Revolucion Tirana

Revolucion Tirana Kjo faqe i shërben organizimit të rezistencës së klasës së shtypur kundra klasës shtypëse. Kontakto. Le të organizohemi.

Të kundergodasim dhe pse jo, të fitojmë. ✊❤😘

10/05/2025

Përpjekja e dëshpëruar e KM për të shpërqendruar punëtorët shqiptarë nga zgjedhjet e nesërme me një cirk biçikletash prej 7 milionë eurosh Giro d’Italia - është kulmi I spektaklit borgjez. Perpiqen te përhapin iluzionin e progresit, duke shpresuar se askush nuk i vëren dështimet e tyre. Vetë gara ishte një farsë: çiklistët shmangin krateret ne rruge si votuesit që shmangin premtimet boshe, duke vërtetuar edhe një herë se nën kapitalizëm, edhe sportet janë vetëm mjete PR për klasën sunduese.

Organizojnë një ngjarje ndërkombëtare vezulluese pak para zgjedhjeve për të prodhuar sadopak pranim dhe hutim. Finalja e madhe e Giro-s në Vlorë prape mashtrim i madh, ndërsa media ngre lart biçikletat dhe injoron garën e vërtetë: luftën e klasave. Sikur rrugët të ishin po aq të lëmuara sa propaganda e Rilindjes, do shkonim diku. Por jo, punëtorët marrin pak cirk, elita bën një foto dhe revolucioni shtyhet përsëri. ✊🏽❤️

Elon Musk. Taylor Swift. Shohei Ohtani. Leo Messi. Edhe Fauci dhe Gates! Këta janë "heronjtë" tanë.E dinim se kishim nev...
27/12/2024

Elon Musk. Taylor Swift. Shohei Ohtani. Leo Messi. Edhe Fauci dhe Gates! Këta janë "heronjtë" tanë.

E dinim se kishim nevojë për heronj. Në mënyrë të dëshpëruar. Për dekada të tëra, bota iu lut dikujt që t'a ndihmonte- jo një miliarder apo një fytyrë (gjoja) të bukur në kopertinën e një reviste. Donald Trump u krijua për të mbushur këtë boshllëk. Heroi i klasës punëtore. Njeriu i zakonshëm. Absurde. Ne kishim nevojë për një figurë prej mishi e gjaku, një njeri.

Njihuni me Luigi Mangione. Ai nuk ishte i famshëm. Ai nuk donte t'ju shiste asgjë. Ai nuk donte pushtet. Gjithçka që donte ishte drejtësia.

Luigi Mangione ishte një njeri i zakonshëm. Ai kishte ecur mes elitës, i rritur në privilegj. Por mbante me vete inatin e njerëzve, tërbimin e jetëve të rrënuara nga lakmia. Ai nuk ishte vetëm njëri prej nesh; ai ishte zëri që kishim harruar ta përdornim.

Dhe ai zgjodhi zuzarin e përsosur. Brian Thompson, CEO i United Healthcare, mishërimi i tiranisë së korporatave, një njeri që u shëndosh nga vuajtjet e miliona njerëzve. Ai që ia mohonte ilaçin të vdekurit ndërsa pinte shampanjë nga apartamenti i tij në tarracë. Heqje qafe e merituar.

Mediat u përpoqën ta përshkruanin Luixhin si një horr. Një vrasës. Një njeri i rrezikshëm që kërcënoi vetë strukturën e rendit. Një njeri i çmendur! Të vrasësh CEO të një kompanie miliarda dollarësh? E pamendueshme!

Popullit nuk i intereson nëse Luigi është fajtor. Nga çfarë, duke luftuar? Fajtor për qëndrimin kundër një bote që na tha se ishim të pafuqishëm? Jo, për shumicën, Luigi Mangione nuk ishte i keqi. Ai ishte heroi që na kishin mohuar, ai që nuk buzëqeshte para kamerave apo nuk shiste parfum, ai që nuk u ul në një fron pasurie.

Nga një shëtitje për ta poshtëruar, ai u ngrit në altar. Shën Luixhi.

Te Mangione, njerëzit panë veten – jo ashtu siç ishin, por siç mund të ishin. Te guximshem. Të patrembur. Të bësh atë që shumë njerëz kanë ëndërruar të bëjnë. Robin Hood. V si Vendetta. Tre musketierët.

Për një kohë të gjatë, të ashtuquajturit heronjte tanë u nga zgjodhën paratë dhe pushteti. Por Luigi Mangione nuk u zgjodh. Ai u kerkua.

Nga ne.

Butësisht, shume butësisht, këtë vit gushti na la. I nxehti i verës nuk ka përfunduar ende plotësisht, por nga Europa vi...
03/09/2024

Butësisht, shume butësisht, këtë vit gushti na la. I nxehti i verës nuk ka përfunduar ende plotësisht, por nga Europa vijnë vetëm lajme të këqija.

