Avokati i Tatimpaguesit

Avokati i Tatimpaguesit Avokati i Tatimpaguesit mbron interesat e tatimpaguesve në marrëdhëniet e tyre me organet tatimore.

10/03/2026
19/02/2026

📌Deklarimi i DIVA 2025 dhe Rimbursimi

Administrata Tatimore vë në dispozicion video udhëzuesit, që tregojnë hap pas hapi se si të:

1️⃣Verifikoni në kohë reale nëse jeni ose jo subjekt deklarimi DIVA 2025 👉https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave
Për informacion më të detajuar rreth shërbimit Tax Test klikoni këtu 👉https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1924/tax-test-sherbimi-elektronik-ne-web-tatime-verifikoni-ne-kohe-reale-nese-keni-detyrim-per-te-deklaruar-diva-2025

2️⃣Regjistroheni për herë të parë për të plotësuar DIVA 2025 👉https://youtu.be/xmUqnbudbEk?si=a7Wombbf-xp9uxTV

3️⃣Aplikoni për rimbursim për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore 👉https://youtu.be/bnJJ3wHYa10?si=GIUSsSVA_duZkLlMb

🎧 Për më shumë informacion rreth DIVA 2025 dhe rimbursimit, ndiqni podkastin: 👉https://shorturl.at/SR5aY

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM:Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)Drejtoria e ​Avokatit të Tatimpaguesit ju infor...
09/02/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)

Drejtoria e ​Avokatit të Tatimpaguesit ju informon mbi detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP) për të ardhurat e siguruara gjatë vitit 2025.

​📅 Mbani shënim afatin:

Afati i fundit për deklarimin është data 31 Mars 2026.

Përfundon monitorimi në të gjithë vendin! 📍​Në vijim të zbatimit të Programit të Monitorimit për vitin 2025, ekipi i Avo...
16/12/2025

Përfundon monitorimi në të gjithë vendin! 📍

​Në vijim të zbatimit të Programit të Monitorimit për vitin 2025, ekipi i Avokatit të Tatimpaguesit ka shtrirë vizitat e tij në terren, duke mbuluar tashmë të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore në vend. 🇦🇱

​Pas ndalesave në veri, fokusi ynë u zhvendos drejt Qendrës dhe Jugut të Shqipërisë, për të parë nga afër realitetin me të cilin përballen tatimpaguesit dhe për të garantuar zbatimin korrekt të procedurave tatimore.

​Gjatë javëve të fundit, kemi zhvilluar takime intensive pune me drejtuesit dhe stafet në:
📍 Tiranë, Gjirokastër, Durrës, Korçë, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

​Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua monitorimit pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj (DTM), duke pasur parasysh specifikën dhe peshën e kësaj kategorie biznesi. 🏢

​Gjatë këtyre vizitave, prioritetet tona ishin:

✅ Verifikimi i trajtimit të ankesave dhe kërkesave të tatimpaguesve në kohë;
✅ Diskutimi i problematikave specifike të secilit rajon;
✅ Nxitja e një klime mirëbesimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe biznesit.

​📸 Momente nga vizitat monitoruese dhe takimet e zhvilluara në këto drejtori.

​Ne jemi këtu për t'u siguruar që zëri juaj dëgjohet dhe të drejtat tuaja respektohen! 🤝

Avokati i Tatimpaguesit në terren!Avokati i Tatimpaguesit ka nisur zbatimin e Programit të Monitorimit pranë organeve ra...
08/10/2025

Avokati i Tatimpaguesit në terren!

Avokati i Tatimpaguesit ka nisur zbatimin e Programit të Monitorimit pranë organeve rajonale tatimore (drejtorive rajonale tatimore dhe drejtorive të mbledhjes së detyrimeve tatimore të papaguara). 🏛️

Qëllimi i monitorimit në proces, që po kryhet, është:

- Të sigurohet që, procedurat tatimore që zbatohen nga organet tatimore respektojnë të drejtat e tatimpaguesve; dhe

- Të përmirësohet cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve nga administrata tatimore.

Gjatë vizitave në organet tatimore, ekipi përfaqësues i Avokatit të Tatimpaguesit zhvillon takime me drejtues dhe staf tatimor, për të diskutuar problematikat e evidentuara nga ankesat e tatimpaguesve dhe monitoruar procedurat konkrete që zbatohen prej tyre në marrëdhëniet me tatimpaguesit. 🤝

Ky program është pjesë e përpjekjes sonë për transparencë, partneritet dhe besim ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës tatimore.

📸 Momente nga vizitat monitoruese në terren në Drejtoritë Rajonale Tatimore, Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Të nderuar tatimpagues,Në kuadër të së drejtës suaj për t’iu drejtuar Avokatit të Tatimpaguesit në lidhje me çdo cënim t...
21/07/2025

Të nderuar tatimpagues,

Në kuadër të së drejtës suaj për t’iu drejtuar Avokatit të Tatimpaguesit në lidhje me çdo cënim të të drejtave tuaja nga administrata tatimore, në marrëdhëniet që ju keni me organet tatimore, lutemi gjeni më poshtë të drejtat që ju gëzoni në bazë të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në zbatim të Programit të Monitorimit, Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ka vijuar monitorimin në Drejtoritë Rajonal...
24/12/2024

Në zbatim të Programit të Monitorimit, Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ka vijuar monitorimin në Drejtoritë Rajonale Tatimore të Durrësit, Korçës, Elbasanit, Beratit, Fierit, Vlorës, Tiranës dhe Tatimpaguesve të Mëdhenj. Gjithashtu, monitorimi u zhvillua edhe në tre Drejtoritë e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, në atë të Rajonit Verior, Qendror dhe Jugor.

Në kuadër të detyrave funksionale dhe në zbatim të Programit të Monitorimit, Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ka re...
04/12/2024

Në kuadër të detyrave funksionale dhe në zbatim të Programit të Monitorimit, Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit ka realizuar fillimisht një monitorim në Drejtoritë Rajonale Tatimore të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Dibrës, Sarandës dhe Gjirokastrës. Monitorimi u fokusua në problematikat e identifikuara nga ankesat e tatimpaguesve për shkelje të të drejtave të tyre nga administrata tatimore.

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”, Nr. 3
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Tatimpaguesit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Tatimpaguesit:

Share