Albana Koçiu

Albana Koçiu Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë • Deputy Prime Minister of Albania 🇦🇱

05/06/2026

Mes të rinjve ekselentë që kanë zgjedhur rrugën e vështirë të dijes dhe punës drejt suksesit dhe të ardhmes europiane të vendit🇦🇱🇪🇺

Vizioni nuk është thjesht një objektiv politik, por angazhimi ynë që Shqipëria të jetë po aq ekselente sa të rinjtë e saj. Një vend që u përgjigjet ëndrrave, meritës dhe ambicieve të tyre me mundësi, standarde europiane dhe zhvillim.

Besimplotë dhe krenarë për këtë brez që Shqipërinë e zgjedh çdo ditë, duke studiuar, duke punuar dhe duke u përpjekur të japë më të mirën nga vetja.

Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli 🕊️
05/06/2026

Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli 🕊️

04/06/2026

Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit. Turqia është njëri prej këtyre shembujve më domethënës. Ky model është sot i pranishëm në çdo vend të Mesdheut: në Mal të Zi, Kroaci apo Greqi, e në çdo vend tjetër që e ka turizmin motorin e zhvillimit ekonomik.

Disa, brenda e jashtë kufijve, kërkojnë që Shqipëria ta braktisë këtë garë pikërisht në momentin kur kemi mundësinë reale të konkurrojmë denjësisht dhe, pse jo, ta fitojmë atë.

Është një paradoks i trishtueshëm që vazhdimisht kërkojmë standarde në turizëm dhe përfitime ekonomike prej tij, por njëkohësisht mbajmë fort një mentalitet që e sheh investimin e huaj si pushtim.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një akt abuzimi me territorin, as mungesë standardesh apo shkatërrim i ekosistemit, siç rëndom tentohet të paraqitet në debatin tonë publik, e siç fatkeqësisht ka ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Përkundrazi, zhvillimi i vërtetë është aftësia për të harmonizuar natyrën me infrastrukturën moderne, për të gjeneruar mirëqenie pa kompromentuar të ardhmen. Është aftësia për të transformuar potencialin e fjetur në motorë të fuqishëm ekonomikë që i shërbejnë çdo shqiptari.

Investimi prej 4 miliardë € në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë, do të përmirësojë standardet e turizmit dhe do të stimulojë investime të tjera zinxhir në të gjithë vendin. Ky është efekti shumëfishues për të cilin Shqipëria ka nevojë, në mënyrë që të dalë nga cikli i turizmit kaotik, pa strategji dhe pa plan.

Ndaj, kjo nuk është gara e një qeverie, as e një partie apo e një grupi investitorësh. Kjo është gara e Shqipërisë drejt kurorëzimit si kampione e padiskutueshme e turizmit në Mesdhe.
Mbi të gjitha, kjo është një garë për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave që do të vijnë.

04/06/2026

Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.

Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

35 vjet Partia Socialiste🌹historia e mijëra njerëzve që kanë besuar te vizioni për një Shqipëri Europiane🇦🇱🇪🇺Mirënjohje ...
02/06/2026

35 vjet Partia Socialiste🌹historia e mijëra njerëzve që kanë besuar te vizioni për një Shqipëri Europiane🇦🇱🇪🇺

Mirënjohje 🙏🏼për çdo socialist që, në këto dekada, ka mbajtur mbi supe peshën e çdo sfide dhe përgjegjësinë e çdo fitoreje.

Faleminderit nga zemra ❤️që jeni pjesë e këtij rrugëtimi, jo thjesht si historia e një partie, por si historia e një vendi që ka zgjedhur të ecë drejt ëndrrës europiane që kemi ndërtuar prej 35 vitesh.

02/06/2026

🌹 35 VJET PS 🌹

📍Tiranë - Krenar për Partinë Socialiste 🇦🇱🤝🇪🇺

02/06/2026

Ndonjëherë, rruga drejt suksesit më të madh nis nga bankat e shkollave në qytetet e vogla. Loris Qose, 15-vjeçari nga Cërriku, është fituesi i vendit të parë në Olimpiadën “Neo Science” në Orlando, SHBA, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë mes 21 shteteve pjesëmarrëse.

