04/11/2025
📍 Shkodër | 29 Tetor 2025
U zhvillua takimi i rradhës i Grupit të Punës në kuadër të projektit SMARTMOBAIR, i financuar nga programi IPA ADRION, organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër.
Instituti i Transportit mori pjesë si partner teknik për të mbështetur prezantimin e versionit të përditësuar të veprimit pilot, që parashikon përdorimin e sistemit automatik të numërimit të pasagjerëve (APC) dhe pajisjeve GPS në një linjë të transportit publik urban të Shkodrës.
🔹 Qëllimi i këtij veprimi pilot është mbledhja dhe analiza e të dhënave reale për përmirësimin e planifikimit dhe menaxhimit të transportit publik.
🔹 Në takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Shkodër, operatorë të transportit, si dhe aktorë lokalë institucionalë e teknikë, të cilët ndanë komente e sugjerime për fazat e mëtejshme të zbatimit.
Ky veprim pilot përbën një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të të dhënave dhe teknologjisë në planifikimin e mobilitetit të qëndrueshëm.