Gjimnazi "Sevasti Qiriazi"

Gjimnazi "Sevasti Qiriazi" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Sevasti Qiriazi", Public School, Tirana.

07/03/2026

Në kuadër të festës së 7 Marsit, në shkollën tonë u organizua një aktivitet festiv në nder të mësuesve. Nxënësit përgatitën recitime, këngë dhe mesazhe falënderimi për të shprehur mirënjohjen ndaj punës dhe përkushtimit të mësuesve. Atmosfera ishte shumë e ngrohtë dhe festive, ku nuk munguan emocionet, buzëqeshjet dhe duartrokitjet. Ky aktivitet ishte një moment i veçantë për të vlerësuar rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. 🌸📚

24/02/2026
📚🇦🇱 Një udhëtim në historinë e Shqipërisë!Nxënësit tanë ndoqën një dokumentar frymëzues mbi rrugëtimin e popullit shqipt...
19/11/2025

📚🇦🇱 Një udhëtim në historinë e Shqipërisë!
Nxënësit tanë ndoqën një dokumentar frymëzues mbi rrugëtimin e popullit shqiptar.
Me shumë kuriozitet dhe emocione, ata zbuluan se sa e pasur është trashëgimia jonë dhe sa e rëndësishme është ta njohim për të ndërtuar të ardhmen. ✨

Sot gjimnazi ynë “Sevasti Qiriazi” shpall me kënaqësi 4 kandidaturat për KRYESENATOR/E #1 Geralda Hoxha #2 Juarda Allush...
04/10/2025

Sot gjimnazi ynë “Sevasti Qiriazi” shpall me kënaqësi 4 kandidaturat për KRYESENATOR/E

#1 Geralda Hoxha
#2 Juarda Allushi
#3 Adelisia Ramaj
#4 Eraldo Lumaj

✔️ Secili prej nxënësve tanë ka marrë përsipër të përfaqësojë më së mirë zërin e nxënësve dhe të kontribuojë në zhvillimin e gjimnazit tonë duke kapërcyer sfida nga më të ndryshmet. 💪🏻

✔️ Ky është momenti kur fillon rrugëtimi i zgjedhjeve deri ditën e martë ku ju do të vendosni nëpërmjet një procesi të drejtë e të pastër me frymë bashkëpunimi. Ky është momenti për energji të reja, përkushtim dhe shumë energji.

✔️ U urojmë suksese të katër kandidatëve në këtë garë dhe le të fitojë më i miri! 🥇💪🏻

🔬📚 Ora e Kimisë ndryshe!Sot, nxënësit u kthyen në kërkues shkencorë 🌍💡 duke prezantuar projektet e tyre mbi ciklet e ele...
01/10/2025

🔬📚 Ora e Kimisë ndryshe!
Sot, nxënësit u kthyen në kërkues shkencorë 🌍💡 duke prezantuar projektet e tyre mbi ciklet e elementeve në natyrë – cikli i ujit 💧, cikli i karbonit 🌿, cikli i azotit ☁️ dhe më shumë!
Me kreativitet, punë në grup dhe shumë përkushtim 🤝🎨, ata na treguan sa e bukur dhe e ndërlidhur është natyra me shkencën!🌱🧪

🌍📚 Dita e Gjuhëve të Huaja në shkollën tonë!Sot, nxënësit sollën ngjyrat, kulturat dhe bukurinë e gjuhëve të ndryshme ng...
27/09/2025

🌍📚 Dita e Gjuhëve të Huaja në shkollën tonë!
Sot, nxënësit sollën ngjyrat, kulturat dhe bukurinë e gjuhëve të ndryshme nga e gjithë bota! 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧
Me këngë, poezi, prezantime kulturore dhe shumë buzëqeshje, kremtuam rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të huaja dhe të kuptuarit mes kulturave 🌐❤️

🏃‍♂️🏃‍♀️   – Aktivitet Sportiv në Tiranë! 🏅🎽Nxënësit tanë morën pjesë sot në aktivitetin sportiv  , së bashku me nxënës ...
23/09/2025

🏃‍♂️🏃‍♀️ – Aktivitet Sportiv në Tiranë! 🏅🎽
Nxënësit tanë morën pjesë sot në aktivitetin sportiv , së bashku me nxënës nga shkolla të ndryshme të Tiranës! 🙌🎉
Me shumë energji, bashkëpunim dhe frymë pozitive, ata treguan vlerat e sportit dhe rëndësinë e një jetese aktive dhe të shëndetshme! 💪🌟

“Edhe unë votoj!” 🗳️
Nën udhëheqjen e mësueses Erilda Afsal 👩‍🏫, nxënësit zhvilluan një projekt ndërgjegjësimi mbi të dr...
09/05/2025

“Edhe unë votoj!” 🗳️
Nën udhëheqjen e mësueses Erilda Afsal 👩‍🏫, nxënësit zhvilluan një projekt ndërgjegjësimi mbi të drejtën qytetare për të votuar .
Ky projekt edukativ synoi të rrisë ndjeshmërinë dhe përfshirjen qytetare te të rinjtë ✨, duke u mbyllur me një proces votimi simbolik ku secili nxënës shprehu lirshëm mendimin e tij ✅.
Një hap i vogël drejt formimit të qytetarëve të ndërgjegjshëm të së ardhmes 🌱.
 🗳️

🌍💧 Metodat e Menaxhimit te Burimeve Natyrore .Në këtë orë projekti  nxënësit e klasës së 10 shqyrtuan metodat e menaxhim...
15/04/2025

🌍💧 Metodat e Menaxhimit te Burimeve Natyrore .Në këtë orë projekti nxënësit e klasës së 10 shqyrtuan metodat e menaxhimit të burimeve natyrore dhe ndikimin e kimisë në këtë proces.
🏞️ Burimet natyrore si uji💧ajri dhe energjia janë themeli i jetës, por përdorimi i tepruar i tyre mund të çojë në dëmtime të mjedisit dhe pasojat që mund të jenë të pakthyeshme. 🌱
Kimi luan një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen e këtyre burimeve:
🔬 Riciklimi kimik mund të ndihmojë në pastrimin e mbetjeve dhe në ripërdorimin e materialeve të ndryshme.
🌞 Përdorimi i burimeve të ripërtërishme, si energjia diellore dhe e erës, është një alternativë më e pastër dhe e qëndrueshme.
💨 Trajtimi i ujit dhe ajrit përmes metodave kimike mund të na ndihmojë të reduktojmë ndotjen dhe të sigurojmë ujë të pastër për brezat që vijnë.

Gjimnazi ynë, me mbështetje nga Bashkia e Tiranës 🏫ka realizuar një projekt  për mbjelljen e pemëve, 🌳🌳duke kontribuar n...
21/03/2025

Gjimnazi ynë, me mbështetje nga Bashkia e Tiranës 🏫ka realizuar një projekt për mbjelljen e pemëve, 🌳🌳duke kontribuar në gjelbërimin dhe zbukurimin e mjedisit shkollor. 🌳🪴Kjo iniciativë ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit 🌬️dhe krijimin e një ambienti më të këndshëm për nxënësit, 👩‍🎓🧑🏻‍🎓duke siguruar një atmosferë më të shëndetshme dhe të bukur. Ky projekt është realizuar gjithashtu në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, 🌱duke forcuar angazhimin për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.🪴👏🏻

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Sevasti Qiriazi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjimnazi "Sevasti Qiriazi":

Share

Category