Pas këtij rezultati qëndron një histori e thjeshtë por e jashtëzakonshme e një nxënësi me ëndrra të mëdha dhe përkushtimi i mësueses së tij, Flutura Hoxholli, e cila ka ditur ka ditur të ushqejë talentin dhe ambicien e tij.

Krenarë për Lorisin dhe mirënjohës për çdo mësues që përcjellë tek të rinjtë shqiptarë besimin se me dije, punë dhe këmbëngulje mund të arrish çdo sukses.

Me sytë drejt Olimpiadës së radhës në Romë, jemi të bindur se rrugëtimi i Lorisit drejt sukseseve sapo ka nisur.

👏

Dashuria për Shqipërinë, për bukuritë e saj natyrore dhe biodiversitetin unik, është një vlerë që na bashkon të gjithëve...
01/06/2026

Dashuria për Shqipërinë, për bukuritë e saj natyrore dhe biodiversitetin unik, është një vlerë që na bashkon të gjithëve. Megjithatë, kur kjo ndjenjë ushqehet nga dezinformimi dhe sabotimi, ajo mund të kthehet në një verbëri që mjegullon gjykimin dhe cenon vizionin tonë të përbashkët për një vend të zhvilluar e modern.

Është koha të ndalojmë një herë e mirë retorikën e dëmshme që e sheh Shqipërinë si një plaçkë që sh*tet e blihet sipas interesave të ditës, sa herë ka investime të huaja. Shqipëria është një shtet që funksionon mbi ligje, standarde dhe vizion për të ardhmen.

Qeveria Shqiptare nuk është në rolin e sh*tësit të tokave, por mban përgjegjësinë ligjore, morale dhe institucionale, për të garantuar se çdo investitor serioz ndërkombëtar që zgjedh Shqipërinë, respekton me rigorozitet çdo standard ligjor dhe mjedisor.

Ky projekt, me një vlerë prej mbi 4 miliardë eurosh, nuk është një "kërcënim", por votëbesimi më i madh që kapitali ndërkombëtar i ka dhënë Shqipërisë në vite. Është një shans për të hapur mijëra vende pune, për të rritur të ardhurat për frymë e për ta vendosur Vlorën e Shqipërinë në hartën elitare të turizmit botëror.

Debati për Zvërnecin është, në thelb, një debat për identitetin tonë të ri turistik dhe ekonomik. A dëshiron Shqipëria të konkurrojë me destinacionet më të mira të Mesdheut, apo të jetë e dënuar të mbetet gjithmonë mijëra hapa pas fqinjëve tanë.

01/06/2026

📍Kryesia e Kuvendit – Për projektin e jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe të pavërtetat e mëdha që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit 🇦🇱🤝🇪🇺

01/06/2026

E ardhmja e Shqipërisë nis nga ëndrrat 🌌 e 👦🏻👧🏼fëmijëve të saj.

Pas çdo profesionisti, çdo uniforme qëndron një fëmijë që dikur ëndërronte të bëhej mjeku 🧑🏻‍⚕️që shpëton jetë, 👮🏼‍♂️polici që siguron rendin, 👩🏼‍🏫mësuesja që formon breza, dikush që do ta bënte Shqipërinë një vend edhe më të mirë.

Ëndrrat u rritën bashkë me ta dhe janë kthyer në misionin e tyre të përditshëm.

Sot, teksa punojmë për ëndrrën tonë të përbashkët, Shqipërinë Europiane 🇦🇱🇪🇺, kemi përgjegjësinë të krijojmë për çdo fëmijë mundësitë për t’i kthyer ëndrrat e tyre në realitetin e përditshëm.

Gëzuar 1 Qershorin 🎈

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albana Koçiu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share