Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore, Government Organization, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tirana.

💧Trajtimi i ujërave të ndotura për një turizëm të qëndrueshëm 📆 Më 9 shtator 2026, AMBU mori pjesë në workshopin e organ...
11/09/2026

💧Trajtimi i ujërave të ndotura për një turizëm të qëndrueshëm

📆 Më 9 shtator 2026, AMBU mori pjesë në workshopin e organizuar nga GIZ, në bashkëpunim me Task Forcën e AKUK, në kuadër të projektit “Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban në Shqipëri”.

🌊 Në fokus të aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe promovimi i zgjidhjeve praktike për trajtimin e ujërave të ndotura në sektorin e turizmit.

AMBU kontribuoi me prezantimin **“Shkarkimi i ujërave të ndotura të trajtuara dhe mbrojtja e trupave pritës ujorë”**, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe mbrojtjes së lumenjve, ujërave bregdetare dhe ujërave nëntokësore.

🌱 Mbrojtja e ujërave është përgjegjësi e përbashkët dhe një kusht themelor për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë.

🕊️ 5 SHTATOR | DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS 🇦🇱Sot nderojmë figurën e shenjtë të Nënë Terezës, simbol të dashurisë...
05/09/2026

🕊️ 5 SHTATOR | DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS 🇦🇱

Sot nderojmë figurën e shenjtë të Nënë Terezës, simbol të dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzimit. 💙

✨ Le të mbetet shembulli i saj një frymëzim për të bërë mirë, për të shërbyer dhe për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Nënë Tereza – një emër shqiptar, një vlerë universale. 🌍

🇦🇱 Shqip💧Forcimi i kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave.Ditën e sotme u zhvillua një workshop me mbështetjen ...
03/09/2026

🇦🇱 Shqip

💧Forcimi i kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave.

Ditën e sotme u zhvillua një workshop me mbështetjen e BOKU University, në fokus të të cilit ishte zhvillimi i programit të trajnimit për ekspertët e menaxhimit dhe monitorimit të ujërave, si dhe identifikimi i nevojave për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale në këtë fushë.

🤝🏻 Aktiviteti u zhvillua gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet AMBU dhe ASPA, të formalizuar përmes marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e ekspertizës në sektorin e ujërave.

📝 Diskutimet dhe puna e përbashkët gjatë workshop-it kontribuan në përcaktimin e prioriteteve të trajnimit dhe në hartimin e moduleve që do të mbështesin më tej punën e ekspertëve dhe zbatimin e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Lumore.

🇪🇺 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit EU4Rivers, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe i zbatuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, pjesë e International Partnerships Austria 🇦🇹.

------------------------------------------------------------------------------------------

🇬🇧 English

💧Strengthening Professional Capacities in the Water Sector.

Today, a workshop was held with the support of BOKU University, focusing on the development of a training programme for experts in water management and monitoring, as well as identifying needs for further professional capacity development in this field.

🤝🏻 The activity was also held within the framework of cooperation between AMBU and ASPA, formalized through the agreement signed between the two institutions, with the aim of strengthening professional capacities and developing expertise in the water sector.

📝 The discussions and joint work during the workshop contributed to defining training priorities and developing modules that will further support the work of experts and the implementation of River Basin Management Plans.

🇪🇺 The activity was organized within the framework of the EU4Rivers project, co-financed by the European Union and the Austrian Development Agency, as part of International Partnerships Austria 🇦🇹.

🏞 Dita Botërore e Liqeneve!Sot, më 27 gusht, kujtojmë rëndësinë e liqeneve si pasuri të çmuara ujore dhe ekosisteme me v...
27/08/2026

🏞 Dita Botërore e Liqeneve!

Sot, më 27 gusht, kujtojmë rëndësinë e liqeneve si pasuri të çmuara ujore dhe ekosisteme me vlerë të jashtëzakonshme.

💧AMBU angazhohet për menaxhimin e qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve ujore, duke kontribuar në mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e përgjegjshëm të tyre.

🌍 Të mbrojmë ujin, të mbrojmë të ardhmen!

🇦🇱 Shqip💧 Takim pune për hartimin e Metodologjisë së Tarifave për Përdorimin e Burimeve UjoreSot, në ambientet e AMBU-së...
25/08/2026

🇦🇱 Shqip

💧 Takim pune për hartimin e Metodologjisë së Tarifave për Përdorimin e Burimeve Ujore

Sot, në ambientet e AMBU-së, u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Ambiente S.r.l., AMBU-së dhe ZABL Ishëm–Erzen–Mat, në kuadër të hartimit të Metodologjisë së Tarifave për Përdorimin e Burimeve Ujore, me mbështetjen e World Bank Albania. 🌍💧

🤝🏻 Takimi shërbeu për shkëmbimin e informacionit dhe diskutimin e çështjeve teknike dhe institucionale lidhur me përdorimin dhe tarifimin e burimeve ujore.

🌱 Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ekspertizës kontribuojnë në zhvillimin e një metodologjie të qëndrueshme, transparente dhe efektive për menaxhimin e burimeve ujore.


-----------------------------------------------------------------------------

🇬🇧 English

💧 Working Meeting on the Development of the Water Resources Usage Fee Methodology

Today, a working meeting was held at the premises of AMBU, bringing together representatives of Ambiente S.r.l., AMBU and ZABL Ishëm–Erzen–Mat, in the framework of the development of the Water Resources Usage Fee Methodology, with the support of the World Bank Albania. 🌍💧

🤝🏻 The meeting provided an opportunity to exchange information and discuss technical and institutional aspects related to the use and pricing of water resources.

