Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është një institucion nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, mori pjesë në konferencën rajonale të Këshillit të Evropës kushtua...
18/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, mori pjesë në konferencën rajonale të Këshillit të Evropës kushtuar rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të privuar nga liria në rrezik radikalizimi.

Gjatë konferencës u diskutuan strategjitë dhe praktikat e mira të vendeve të Ballkanit Perëndimor në monitorimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e kësaj kategorie, si dhe progresi i arritur në kuadër të projektit rajonal dhe sfidat aktuale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë aktivitet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndau përvojën dhe rezultatet e saj në menaxhimin dhe trajtimin dinjitoz të personave të privuar nga liria, me fokus respektimin e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e balancës ndërmjet sigurisë dhe trajtimit human në ekzekutimin e vendimeve penale.

  Toni Gogu
18/06/2026

Toni Gogu

Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve.
Ligji për dhënien e amnistisë u miratua me 84 vota pro.
Ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji.
Shteti duhet të dijë të ndëshkojë kur është e nevojshme.
Por duhet të dijë edhe të njohë momentin kur ndëshkimi e ka përmbushur qëllimin e vet.
Ky është kuptimi i vendimit të sotëm.

18/06/2026

Toni Gogu

Vizitë inspektuese e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në IEVP Reç. Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Repub...
16/06/2026

Vizitë inspektuese e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në IEVP Reç.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zhvilloi një vizitë inspektuese në IEVP Reç, në kuadër të ushtrimit të funksionit mbikëqyrës mbi institucionet e sistemit penitenciar.

Gjatë vizitës, anëtarët e Komisionit u njohën me organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe u informuan mbi kushtet e akomodimit, aktivitetet rehabilituese dhe masat e ndërmarra për garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimin e standardeve të trajtimit të personave të privuar nga liria.

Vizita u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe transparencës, me fokus vlerësimin e praktikave të punës dhe kushteve të ofruara në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e sistemit penitenciar.

16/06/2026

Toni Gogu

FOKUSI I JAVËS 📸
14/06/2026

FOKUSI I JAVËS 📸

   Edi Rama
14/06/2026

Edi Rama

NUK E NJOH YLL LIMANIN.

Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës.

Fakti është se po bie pak e nga pak histeria ndërkombëtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnjë lidhje me natyrën e Shqipërisë, me Zvërnecin a me flamingot e Nartës, por ushqehet nga kundërshtira ideologjike të sojsoshme, ku padyshim kundërshtia ndaj Presidentit amerikan është kryesorja fare - se ndryshe dyshoj shumë që një ndërkombëtar i vetëm do të merrej me një projekt zhvillimi turistik në Shqipëri. E s’ka si ndodh ndryshe, do bjerë pak e nga pak, sepse Shqipëria është një shesh shumë i vogël për përsheshin global anti-Trump!

Por nga ana tjetër po ngrihet përditë e më shumë një dallgë dhune verbale, plot presion, vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, që nga thirrjet rrugëve “çohuni nga kafja” se medemek atdheu ju thërret, tek thirrjet për të bllokuar rrugë se medemek kush do të bëjë punë të tjera duhet detyruar të merret me punën atdhetare të bulevardit, e deri tek një histeri intimiduese online në emër të atdheut që s’ka asnjë lidhje me elegancën e me paqen e flamingove!

Historia na ka treguar më shumë se sa njëherë dhe më shpesh se sa në një kohë, që kjo është pikërisht forma se si janë shfaqur historikisht shumë lëvizje të cilat më pas janë shndërruar në shembëlltyra të organizuara të intolerancës politike e sociale. Jo duke bindur me argumente logjikë, por duke u imponuar me presion pseudo- moral. Jo duke respektuar të drejtën e tjetrit për të menduar ndryshe, por duke e shpallur tradhtar, të sh*tur, armik të popullit apo bashkëpunëtor të së keqes këdo që nuk i nënshtrohet thirrjes pseudo-atdhetare.

Me auto-sugjestionin se vetëm një grup njerëzish zotëron të vërtetën absolute, ushqehet përçmimi ndaj shumicës që nuk bashkohet me ta dhe mbështetet ideja e ligë, se ata që nuk protestojnë duhen turpëruar, izoluar, penguar apo deri edhe largqoftë, dhunuar fizikisht derisa të detyrohen të zgjedhin anë. Dhe kështu demokracia nuk merr më shumë frymë, po fillon të humbasë pulsin e saj.

Asnjë lëvizje ekstremiste nuk nis duke marrë pushtetin me forcë, po duke pretenduar se vetëm ajo e përfaqëson kombin, vetëm ajo e dëgjon zërin e popullit dhe vetëm ajo ka të drejtën morale për të vendosur në emër të popullit se kush është patriot e kush jo.

Në Itali, skuadronet e zeza të Musolinit u shfaqën duke intimiduar kundërshtarët në rrugë para se të pushtonin institucionet - kush ecte në punën e tij ishte shënjestra e tyre e preferuar. Në Gjermani, militantët nazistë krijuan rrugëve një klimë frike e presioni shoqëror, kohë përpara se të fitonin pushtetin - çohuni nga kafja ishte ulërima e tyre e preferuar. Në Greqi, Agimi i Artë u ngrit mbi të njëjtën frymë përjashtuese, agresive dhe nacionaliste, duke ushqyer ndasi, urrejtje dhe presion ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohej hajvanllëkut të vet pseudo-patriotik, për “Greqinë që duhet të ishte vetëm e grekëve”!

