Bibliopole - Librat që ti do

Bibliopole - Librat që ti do � Libra për sh*tje
� Titujt me të mirë
� Dërgesa aty ku jeni ju
� Pagesa në dorë

Për Të gjithë ne Shqiptarët kudo ndodhemi 🇦🇱Rreth flamurit të përbashkuarMe një dëshirë e një qëllim,Të gjith' atij duke...
28/11/2020

Për Të gjithë ne Shqiptarët kudo ndodhemi 🇦🇱

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim,
Të gjith' atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frigohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënd!

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne! 𝄇

O Flamur, flamur, shenj' e shenjtë
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,
Për nder' edhe lavdimn e tu.

Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

📚ÇRREGULLIMI I VËMENDJES DHE HIPERAKTIVITETI📚⁣⁣"Lorela Garuli" ⁣⁣⁣⁣⁣⁣ADHD nuk është një çrregullim i përqendruar tek “mu...
13/11/2020

📚ÇRREGULLIMI I VËMENDJES DHE HIPERAKTIVITETI📚⁣⁣
"Lorela Garuli" ⁣⁣
⁣⁣
⁣⁣ADHD nuk është një çrregullim i përqendruar tek “mungesa e vëmendjes” siç është njohur deri më sot. Përkufizohet më gjerë sesa kaq, si një tërësi kushtesh neurologjike; dëmtimi apo mosfunksionimi i saktë i të cilave shkakton problematika të lidhura me vëmendjen dhe impulsivitetin e hiperaktivitetin.

Libri përmban informacione lidhur me elementët e crregullimit, diagnostikimit, ndërhyrjes në kontekstin shkollor, familjar, akademik, të komunikimit, emocional dhe sjellor të këtyre fëmijëve.

Është e pamundur që një mësues gjatë përvojës së vet profesionale të mos ketë hasur nxënës/e të cilët nuk qëndrojnë dot ulur një orë mësimi të plotë, pasi për ta kjo është një detyrë me vështirësi të lartë për t’u realizuar, apo në mos e pamundur fare. Ose, nxënës që vazhdimisht janë të zhytur në aktivitete që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh në klasë.

Është pra, pikërisht fjala për fëmijët të cilët vuajnë nga Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet.
Fëmijë që vuajnë gjithashtu dhe moskuptimin e vështirësive të tyre nga ana e të rriturve, ku përveç kushteve praktike, iu mbivendosen kështu qortime të vazhdueshme, epitete, etiketime, akuza mbi pakujdesitë, kërkesa llogarie mbi mungesën e motivimit dhe të vëmendjes, ndjenja faji dhe përgjegjësie për “rrëmujën” që shkaktojnë, për harresat, neglizhencat, nxitimin, padurimin, impulsivitetin e me radhë.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~🔹Titulli: Çrregullimet I Vëmendjes dhe Hiperaktiviteti
🔹Autori/a: Lorela Garuli
🔹Shtëpia Botuese: Geer
🔹Çmimi: 1000 lekë⁣⁣
⁣⁣
Porosit tani në DM 📩⁣⁣
⁣⁣

Bibliopole I uron Suksese çdo nxënësi që ulet sot në bankat e shkollës; për të nisur një vit shkollor me energjinë e duh...
14/09/2020

Bibliopole I uron Suksese çdo nxënësi që ulet sot në bankat e shkollës; për të nisur një vit shkollor me energjinë e duhur duke përballuar çdo sfidë. 🚸 📚

ℹ️⁣Emocionet janë një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të sjelljes njerëzore. Përpors këtij fakti, përgjigjet për disa...
14/08/2020

ℹ️⁣
Emocionet janë një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të sjelljes njerëzore. Përpors këtij fakti, përgjigjet për disa pyetje të thjeshta në lidhje me këtë fenomen ende nuk dihen. Për shembull, cila është kohëzgjatja e gjendjeve emocionale? ⁣

Ndaj, nje grup me shkencëtarë belgë realizuan nje studim për këtë. Ata u kërkuan 233 studentëve të shkollës së mesme të kujtojnë përvojat e fundit emocionale dhe të raportojnë kohëzgjatjen e tyre. Për më tepër, studentët iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me strategjitë që ata përdorën për të gjykuar dhe trajtuar këto emocione. ⁣

