Departamenti Brain Gain Partia Demokratike

Departamenti Brain Gain Partia Demokratike Frytet e mendjes tonë t’ua kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer Departamenti Brain Gain i Partisë Demokratike vjen si një risi në politikën shqiptare.

Misioni i tij mund të përmblidhet në fjalinë: “Frutet e mendjes tonë t’ua kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer”. Që ky mision të përmbushet, departamenti mbështetet në tre shtylla. Ai duhet të :
1. identifikoj dhe sensibilizoj brenda një rrjeti potencialin më të mirë shqiptar kudo në botë (një rrjet që jeton)
2. mundësoj dhe lehtësoj angazhimin e këtij potenciali brenda Partisë Demokratike (një rrj

et që vepron)
3. përgatis kuadrin ligjor për institucionalizimin e programeve të ekselencës drejt shtetit (një rrjet që zgjat)
Potenciali më i mirë shqiptar përbëhet nga personat që për shkak të arsimit apo eksperiencave të tyre profesionale kanë përfituar një ekspertizë të lartë dhe të dobishme në fusha të caktuara.

02/06/2026

📺 Anëtari i departamentit, Alessandro Xhufi, i ftuar në emisionin “Terminal” me gazetaren Aurora Sulçe, në A2 CNN.

Ndër të tjera, Xhufi foli për hapësirat që Partia Demokratike u ofron të rinjve, si edhe për arsyet pse Partia Demokratike mbetet ende sot zgjedhja e çdo njeriu me vlera, parime dhe bindje të djathta.

Ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë.

https://youtu.be/AkAy7zCQZCU?si=bbAV90TmaM-z6P2Z

Departamenti Brain Gain 🧠💡

01/06/2026

📺 Anëtari i departamentit, Andi Mustafaj, i ftuar në Kafe Shqeto me gazetarin Flavio Qarri, në Syri TV.

Mustafaj trajtoi rolin e diasporës përmes filozofisë “Brain Gain”, duke theksuar potencialin e saj në aspektin politik, administrativ dhe ekonomik.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë:
https://youtu.be/N-IFAPcEfKc

Departamenti Brain Gain 🧠💡

🗣️ Laboratori i Ideve “Reforma territoriale: Efikasitet apo instrument politik? Një analizë krahasuese Shqipëri-Danimark...
28/05/2026

🗣️ Laboratori i Ideve

“Reforma territoriale: Efikasitet apo instrument politik? Një analizë krahasuese Shqipëri-Danimarkë”

Ndryshe nga Shqipëria, ku reformat territoriale shpesh shihen si mjete për prapaskena elektorale, modeli i Danimarkës dëshmon se suksesi vjen nga decentralizimi real dhe autonomia financiare.

Në këtë analizë krahasuese, parashtrohet se riorganizimi ynë nuk duhet të jetë një proces arbitrar apo thjesht aritmetikë numrash. Ai duhet të bazohet në kapacitete të vërteta vetëfinancimi, konsensus dhe gjithëpërfshirje të specialistëve, harmonizim me identitetin lokal dhe trashëgiminë historike.

Suksesi i qëndrueshëm kërkon efikasitet ekonomik dhe legjitimitet demokratik, jo llogari politike.

Ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë shkruar nga Blerim Vakaj.

https://braingain.pd.al/sq/reforma-territoriale-efikasitet-apo-instrument-politik-nje-analize-krahasuese-shqiperi-danimarke/

Departamenti Brain Gain 🧠💡

27/05/2026

📣 Fjala e anëtarit të departamentit, Fransua Mato, në tryezën mbi sigurinë dhe rendin në Shqipëri

📊 Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave. Edhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit.

💵 Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik ta ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional.

Ju ftojmë të ndiqni fjalën e plotë.

Departamenti Brain Gain 🧠💡

E kishim paralajmëruar tek ATA THYHEN!Rilindja e Edi Ramës ka krijuar prej vitesh një mekanizëm të rrezikshëm: përgjegjë...
26/05/2026

E kishim paralajmëruar tek ATA THYHEN!

Rilindja e Edi Ramës ka krijuar prej vitesh një mekanizëm të rrezikshëm: përgjegjësia mbetet individuale vetëm në letër, ndërsa përfitimi politik mbetet kolektiv dhe partiak.

Pikërisht këtë kemi paralajmëruar tek manuali ‘Ne mundim: Ata Thyhen’, në kapitullin “Përgjegjësia është personale”, ku kemi argumentuar se Edi Rama dhe Partia Socialiste e përdorin individin si mburojë të përkohshme për të shpëtuar strukturën politike që ka përfituar prej tij.

