12/06/2026
Ikonë - Shën Andoni dhe Shën Eftimiu
Periudha: Mesjeta e Hershme
Përmasat: 40 x 28 cm
Ikona paraqet Shën Andonin dhe Shën Eftimiun, dy figura të rëndësishme të traditës monastike të krishterë, të paraqitura në qëndrim ballor mbi sfond të artë. Të dy shenjtorët mbajnë pergamena me mbishkrime, ndërsa aureolat e incizuara dhe veshjet me elemente dekorative janë karakteristike të ikonografisë kishtare.
Ikona paraqet shenja vjetërsie dhe dëmtime të lehta në shtresën piktorike, veçanërisht përgjatë skajeve dhe në disa pjesë të sipërfaqes.
Objekti rezulton i vjedhur nga Kisha e Shën Mërisë (Katedrale), në lagjen Kala të qytetit të Beratit dhe vazhdon të figurojë në listën e pasurive kulturore të kërkuara.
-----------------------------------------------------------------------------
Saint Anthony and Saint Euthymius Icon
Period: Early Middle Ages
Dimensions: 40 × 28 cm
The icon depicts Saint Anthony and Saint Euthymius, two important figures of the Christian monastic tradition, shown frontally against a gold background. Both saints hold inscribed scrolls, while their incised halos and garments decorated with ornamental elements are characteristic features of ecclesiastical iconography.
The icon shows signs of age and minor losses to the painted surface, particularly along the edges and in several areas of the composition.
The object was stolen from the Cathedral Church of Saint Mary in the Kala quarter of the city of Berat and is still listed as a missing cultural heritage object.