Nga 27 emocione, trishtimi pati zgjatjen më të gjatë; në 120 orë, krahasuar me turpin, befasinë, frikën, neverinë, mërzitjen, acarimin, lehtësimin dhe etj, të gjitha këto zgjatën 2.5 orë e më poshtë. Urrejtja pati kohezgjatjen e dytë më të gjatë të emocioneve në 60 orë, ndjekur nga gëzimi i cili zgjat mesatarisht 35 orë. ⁣

Frika ka tendencë të kalojë mjaft shpejt në krahasim me ankthin që zakonisht zgjat shumë më gjatë. Është interesante se mërzia gjithashtu u zbulua se ishte ndër emocionet më të shkurtra. Si e tillë, edhe pse koha duket se kalon ngadalë kur mërzitesh, një episod i mërzitjes zakonisht nuk zgjat kaq shumë, -raportojnë studiuesit. ⁣

Fuqia e madhe e trishtimit per te qëndruar gjatë ndodh për shkak të tendencës së saj për t'u shoqëruar me ngjarje që kanë një ndikim të madh afatgjatë në jetën e njerëzve..Për shembull, trishtimi lidhet në mënyrë tipike me ngjarje me ndikim të madh, siç është vdekja ose dëmtimi, thonë studiuesit. Dhe Verduyn vëren se disa nga këto implikime të rëndësishme mund të lindin me kalimin e kohës, duke bërë që emocioni të forcohet. ⁣