Pasi vërtetimit se Evropa ka kontribuar në financimin e nazistëve ukrainas me 43.5 miliardë dollarë, Borrell, nënkryetar i Komisionit Evropian, një burrë me vdekjen në sytë e tij dhe trurin e një lloj brejtësi, deklaroi:

"Deri në fund të gushtit, BE i dorëzoi Kievit 700 mijë predha 155 mm në vend të milionit të premtuar në mars".

Përveç kësaj neverie, i urti Borrel deklaroi gjithashtu gatishmërinë e Evropës për të trajnuar 15,000 ushtarë ukrainas, gjithmonë duke supozuar se kriminelët nazistë ukrainas arrijnë të gjejnë kaq shumë. Tani, po rrëmbejnë "vullnetarë" ukrainas kur shkojnë në pazar ose shëtisin me qenin e tyre, të varurit suprem të kokainës, Zelensky, ka nevojë dëshpërimisht përmish per top.

Megjithatë, trajnimi i ushtarëve të BE-së nuk do të bëhet në tokën ukrainase, por në një vend fqinj. Borrell, megjithatë, nuk shpjegoi se cilën. Në fund të fundit, nëse do të stërviteshin në tokën ukrainase, rusët do të hidhnin në erë edhe trajnerët e BE-së.

Theksojme se predhat 155 mm të dhuruara nga Evropa për Ukrainën naziste janë ato që ukrainasit përdorin për të bombarduar supermarketet në Donbas, për të bombarduar shtëpitë e civilëve dhe shkollat ​​ruse, pavarësisht ndalimit të përdorimit të tyre kundër Rusisë të shprehur nga "shpirtrat e bukur" si Meloni, që është ende e bindur dikush e pjerdh.

E di me siguri që popujt e Europës nuk duan luftë kundër Rusisë, ndryshe nga sundimtarët e vendeve të Europës, të cilët mezi presin të shijojnë ardhjen e Kinzhal-ve apo Iskander-ve rus.

Epo, unë nuk jam lider evropian. Nga Borrelli te Von der Leyen, ata janë armiqtë e mi, armiqtë e paqes midis popujve dhe shërbëtorë të Shteteve të Bashkuara, të cilët, përmes luftës në Evropë, duan të qëndrojnë në krye të sistemit të tyre grabitqar kapitalist, kolonial, së bashku me kombet anglishtfolëse dhe zionistët.

Është koha që popujve e Evropës tu degjohet zeri, për të ndryshuar kursin që do ta çojë Evropën të përplaset me ariun rus. Së shpejti, do të jetë tepër vonë.

XH.N.

03/07/2024

Të uroj të mos kesh sukses

Të uroj të mos kesh sukses në jetë,
të jetosh në një tjetër mënyrë
në raport me njerëzit e “arrirë”,
Të uroj të jetosh me kokën ulur
dhe zemrën plot,
me këmbët brenda ëndrrave të tua,
me sytë për të ndjerë.
Të uroj të jetosh pa e lënë veten
të blihrsh nga paraja,
të uroj të jetosh në këmbë
dhe me një shtëpi,
të jetosh në ngrohtësinë e butësisë.
Të uroj të jetosh pa marka, pa etiketa,
pa dallime e veçanti, pa tjetër emër
veç atij të njeriut.
Të uroj të jetosh pa bërë
kërkënd viktimën tënde,
të uroj të jetosh pa dyshuar
e pa dënuar kërkënd,
qoftë edhe në pëshpërimën tënde.
Të uroj të jetosh pa ironi,
qoftë edhe brënda vetes,
të uroj në një botë që
nuk ka të përjashtuar,,
pa të refuzuar a të përzënë,
pa të nënçmuar e të përulur ,
pa të treguar me gisht.
Të uroj të jetosh në një botë
ku çdokush të ketë të drejtën
të bëhet vëllai yt, të bëhet e ardhmja jote,
në botën ku kurkujt të mos i ndalet fjala,
të ketë të drejtën të mësojë,
të shkruaj e të lexojë.
Të uroj të jetosh i lirë në një botë të lirë,
të uroj të flasësh, jo për t’u dëgjuar,
por për të qenë i përfshirë.
Të uroj të jetosh me të papriturën,
me befasuesen,
që do të thotë se të uroj :
të mos kesh sukses në jetë.

Zhan Debrun

( Përkth. Y.Y. )

24/06/2024

Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kulm shpie nji bajrak
UÇK-ja t'paska hije
Për atdhe po derdhet gjak

Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n'mal t'Gjakovës (x2)
Për atdhe lokja m'ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

ref:

Brez pas brezi në k'to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa (x2)
Jo se l'shoj oo asni pllam t**e
Dy gisht b***e mke fale ti loke

Se k'tu jam dem-baba-dem
Për Kosovë j*p shpirtin tem (x2)

Qofsh i pushkës je shqipëtarë
Ta mbrojmë vendin pllambe me pllambe

Se k'tu jam dem baba dem
Për Kosovë j*p shpirtin tem (x2)

Lamtumire Gim Doçi.

