Njësia Administrative 6

Njësia Administrative 6 Faqja zyrtare e Njësisë Administrative Nr.6-Bashkia Tiranë

🇦🇱 5 SHTATOR – SHËNJTËRIMI I NËNË TEREZËSMe krenari dhe mirënjohje kujtojmë sot Shën Terezën, simbolin e dashurisë, paqe...
05/09/2026

🇦🇱 5 SHTATOR – SHËNJTËRIMI I NËNË TEREZËS

Me krenari dhe mirënjohje kujtojmë sot Shën Terezën, simbolin e dashurisë, paqes dhe humanizmit.

🕊️ Një emër shqiptar që i përket mbarë botës.

01/09/2026

Një investim jetik për komunitetin tonë në Kombinat po merr jetë çdo ditë e më shumë! 🏫

Shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” (rruga “Haki Stërmilli”) po shndërrohet në një shtëpi të re dije për 960 nxënës, me kushte bashkëkohore, klasa moderne dhe ambiente sportive që i japin fund mësimit me dy turne. 📚✨

Përmes hapësirave të reja dhe shtrirjes së programit “Pas Shkolle”, fëmijët tanë do të kenë një ambient të sigurt për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar talentet e tyre. 🎨🎤
Një standard i ri për arsimin dhe për fëmijët e Kombinatit! 🇦🇱🇪🇺

📢 NJOFTIMNjoftohen të gjithë qytetarët e listës bashkëlidhur se janë shpallur fitues të fazës së parë të programit socia...
01/09/2026

📢 NJOFTIM

Njoftohen të gjithë qytetarët e listës bashkëlidhur se janë shpallur fitues të fazës së parë të programit social të strehimit “Subvencionimi i Qirasë” për muajin Gusht 2026. 👨‍👩‍👧‍👦🏠

✅ Qytetarët fitues duhet të paraqiten pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, në Bashkinë Tiranë, për dorëzimin e dokumentacionit përkatës në periudhën:

📅 31.08.2026 - 14.09.2026

📌 Ju lutemi të respektoni afatin e përcaktuar për dorëzimin e dokumentacionit.

📢 NJOFTIMDrejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë njofton se ditën e Enjte, datë 03.09.2026, or...
01/09/2026

📢 NJOFTIM

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë njofton se ditën e Enjte, datë 03.09.2026, ora 10:00, në Shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, do të zhvillojë një dëgjesë publike me qytetarët e Njësisë Administrative Nr. 6.

Gjatë aktivitetit do të ofrohen:

🔹 Këshillim ligjor falas
🔹 Ndihmë për aplikimin për ndihmë juridike parësore dhe dytësore
🔹 Ndihmë dhe përfaqësim në Gjykatë

📍 Ju mirëpresim!

27/08/2026
📢 NJOFTIM PËR QYTETARËTPër familjet/individët e mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore (tërmetit të 26 Nënt...
26/08/2026

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT
Për familjet/individët e mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore (tërmetit të 26 Nëntor 2019) dhe trajtimin me bonus qiraje

Në bazë të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 78, datë 28.07.2026 “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 5, datë 22.01.2026”, njoftohen të gjithë qytetarët përfitues se duhet të dorëzojnë pranë zyrave tona dokumentacionin përkatës brenda afateve të përcaktuara.
📄 Dokumentacioni i kërkuar për depozitim:
✔️ Formulari i Strehimit (sipas Aneksit nr. 1, bashkëlidhur vendimit).
✔️ Certifikatë familjare e datës 29.01.2026.
✔️ Dokument identifikimi (fotokopje ID-së).
✔️ Kontratë qiraje noteriale (ose kontratë qiraje sipas dispozitave të kodit civil). Në mungesë të tyre, dorëzohet një deklaratë noteriale ku përcaktohet adresa e saktë e vendbanimit dhe deklarohet se bonus i qirasë përdoret ekskluzivisht për mbulimin e shpenzimeve të qirasë për atë banesë.

⚠️ Kujdes: Subjektet e përcaktuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin në zyrat e Njësisë Administrative Nr. 6, ku do të kryhet verifikimi nëse qytetarët jetojnë në banesën e deklaruar dhe plotësojnë kushtet për vijimin e pagesës së qirasë.

🧹💪🌿 Çdo ditë punë konkrete në terren nga ekipi i "Punëtorëve të Qytetit"!📍 Rruga "Frang Bardhi", Njësia Administrative N...
25/08/2026

🧹💪🌿 Çdo ditë punë konkrete në terren nga ekipi i "Punëtorëve të Qytetit"!

📍 Rruga "Frang Bardhi", Njësia Administrative Nr. 6

"Punëtorët e Qytetit" vijojnë punën për pastrimin dhe evadimin e mbetjeve të hedhura gabimisht në hapësirat publike. 🚛♻️

Hapësirat publike na përkasin të gjithëve! 🛑 Stop ndotjes!

Denonconi çdo rast të hedhjes së mbetjeve pranë Policisë Bashkiake:
📞 +355 4 241 9465
📞 068 950 0030

24/08/2026
Mirënjohje për DPPGJ-në dhe punonjësit e qytetit për ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit në Kopshtin Nr. 27 në Një...
24/08/2026

Mirënjohje për DPPGJ-në dhe punonjësit e qytetit për ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit në Kopshtin Nr. 27 në Njësinë nr.6 🌳✂️ Faleminderit për përkushtimin e përditshëm për hapësira më të pastra për fëmijët tanë. 🟢🤝

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📚🖋️Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë – viti shkollor 2026-2027Të nderuar pri...
19/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📚🖋️

Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë – viti shkollor 2026-2027

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë se procesi i regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe të dhjetë do të zhvillohet nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026.

✅ Aplikimi bëhet online, në platformën e-Albania, nëpërmjet llogarisë suaj personale.

📌 Ju lutemi mos e lini regjistrimin në ditët e fundit, në mënyrë që fëmija juaj të sigurojë vendin në kohë.

Address

Sheshi "Garibaldi"
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative 6 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share