Kur zyrtari bie, partia nuk bie bashkë me të. Përkundrazi, ajo ruan mandatin, pushtetin dhe përfitimin politik, ndërsa fajin ia faturon vetëm individit. Aq më pak lideri dhe arkitekti i këtij sistemi.

Rasti i Jurgis Çyrbja është ilustrimi më i qartë i kësaj logjike.

Një mandat që sipas vetë akuzave u sigurua përmes krimit dhe blerjes së votës, nuk u kthye tek qytetarët, por mbeti në duart e së njëjtës forcë politike që përfitoi prej tij dhe votave të siguruara nga makineria që i qëndronte pas.

Sot, në vend të distancimit moral e politik, kemi një dekorim të heshtur të kësaj kulture pandëshkueshmërie. Dekorimi i Çyrbjes është konfirmimi i këtij realiteti që ne përshkruajmë në këtë kapitull.

Citimi i argumentit në manualin ‘Ne mundim: Ata Thyhen’:

“Përgjegjësia është individuale”/Argumenti 2

Përgjegjësia nuk mund të jetë individuale, ndërsa pozicioni politik vazhdon.
Së pari, deputetët, ish-ministrat, ministrat dhe të tjerë zyrtarë të lartë, kur bien në duart e drejtësisë duke u larguar nga funksioni i tyre politik, ata zëvendësohen. Më së shumti në rastin e deputetëve, individi largohet, ndërsa mandati i deputetit mbetet, duke u pasuar tek pasardhësi në listën e partisë për atë qark (ose zonë, qytet, etj). Kjo është një tjetër arsye thelbësore përse përgjegjësia nuk mund të jetë personale ndërsa individi i inkriminuar përfaqëson një detyrë politike, e cila pasohet tek kolegu/bashkëpunëtori i tij.

Së dyti, përdorimi i lidhjeve të krimit për përfitimin e drejtpërdrejtë të funksionit të deputetit, në disa raste (rasti i deputetit Çyrbja) i kanë mundësuar marrjen e pozicionit politik dhe statusit të deputetit. Për rrjedhojë, përgjegjësia për një vepër penale, e cila ka shërbyer si garantuese e promovimit në partinë politike të të akuzuarit, ka peshë të mirëfilltë politike.”

Manuali i plotë :
https://braingain.pd.al/sq/ata-thyhen/

Departamenti Brain Gain 🧠💡

26/05/2026

📣 Fjala e anëtarit të departamentit, Marjan Geci, gjatë Foltores

🇦🇱 Mbi 1.1 milionë shqiptarë janë larguar. Shtatë qarqe janë me lindshmëri negative. Familjet përballen me mjerim ekonomik, me arsim të dobësuar, me shëndetësi të rrënuar dhe me pasiguri për jetën e pronën. Dhe pastaj pyesin pse ikin njerëzit. Por ka ende një shpresë dhe kjo shpresë jemi ne.

🔵 Propaganda do që ne të dorëzohemi, do që të heshtim, do që të largohemi nga hapësira publike për t'ia lënë Shqipërinë atyre që na kanë marrë peng. Por ne nuk dorëzohemi. Do t'ia dalim me vizionin tonë, me alternativën tonë dhe me besimin tonë për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal. Në një vend ku qytetari respektohet, ku familja jeton me dinjitet, ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen.

Ju ftojmë te ndiqni fjalën e plotë.

Departamenti Brain Gain 🧠💡

🗣️ Laboratori i Ideve “Reforma territoriale: Dështimet, sfidat dhe domosdoshmëritë e zgjidhjes”Reforma territoriale nuk ...
25/05/2026

🗣️ Laboratori i Ideve

“Reforma territoriale: Dështimet, sfidat dhe domosdoshmëritë e zgjidhjes”

Reforma territoriale nuk ndryshoi vetëm hartën administrative të Shqipërisë. Ajo ndryshoi jetën në shumë zona rurale, solli shpopullim, largim të shërbimeve dhe dobësim të përfaqësimit lokal. Sepse, siç rezulton, bashkimi i njësive në letër nuk i bashkon automatikisht edhe njerëzit.

Ky artikull sjell gjetje dhe reflektime mbi pasojat e reformës pas vitit 2015, duke ngritur nevojën për një model të ri të organizimit vendor: një model që i shërben qytetarit, ruan identitetin lokal dhe krijon kushte reale për zhvillim, investim dhe mirëqenie sociale.

Ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë shkruar nga Juljan Ali.

https://braingain.pd.al/sq/reforma-territoriale-deshtimet-sfidat-dhe-domosdoshmerite-e-zgjidhjes/

Departamenti Brain Gain 🧠💡

24/05/2026

📣 Fjala e anëtarit të departamentit, Marjani Geci, në tryezën mbi sigurinë dhe rendin në Shqipëri.

👮🏻‍♂️ Shqipëria ka nevojë për një model tjetër sigurie. Së pari, një model ku policia dhe organet e rendit maten me rezultate reale: parandalim, besim publik, zgjidhje denoncimesh, sekuestrim pasurish kriminale, ndërprerje kanalesh financimi dhe jo thjesht me numrin e aksioneve. Modele si CompStat në qytete amerikane treguan se policia mund të drejtohet përmes të dhënave, hartëzimit të krimit, përgjegjësisë së drejtuesve lokalë dhe reagimit të shpejtë aty ku problemi lind, jo vetëm aty ku shpërthen.

Së dyti, lufta ndaj krimit të organizuar duhet të ndjekë parimin që Italia përdori kundër mafias: jo vetëm arrestimi i njerëzve, por goditja e pasurisë, rrjeteve, financimit dhe aftësisë së krimit për t’u riprodhuar në ekonomi, ndërtim, tendera, lokale, porte dhe politikë. Krimi nuk mposhtet kur i pritet një degë. Mposhtet kur i priten paratë, mbrojtja dhe oksigjeni institucional.

Ju ftojmë të ndiqni fjalën e plotë.

Departamenti Brain Gain 🧠💡

Ju ftojmë të njiheni me anëtarët e departamentit Brain Gain! 🧠🎓📜✨💼 Fransua Mato është diplomuar në ‘Project Management’ ...
23/05/2026

Ju ftojmë të njiheni me anëtarët e departamentit Brain Gain! 🧠🎓📜✨

💼 Fransua Mato është diplomuar në ‘Project Management’ me rezultate të shkëlqyera dhe aktualisht ushtron funksionin e menaxherit të projekteve në sektorin e ndërtimit në New York City, në kuadër të programeve të zhvilluara nga NYCHA (New York City Housing Authority).

🏢 Në të njëjtën kohë, ai është edhe drejtues i një biznesi ndërtimi që operon në New Jersey dhe New York, i cili ofron shërbime profesionale në menaxhimin dhe realizimin e projekteve ndërtimore. Gjithashtu, ai ushtron aktivitet si agjent i pasurive të paluajtshme, duke bashkëpunuar me komunitetin dhe investitorë të ndryshëm për zhvillimin e projekteve të reja.

Këto angazhime të ndërthurura e kanë pajisur me aftësi të qëndrueshme në menaxhim operacional, vendimmarrje strategjike, komunikim institucional dhe ndërtim marrëdhëniesh profesionale me struktura administrative dhe komunitare.

Departamenti Brain Gain 🧠💡

🗣️ Laboratori i Ideve“Decentralizimi i tradhtuar: nga bashkitë tek pashallëku modern”🇦🇱 Përmes reformës territoriale të ...
22/05/2026

🗣️ Laboratori i Ideve

“Decentralizimi i tradhtuar: nga bashkitë tek pashallëku modern”

🇦🇱 Përmes reformës territoriale të vitit 2015, Partia Socialiste arriti të centralizojë sistemin vendor, duke vënë në rrezik komunitetet më të vogla dhe trupat ndërmjetës. Pasojat shihen qartë: fshatra të zbrazura, shkolla dhe spitale të mbyllura, si dhe institucione gjithnjë e më larg qytetarit.

Partia Demokratike duhet të kuptojë se bashkia nuk ka vetëm një funksion administrativ, por edhe simbolik, të lidhur me historinë, trashëgiminë dhe identitetin e komunitetit. Për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë për decentralizim real, me më shumë autonomi vendimmarrëse dhe ekonomike për bashkitë dhe njësitë vendore.

Ky duhet të jetë drejtimi ynë, sepse e djathta nuk mund të pranojë vizionin materialist të së majtës, e cila zëvendëson komunitetet dhe trashëgiminë historike me një shtet gjithnjë e më të centralizuar.

Ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë shkruar nga Alessandro Xhufi.

https://braingain.pd.al/sq/decentralizimi-i-tradhtuar-nga-bashkite-tek-pashalleku-modern/

Departamenti Brain Gain 🧠💡

Address

Partia Demokratike, Bulevardi Zhan Dark , Nr 11
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti Brain Gain Partia Demokratike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share