15/03/2024
30/09/2023

Rilindja e Edi Ramés dhe "komunistet" e saj

Armiqtë mé të egër të komunizmit Enverian jané Partia Rilindjes Edi Rames.Nuk mé kujtohet emri kryeministres Izraelite,e cila deklaronte,"Korrupsioni duhet trajtuar si tradhëti kombëtare".Ishte koha ku jo më shumë se 10të vite mé parë, Shteti Izraelit do të denonte Kryeministrin e saj Ehud Olmert me burg për marjen e një ryshfeti prej 150 mijë dollareve nga biznesmen të ndertimit,kur kishte qenë kryetar Bashkie i Jeruzalemit.Imagjino ti j*pesh ndonjë ministri a Kryetari Bashkie në Shqiperi 150 mijë dollarë per leje ndertimi kompleksesh.Do ta hedhin në fytyrë si ofendim dhe tallje.Në Shqiperi lejet e ndertimit sh*tën me 25% të shumës fitimit.Izraelitët e duan Atdheun e tyre më shumë se Elita politike e tyre.Eshte nje ndërgjegje lartë kombëtare e tyre,e cila ka bere ku janë sot.Ndersa ne per EDI Ramen, jemi gati ta shpallim Kosoven armik më të egër se Greqia dhe Serbia.

Në fakt mungesa vetëdijes kombëtare Shqiptare në Shqipëri sot ka një autor,Edi Ramen dhe levizjen antiShqiptare Rilindja.Edi Rama erdhi nga urat e Parisit mbas deshtimit tij si Piktor i artit modern,ku brekët e tija me kak dhe kanatieret tërë zhul,i ekspozonte në një urë te lumit Seine,Jo larg kullës Eifel.Edi Rama po kalonte deshperim të thellë.Në perëndim asnjë nuk po e pranonte artin e tij modern.Në dhomen si azilant politik,brekët me kak po kundermonin hotelin.Papritur një makinë me xhama të zeza ndalon tek hoteli azilant.Ishte George Soros.Shpetimtari jetës Edi Rames.Mbas këtij takimi,jeta Edi Rames do te ndryshonte,nga nje dështak i lirë,pronar i ëndërrave te tij,në një pasanik pushtetar.I cili duhet dorezonte ëndërrat e tija dhe të vriste ardhmërinë e popullit té tij si çmim.

Dy reforma ndermori Rama per ta vrarë identitetin kombetar Arberor-Shqiptar,1-Kriminalizimin e vendit.
2-Zhvillimin e korrupsionit si kulturë polullore.
Nga një Lazarat,Shqiperia u shnderrua ne mijera lazarate.Nese Fatos Nano dhe pse personalisht nuk gezoj respekt,por kishte figura Socialiste ne parlament dhe qeveri,nën Edi Ramen mandatet e deputeteve filluan të blihen e sh*tën nga Mafia droges dhe prostitucionit.Çdo post nga minister ne drejtor administrate kishtë çmim sh*t-blerje.Per mos vazhduar me katedrat e universiteteve,apo Akademinë e Gjinush*t dhe Vasil Toles.

Ngjarjet në Kosovë dhe deklaratat e Edi Rames nuk janë naive.Ai eshte i varur politikisht dhe fizikisht nga të njejtat qarqe ku aderon Aleksander Vuçiç.Të kerkosh Atdhedashuri tek njerëz te cilet jane katapultuar ne pushtet,nga qarqe apo Grupe okulte është jashtë llogjike.Identik të presesh nje gardelinë te mbyllur ne kafaz ti mësoj Shqiponjes se çfarë është liria.
Rama,njerez si Haradinaj,apo dhe vetë Thaçi,janë produkt politik i qarqeve te caktuara ne perëndim.Kjo lloj klasë Politike eshte e lehtë per tu shantazhuar me kercenimin e korrupsionit pushtetit.Ku i gjetën vilat disa miliona euroshe dhe makinat luksoze nga gjysëm milione euro fëmijët e tyre?

Laszlo Neushanbawer Piktor dhe Pedagog i arteve me të njëjtin profesion si Edi,por Pedagog I arteve né Akademinë Hungareze te Budapestit,ish drejtues I revolucionit antikomunist të tetorit 1956,mbas deshtimit revolucionit antikomunist,nuk u kthye më në Hungari.E pyeta dikur përse?Emri im do te pengonte të ardhmen e një brezi të ri progresist.Koha ime ishte 1956.Laszlo më mësoi në perendim se të fitosh respektin,duhet të tregohesh pak fodull,fisnik dhe sigurisht të njohesh artin e jetës.Nëse perëndimit i vajton hallet,personaliteti yt eshte mëshira.