Me fjalë të tjera, të mendosh për ngjarje dhe pasoja në mënyrë të përsëritur - të cilat individët kanë tendencë të bëjnë më shumë me situata të lidhura me ndjenjat e trishtimit si një mënyrë për të përballuar ose kuptuar - bën që emocioni të zgjasë. ⁣

~~~VAZHDON TEK KOMENTET~~~⁣




📚TEORIA E GJITHÇKAJE📚⁣⁣"Stephen Hawking" ⁣⁣⁣⁣⁣⁣Hawking paraqet një seri me shtatë leksione – të cilat mbulojnë gjithçka,...
13/08/2020

📚TEORIA E GJITHÇKAJE📚⁣⁣
"Stephen Hawking" ⁣⁣
⁣⁣
⁣⁣
Hawking paraqet një seri me shtatë leksione – të cilat mbulojnë gjithçka, që nga big bang-u, te vrimat e zeza, e deri te teoria e fijeve – që kapin jo vetëm gjeninë e mendjes së tij, por edhe mprehtësinë karakteristike. Për studimin e tij mbi vrimat e zeza, i cili i mori më shumë se një dekadë, ai thotë, “Mund të duket njësoj si të kërkosh një mace të zezë në një bodrum me qymyr”.  ⁣

STEPHEN HAWKING besohet gjerësisht se është një nga mendjet më të ndritura të botës: një fizikan i shquar teorik, i cili me punën e tij ndihmoi në riorganizimin e modeleve të universit dhe në përkufizimin nga e para të asaj çfarë gjendet brenda tij. ⁣
Hawking, një popullarizues i shkëlqyer i shkencës dhe një shkencëtar i jashtëzakonshëm vetë, beson se përparimet në shkencën teorike duhet të “jenë të kuptueshme në parim nga kushdo, jo vetëm nga disa shkencëtarë”. Në këtë libër, ai na paraqet një udhëtim të mahnitshëm për zbulimin e kozmosit dhe të vendit tonë në të. ⁣

Hawking e nis me një histori të ideve rreth universit, që nga përcaktimi i Aristotelit se toka është e rrumbullakët, e deri te zbulimi i teleskopit Hubble, mbi 2,000 vite më vonë, se universi po zgjerohet. Duke e përdorur këtë si platformë, ai eksploron shtrirjen e fizikës moderne, duke përfshirë teori mbi origjinën e universit (p.sh. big bang-u), natyrën e vrimave të zeza dhe hapësirë-kohën. Së fundmi, ai shtron pyetjet e lëna pa përgjigje, veçanërisht si të kombinosh të gjithë teoritë pjesore e t’i përmbledhësh në një “teori të unifikuar të gjithçkaje”. Ai pretendon se nëse “e gjejmë përgjigjen, ky do të jetë triumfi përfundimtar i arsyes njerëzore”. ⁣


“... zotëron dukshëm dhuntitë e një mësuesi. Me një humor të lehtë e të këndshëm dhe një aftësi për të ilustruar teori tejet të ndërlikuara me analogji të marra nga jeta e përditshme”. ⁣

THE NEW YORK TIMES ⁣

⁣⁣
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~🔹Titulli: Teoria e Gjithçkaje⁣
🔹Autori/a: Stephen Hawking⁣⁣
🔹Shtëpia Botuese: Minerva⁣
🔹Çmimi: 800 lekë⁣⁣
⁣⁣
Porosit tani në DM 📩⁣⁣
⁣⁣

ℹ️Ekziston një mit i gjithë pranuar se nuk mund ta palosni një copë letër më shumë se 7 herë në gjysmë. Kjo vlen tejmase...
11/08/2020

ℹ️Ekziston një mit i gjithë pranuar se nuk mund ta palosni një copë letër më shumë se 7 herë në gjysmë. Kjo vlen tejmase shumë për letrën e formateve 53 zakonshme A4, A3, A5 etj⁣


Problemi i krijuar me letrën e palosshme në gjysma të shumëfishtë, është se sipërfaqja e letrës zvogëlohet përgjysmë me secilën palosje. Një fletë e vetme letre mund të jetë e lehtë për tu prerë, ose shqyer por një letër që është palosur në gjysmë disa herë bëhet shumë e fortë për shkak të rritjes së densitetit.⁣

Kufiri i shtatëfish është i vërtetë nëse jeni duke përdorur një fletë të madhësisë standarde të letrës së printerit. Sidoqoftë, nëse ndryshoni madhësinë ose trashësinë e letrës, mund të rritni numrin e palosjeve të arritura.⁣

MythBusters, një program i njohur shkencor në Discovery Channel, dikur paraqiti mitin e palosjes së letrës në programin e tij. Ata përcaktuan që përdorimi i një flete më të madhe, do të bënte të mundur që palosja e letrës në gjysmë të bëhej më shumë se shtatë herë. MythBusters përdori një fletë letre me madhësinë e një fushe futbolli. ⁣

Pasi e palosën 7 herë, të gjithë të përfshirë në projekt e kishin shumë të vështirë vazhdimin. Sidoqoftë, skuadra përfundimisht arriti ë palosë letrën tetë herë pa mjete. Me ndihmën e një piruni dhe avulli, ata bënë letrën të paloset 11 herë.⁣

Në kushte shtëpie, me një letër A4, kjo eshte 100% e pamundur.⁣
Nëse nuk e besoni, provojeni! 🙈⁣

11/08/2020
➡️Ekziston një mit i gjithë pranuar se nuk mund ta palosni një copë letër më shumë se 7 herë në gjysmë. Kjo vlen tejmase...
11/08/2020

➡️Ekziston një mit i gjithë pranuar se nuk mund ta palosni një copë letër më shumë se 7 herë në gjysmë. Kjo vlen tejmase shumë për letrën e formateve 53 zakonshme A4, A3, A5 etj⁣


Problemi i krijuar me letrën e palosshme në gjysma të shumëfishtë, është se sipërfaqja e letrës zvogëlohet përgjysmë me secilën palosje. Një fletë e vetme letre mund të jetë e lehtë për tu prerë, ose shqyer por një letër që është palosur në gjysmë disa herë bëhet shumë e fortë për shkak të rritjes së densitetit.⁣