🌱 Cooperation and knowledge exchange contribute to the development of a sustainable, transparent and effective methodology for water resources management.

💧Më 17 korrik 2026, në kampin "Neptun", në Plazhin e Madh të Ulqinit, u zhvillua aktiviteti "Dita e Pellgut të Drinit 20...
28/07/2026

💧Më 17 korrik 2026, në kampin "Neptun", në Plazhin e Madh të Ulqinit, u zhvillua aktiviteti "Dita e Pellgut të Drinit 2026", i organizuar nga Green Home dhe INCA, me pjesëmarrjen e institucioneve, vetëqeverisjeve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

🤝🏻 Aktiviteti u fokusua në:

• sfidat e përbashkëta mjedisore;
• ndikimin e ndryshimeve klimatike;
• menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Pellgun e Drin-Bunës.

💬 Gjatë panelit të diskutimit, përfaqësuesit e AMBU prezantuan progresin e deritanishëm në shkëmbimin e të dhënave dhe punën e grupeve të përbashkëta teknike, duke theksuar angazhimin për një proces gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetet në të dy anët e kufirit në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Basenit Drin–Bunë.

🌊 Aktiviteti vijoi me një vizitë në terren në Plazhin e Madh të Ulqinit, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me sfidat dhe rëndësinë e menaxhimit të këtij ekosistemi unik ndërkufitar.

💧AMBU mori pjesë në Takimin e 3-të të Komitetit Drejtues dhe Takimin e 4-t të Ekspertëve të projektit DIKTAS II, të zhvi...
22/07/2026

💧AMBU mori pjesë në Takimin e 3-të të Komitetit Drejtues dhe Takimin e 4-t të Ekspertëve të projektit DIKTAS II, të zhvilluar më 8–10 korrik 2026 në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. 🇧🇦

🤝🏻 Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e vitit të parë të projektit dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për forcimin e qeverisjes së ujërave nëntokësore ndërkufitare.

🎯 Në fokus ishin zhvillimi i rrjetit të integruar të monitorimit, Programet e Përbashkëta të Veprimit dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve partnere.

🌍 Pjesëmarrja e AMBU-së kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështet përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në përputhje me objektivat e projektit.

Sot u zhvillua Takimi me Palët e Interesit për Planin e Zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare (MSFD), në k...
09/07/2026

Sot u zhvillua Takimi me Palët e Interesit për Planin e Zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare (MSFD), në kuadër të projektit EU4Rivers, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit, me fokus avancimin e zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare në Shqipëri. 🇦🇱🇪🇺

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi kërkesat e direktivës, forcimin e kapaciteteve institucionale, rezultatet paraprake të vlerësimit të mjedisit detar, si dhe hapat e mëtejshëm për hartimin dhe zbatimin e Planit të Zbatimit. 📝

Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të ekspertizës, AMBU vijon të kontribuojë në përmbushjen e standardeve evropiane për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit detar. 🌍🤝🏻

🤝🏻 AMBU dhe ASPA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave💧So...
24/06/2026

🤝🏻 AMBU dhe ASPA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave💧

Sot, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme, znj. Anila Shehu, dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme, znj. Emona Boçe, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e menaxhimit dhe monitorimit të burimeve ujore.

🎯 Marrëveshja synon:

✅ Zhvillimin e programeve të trajnimit për administratën publike;
✅ Rritjen e ekspertizës në menaxhimin e integruar të burimeve ujore;
✅ Mbështetjen e zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe acquis të Bashkimit Evropian në sektorin e ujit;
✅ Promovimin e praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave.

🌍 Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të administrimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e ekspertizës institucionale dhe përmbushjen e standardeve evropiane në sektorin e ujit.

🌍 AMBU pjesë e Forumit të Ujit të Danubit 2026 në Sofje, Bullgari 🇧🇬Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) mori ...
01/06/2026

🌍 AMBU pjesë e Forumit të Ujit të Danubit 2026 në Sofje, Bullgari 🇧🇬

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) mori pjesë në "Danube Water Forum 2026", zhvilluar më 20–22 maj 2026 në Sofje, nën temën “From Vision to Action: Building a Water-Resilient Danube Region”. 🌊

Forumi mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave e zgjidhjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. 🤝🏻💧

📌 Në kuadër të aktivitetit:

🔹 Më 19 maj u zhvillua një vizitë teknike në Impiantin e Trajtimit të Ujit të Pijshëm në Bistritsa;

🔹 Më 20 maj u realizua një vizitë në zyrat e "Sofiyska Voda – Veolia", ku u prezantuan praktikat dhe operacionet teknike të sektorit të ujit në Bullgari dhe Evropën Qendrore e Lindore;

🔹 Gjatë sesioneve të forumit u trajtuan tema si rezilienca e sektorit të ujit, eficienca e shërbimeve, menaxhimi i ujërave të ndotura, reduktimi i humbjeve të ujit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.

✅ Pjesëmarrja në këtë forum kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, në përputhje me objektivat e AMBU për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujërave.

💙 Uji nuk është thjesht një burim – është burim jete! 💧🌱

Address

Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona Nr 33, Shtëpia E Ushtarakëve
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore:

Shortcuts

Share