“Ne jemi populli i vërtetë” dhe kush s’është me ne është “armiku i popullit”, është formula që i paraprin pasojave të rënda politike e shoqërore, kur kjo formulë përqafohet nga një grupim njerëzish me fjalor të kufizuar, po me mëri të shfrenuar.

Dhe këtu nuk është aspak fjala se kush proteston sot duhet etiketuar me vrap si neo-fashist, kurrësesi jo, sepse shumëkush nga ushtruesit e dhunës online as nuk e di fare se çfarë bën! Por fjala është tek fakti se kush dhunon online ata që nuk rreshtohen me protestën, e që janë padiskutim shumica e popullit shqiptar (edhe përtej shumicës që mbështet qeverinë e Partisë Socialiste), jo vetëm nuk e bën Shqipërinë më të mirë po godet mu aty ku Shqipëria ka pikën e vet më të fortë, refuzimin e saj organik ndaj frymës nacional-socialiste apo neo-komuniste, prej të cilave shqiptarët kanë parë picirrin e zi dhe të cilat kanë bashkuar në bulevard edhe ekstremet politike të shqiptarizmës së shtirur, nga llapaqorrat tek qorrallapat pa harruar grusht-shtetasit e lodhur të 1998-ës apo të ardhurit nga treva të tjera shqiptare për të mbrojtur Shqipërinë Etnike nga investimet e huaja!

Prandaj diskutimi nuk është aspak nëse dikush proteston apo jo. Protesta është e drejtë demokratike dhe duhet respektuar gjithmonë; shumica qeverisëse e Partisë Socialiste e ka respektin për protestën një ndër plot arritjet demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e saj. Por po ashtu, e drejta e fjalës është më e rëndësishme se sa përmbajtja e fjalëve dhe kur protesta nxjerr si hije të vetën pretendimin se kush nuk proteston është më pak qytetar, më pak patriot apo më pak shqiptar, atëherë demokracia nuk rrezikohet nga lart po nga poshtë.

Dhe historia na ka mësuar më shumë se sa një herë, që kur dialogu zëvendësohet nga anatema, argumenti nga sharja dhe bindja nga frikësimi, e kur turma merr kot duke i dhënë vetes të drejtën të vendosë kush ka të drejtë të flasë e kush jo, përfundimi nuk është kurrë liria po fundi i saj. Nga kjo frymë Shqipëria vetëm humbet, ekonomia vetëm tkurret, investimet vetëm largohen dhe e ardhmja vetëm mjegullohet.

Por ky popull nuk ka ardhur deri këtu për t’u kthyer mbrapa atje ku ishte, po për t’u ngjitur më lart. Pa frikë nga lartësia ku s’ka qenë kurrë, po me bindjen që çfarë e ka penguar në shekuj të arrijë aty, nuk ka për ta penguar dot më! Dhe me vendosmërinë për t’ia dalë deri në fund këtë herë, edhe sikur të tërë djajtë të bëhen bashkë për t’ia punuar, siç ia kanë punuar jo njëherë në historinë e vet të dhimbshme🇦🇱🦅🇪🇺

13/06/2026

SISTEMI PENITENCIAR — JAVA 06–13 QERSHOR 2026

Gjatë javës 06–13 qershor 2026, sistemi penitenciar shqiptar administroi 4,789 persona të dënuar dhe të paraburgosur, nga një kapacitet i autorizuar prej 5,292 vendesh.

Siguria institucionale

Gjatë javës u zhvilluan 11 inspektime sigurie, 1 auditim, 2 inspektime administrative dhe 29 kontrolle për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara.

Si rezultat, u sekuestruan 8 telefona celularë dhe 1 pajisje elektronike.

Shërbimet administrative

• 5,300 vërtetime të gjendjes gjyqësore të prodhuara nëpërmjet portalit e-Albania
• 18 leje shpërblyese të miratuara
• 10 transferime të personave të privuar nga liria
• 573 shoqërime për seanca gjyqësore, ekzaminime mjekësore dhe procedura të tjera ligjore

Rehabilitimi dhe riintegrimi

• 353 të dënuar të punësuar brenda institucioneve penitenciare
• 134 të dënuar që vijojnë procesin e arsimimit
• 338 pjesëmarrës në programe terapeutike dhe rehabilitimi
• 150 persona të përfshirë në kurse profesionale
• 18 aktivitete edukative, kulturore dhe sociale me pjesmarrjen e 285 te burgosur.

Të dhënat e kësaj jave janë pjesë e raportimit periodik të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në zbatim të standardeve të CPT-së dhe Planit të Veprimit për Kapitullin 23 të acquis-it të BE-së.

13/06/2026

Mbështetja e familjes, një faktor kyç në rrugëtimin e të dënuarve drejt riintegrimit dhe një fillimi të ri.

12/06/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Në lidhje me materialin e publikuar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një ambient i paraqitur në video si luksoz ndodhet në IEVP Peqin dhe përdoret nga një i dënuar sqarojmë opinionin publik se, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nga data 30 prill 2026 e në vijim nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë ambient i tillë në IEVP Peqin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e hapur ndaj çdo verifikimi institucional dhe fton mediat, gazetarët dhe çdo person që disponon informacion shtesë mbi rastin të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të fakteve.

Informimi i publikut mbi çështje me interes të lartë duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara dhe në paraqitjen e saktë të rrethanave të çdo rasti.

Address

Rruga "Zef Serembe", Tufinë
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Share