Kufiri i shtatëfish është i vërtetë nëse jeni duke përdorur një fletë të madhësisë standarde të letrës së printerit. Sidoqoftë, nëse ndryshoni madhësinë ose trashësinë e letrës, mund të rritni numrin e palosjeve të arritura.⁣

MythBusters, një program i njohur shkencor në Discovery Channel, dikur paraqiti mitin e palosjes së letrës në programin e tij. Ata përcaktuan që përdorimi i një flete më të madhe, do të bënte të mundur që palosja e letrës në gjysmë të bëhej më shumë se shtatë herë. MythBusters përdori një fletë letre me madhësinë e një fushe futbolli. ⁣

Pasi e palosën 7 herë, të gjithë të përfshirë në projekt e kishin shumë të vështirë vazhdimin. Sidoqoftë, skuadra përfundimisht arriti ë palosë letrën tetë herë pa mjete. Me ndihmën e një piruni dhe avulli, ata bënë letrën të paloset 11 herë.⁣

Në kushte shtëpie, me një letër A4, kjo eshte 100% e pamundur.⁣
Nëse nuk e besoni, provojeni! 🙈⁣

04/08/2020

"Rehatia krijon më shumë të burgosur se sa të gjitha burgjet të marra së bashku' - Grant Cardone

'Comfort makes more prisoners than all the jails combined' - Grant Cardone

A ka te drejte? 👌





📚RREGULLI 10X📚⁣⁣"Grant Cardone" ⁣⁣⁣⁣Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për ...
30/07/2020

📚RREGULLI 10X📚⁣⁣
"Grant Cardone" ⁣⁣
⁣⁣
Me Rregullin 10X ju do të mësoni të përcaktoni sasinë e përpjekjes që nevojitet për garantimin e suksesit dhe do të siguroheni që të operoni në këtë nivel përgjatë jetës suaj. Shumica e njerëzve e dëshirojnë suksesin dhe kanë ide të shkëlqyera, por nuk arrijnë të veprojnë aq sa duhet për ta çuar jetën e tyre në ato nivele të jashtëzakonshme që meritojnë. Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv.⁣

Rregulli 10X do t’jua shpërbëjë frikën, do t’ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t’ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg – dhe këtë e arrini duke bërë atë çfarë të tjerët refuzojnë të bëjnë. Mjaft menduat për nevojat bazike dhe filloni të synoni bollëkun – në çdo fushë të jetës suaj.⁣

Rregulli 10X ju orienton drejt mendësisë të cilën e ndajnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Synoni dhjetë herë më lart sesa situata ku ndodheni tani – dhe nëse dështoni, sërish do të jeni shumë më përpara nga ç’do të ish*t nëse do të ruanit gjendjen ekzistuese.⁣

Rregulli 10X ju mëson se si të: ⁣
🔸Arrini synime të cilat më parë i mendonit të pamundura⁣
🔸Caktoni siç duhet synimet dhe të garantoni përmbushjen e tyre⁣
🔸Krijoni nivele të jashtëzakonshme të lumturisë e të kënaqësisë në çdo fushë të jetës suaj⁣
🔸Përdorni frikën si motivim për të vepruar⁣
🔸Merrni gjithçka që dëshironi e të mos kënaqeni kurrë me pak⁣
🔸Dominoni konkurrencën dhe të bëheni një shembull i suksesit⁣
⁣⁣

“Grant Cardone ka goditur në shenjë me Rregullin 10X – duke ju treguar arsyen e vërtetë se pse njerëzit arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në çdo fushë të jetës”!⁣

—BRIAN TRACY, Kryetar bordi dhe CEO, Brian Tracy International; autor bestseller i mbi 45 librave⁣

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~🔹Titulli: Rregulli 10X⁣
🔹Autori/a: Grant Cardone⁣
🔹Shtëpia Botuese: Minerva⁣
🔹Çmimi: 1500 lekë⁣⁣
⁣⁣
Porosit tani në DM 📩⁣⁣
⁣⁣

28/07/2020

📚 Sot është 95 🎂 Vjetori i lindjes së Martin Camaj 📚⁣Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shq...
21/07/2020

📚 Sot është 95 🎂 Vjetori i lindjes së Martin Camaj 📚

Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih. ⁣

Martin Camaj lindi më 21/07/1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka qenë nxënës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Pas shkollimit punoi mësues në fshatrat malësorë. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe pas një kohe ishte i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa ia arriti me arratisej në Jugosllavinë fqinje.⁣

Prej 1949 deri më 1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi të punonte disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul në vitin 1956 në Romë ku e mbaroi, në vitin 1960, disertacionin. Prej vitit 1961 punoi pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut; prej vitit 1971 deri në vitin 1990 si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themeluar.⁣

Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.⁣

Dy vëllimet e para poetike e kanë parë dritën e botimit qysh në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin gjithsej nëntë vëllime poetike, tre romane dhe një vëllim me novela. Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.⁣

Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12/03/1992⁣


Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bibliopole - Librat që ti do posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category