04/06/2026
đź–¤I paharruar kujtimi i tij
💔🖤 Gjatë një operacioni të vështirë dhe plot guxim për kapjen e një personi të shumëkërkuar, i cili prej vitesh i fshihej drejtësisë në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte mundur t’u shpëtonte rrethimeve të forcave të rendit, efektivi i Policisë së Shtetit Enea Mekolli ka rënë në krye të detyrës dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Autori, pasi hapi zjarr ndaj forcave të policisë, mbeti i plagosur dhe u vu në pranga.
Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.
Përulemi me respekt dhe mirënjohje para sakrificës së dëshmorit të Atdheut. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe urimet për shërim sa më të shpejtë për efektivin e plagosur🇦🇱 Drejtësia duhet të veprojë me forcën maksimale ndaj autorit, ndërsa mirënjohja dhe respekti ynë shkon për Policinë e Shtetit, e cila çdo ditë përballet me rrezikun në shërbim të qytetarëve dhe ligjit🙏
©️📸 AI