërore e politike. Kontribuo:
1.

Ekonomia e vendit po merr të tatëpjetën. Niveli i jetesës së qytetarëve është nga më të ulëtit në Evropë. Pagat, pensionet, ndihma ekonomike dhe të ardhurat e tjera nuk i mundësojnë shumicës dërrmuese të shoqërisë një jetë minimalisht dinjitoze. Papunësia mbetet e lartë dhe kushtet e punës të rrezikshme e tjetërsuese. Nga ana e kundërt, një grusht oligarkësh e njerëzish të pushtetshëm pasurohen në

kurrizin tonë, duke na shfrytëzuar, grabitur dhe uzurpuar të përbashkëtat. Për shkak të pamundësive ekonomike, shoqëria shqiptare po përjeton një nga momentet më të këqija të historisë sonë bashkëkohore. Punëtorë e të papunë, studentë e profesionistë, të reja e të rinj po marrin arratinë nga vendi duke e kërkuar shpresën gjetiu në Perëndim. Të pushtetshmit dhe oligarkët po na e bëjnë të pajetueshëm vendin tonë, duke na shtyrë drejt gomoneve dhe punës ilegale në vendet e tjera. Në vend që të eksportonim produktet e punës dhe krijimtarisë sonë, prej tri dekadash vazhdojmë të eksportojmë njerëz. Kjo ndarje e dhunshme nga vendi e bashkëqytetarët, e shoqëruar me degradimin e shërbimeve publike dhe hapësirave komunitare, po na armiqëson me njëri-tjetrin, duke degraduar në agresivitet ndaj më të dobtëve. Kriza ekonomike e shoqërore është produkt i një krize politike permanente. Në tri dekada Shqipëria është sunduar dhunshëm, hajdutërisht e manipulativisht nga dy parti. PS dhe PD, e rreth e rrotull tyre një tufë partizash klienteliste, nuk përfaqësojnë shtresat e gjera të popullsisë. Ato janë struktura të ndryshkura burokratike, të korruptuara tejendanë, nën sundimin despotik të kryetarëve të paskrupullt, shërbyese të interesave të oligarkëve dhe pa vizion e perspektivë tjetër përpos korrupsionit sistematik. Mekanizmi kryesor përmes të cilit ato kanë arritur të mbledhin vota është klientelizmi si kompensim i vobektë për mungesën e punës dinjitoze, shërbimeve publike dhe drejtësisë shoqërore. Koha e tyre po merr fund. Vjeturinat partiake nuk vlejnë as për muze. Askush nuk beson më në to, ndërkohë që po i braktisin edhe nostalgjikët e fundit. Ato janë ngrehina pompoze nga jashtë e të ndryshkura nga brenda, që një lëvizje shoqërore serioze do t’i rrëzonte një herë e përgjithmonë. Për ta ngritur këtë lëvizje duhet të bëhemi Bashkë. Të gjithë ne, njerëzit e punës e të krijimtarisë, të vuajtjeve e nëpërkëmbjes, të ëndrrave e aspiratave, të organizuar e të bashkuar në një shumësi që mposht zullumqarët, ngadhënjen mbi vështirësitë dhe ndërton një shoqëri të drejtë e të begatë. Lëvizja BASHKË - Më shumë se parti. Antarësohu: https://bit.ly/3j9BwGS . PayPal (https://www.paypal.me/levizjabashke)

2. Llogari bankare në LEK
Banka: UNION BANK
Numër llogarie: 113688880020119
Përshkrimi i llogarisë: PARTIA LËVIZJA BASHKË
IBAN: AL03214113020113688880020119
Swift: UNALALTR

3. Llogari bankare në EURO
Banka: UNION BANK
Numër llogarie: 113688880020128
Përshkrimi i llogarisë: PARTIA LËVIZJA BASHKË
IBAN: AL51214113020113688880020128
Swift: UNALALTR

08/09/2026

ALBANIA IS NOT FOR SALE!

04/09/2026

DHUNA NUK NA NDAL, PRESIONI NUK NA TREMB!

02/09/2026

KORRUPSION DHE DHUNË

Mbrëmë dhuna policore ndaj protestuesve paqësorë arriti kulmin. 14 qytetarë të marrë me forcë dhe tërhequr zvarrë vetëm pse guxuan të ngrenë zërin paqësisht poshtë zyrës së keqbërësit dhe hajdutit me nam Edi Rama.

Mes të arrestuarve, të cilëve padrejtësisht do t'iu hiqet liria për të paktën 72 orë, është edhe aktivisti i Lëvizjes BASHKË, Aumirald Dalliu.

Lëvizja BASHKË dënon me forcë dhunën dhe arrestimin e qytetarëve dhe aktivistëve, si dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm.

Sot duhet të jemi masivisht në protestë me ndjenjën e revoltës ndaj padrejtësive dhe shpresën e Shqipërisë së Re.

26/08/2026

Redi Muçi në “PIK” me Erion Dushin.

22/08/2026

“Këto janë ditët më të bukura që ka kaluar Shqipëria!”

— Bora Mema për News24, me gazetarin Osman Stafa.

Në podkastin e sotëm Arlind Qori dhe Klodi Leka e nisin bisedën nga zhvillimet në protestë për të analizuar më gjerësish...
19/08/2026

Në podkastin e sotëm Arlind Qori dhe Klodi Leka e nisin bisedën nga zhvillimet në protestë për të analizuar më gjerësisht marrëdhënien midis pushtetit dhe shoqërisë, korrupsionin, oligarkinë, nivelin e ulët të përfaqësimit politik dhe rolin e medias tradicionale si keqinformuese dhe manipuluese e opinionit publik.

Ju ftojmë të na ndiqni në faqen në Youtube të Lëvizjes BASHKË!

Në podkastin e sotëm Arlind Qori dhe Klodi Leka e nisin bisedën nga...

09/08/2026

"L'ALBANIE N'EST PAS A VENDRE!"

- Intervista e plotë e aktivistes Flavia Osmani për revistën franceze Le Monde.

PSE PO LËKUNDET SISTEMI?Kthehet sonte bashkëbisedimi midis Arlind Qorit dhe Redi Muçit. Gjatë bisedës do të analizohen r...
05/08/2026

PSE PO LËKUNDET SISTEMI?

Kthehet sonte bashkëbisedimi midis Arlind Qorit dhe Redi Muçit. Gjatë bisedës do të analizohen rrjedha dhe domethënia e protestës historike të qytetarëve kundër qeverisë dhe sistemit zhvatës. Pas analizimit të ligjeve problematike, do të diskutohet edhe mbi ecurinë e parlamentit deri më sot dhe raportin e papajtueshëm të qytetarëve me mënyrat e vjetra të "përfaqësimit".

Po ashtu do të merren në shqyrtim marrëdhëniet ekonomike që kanë mundësuar deri më sot pushtetin e Ramës.

Ju ftojmë të na ndiqni sonte në orën 18:30 në kanalin në Youtube të Lëvizjes BASHKË.

Kthehet sonte bashkëbisedimi midis Arlind Qorit dhe Redi Muçit. Gja...

02/08/2026

"L'ALBANIA NON È IN VENDITA!"

Address

Rruga Islam Petrela Nr. 92
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja BASHKË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja BASHKË:

Shortcuts

Share