Dua ta mbyll këtë shkrim duke thënë,Kosova e fitoj lirinë nga lufta e UÇK,pa té cilën nuk do te kishte shtet.
Aleancat ndertohen gjate rrugës nga interesat e perbashketa.

Shoku I. K.

22/08/2023

"Do të të vëmë ballë një muri të mirë dhe do të qëllojmë

Me një plumb të mirë nga një pushkë e mirë dhe do të të mbulojmë

Me një lopatë të mirë, në dheun e mirë."

-Berthold Brecht

"Hetimi i të Mirit."

Ishulli i SazanitKujtesë për ishullin e Sazanit, dinjitetin tonë dhe fuqinë ekonomiko - ushtarake të Shqipërisë!Sot flas...
04/08/2023

Ishulli i Sazanit

Kujtesë për ishullin e Sazanit, dinjitetin tonë dhe fuqinë ekonomiko - ushtarake të Shqipërisë!

Sot flasin e përçmojnë palaçot, rrëmbythjet dhe tellallët e pushtuesve tanë mizorë, aq sa mbushemi me revoltë e urrejtje ndaj gjithë atyre që tradhëtuan hapur interesat e vendit tone, duke u bërë shërbëtorë të zellshëm të uzurpatorëve të pushtetit, shkatërruesve e grabitësve vendas e të huaj!

Tashmë, Shqipëria nuk ka asnjë sekret të vetin, përkundrazi pjella më bastarde e këtij vendi, ua dorëzoi tradhëtisht dhe me servilizëm miqëve e armiqëve tanë shekullorë.

Pasi shkatërruan veprat e mëdha industriale, bujqësore, kulturore e historike, artistike, arsimore e shëndetësore, sot ndjehen triumfatorë e mburravecë, si të kenë bërë mrekullitë...!

Prej këtij deliri e narcizmi të pashoq, sot kanë dalë në sheshin e tragjedi - komedisë shqiptare, shkatërrimi i ushtrisë, shkaterrimi i vendeve dhe objektet strategjike, si dhe gjithë infrastruktura e sigurisë kombëtare, si një akt i pastër tradhëtie ndaj vendit e shqiptarëve kudo ku janë.

(M.Q.)

https://gazetadita.al/edi-dhe-ahmedi-historia-e-zogut-me-vloren/Është e habitshme kurajo e Edi Ramës, për të ndryshuar h...
02/08/2023

https://gazetadita.al/edi-dhe-ahmedi-historia-e-zogut-me-vloren/

Është e habitshme kurajo e Edi Ramës, për të ndryshuar historinë dhe për të ribërë atë sipas bindjes së tij të përkohshme. Në asnjë figurë tjetër të lartë të politikës së pas vitit 1990 nuk është shfaqur një pasion i tillë revizionues, duke tejkaluar çdo mendim shkencor dhe çdo saktësi historike, edhe aty ku ajo tashmë është krejtësisht e qartë.

Rasti i fundit është ai me Ahmet Zogollin, i vetëshpallur mbret nën emrin e Ahmet Zogut, i arratisur trupërisht në momentet më vendimtare të atdheut, thellësisht i korruptuar, i sh*tur dhe i blerë, herë nga strukturat serbe e herë ato fashiste, aleat i Pashiqit, që e solli në pushtet. Dhe i vetmi nga qeveritarët shqiptarë të pas vitit 1912, që Shqipërinë e la më të vogël nga sa e gjeti, gjë që desh u përsërit nga pasardhësit e tij politikë me marrëveshjen fatkobe të detit me shtetin grek.

Përse e bën Edi këtë?

Së pari, pasi ai e ka nënshtruar shtetin. Nuk i reziston dot as Akademia e Shkencave, as historianë, as studiues shkencorë. Një shtet i rënë lejon gjithçka, edhe revizionimin e ndryshimin e historisë së tij.

Së dyti, atij vetë, krejt cektësisht, i duket më interesante të ngrejë figura që historia i ka lënë në errësirën e tyre. Si ishte Zogu.

Në vitet e qeverisjes së të majtës rehabilitimi i pa merituar i shumë figurave, qofshin edhe kolaboracioniste, është bërë gjë e zakonshme. Përmendore të figurave që kanë bërë krime lufte, që ishin vrasës në përmasa të mëdha të luftëtarëve antifashistë, kanë tani emrat apo përmendoret e tyre në rrugë e sheshe.

Rama, njeri i lexuar, e di se një njeri i vetëm nuk mund të bëjë një histori të re, por, kur ky njeri është i veshur me pushtet absolutist, ai mund të bëjë çfarë do, të paktën sa kohë të jetë në pushtet.

Nuk ka asnjë qytet tjetër, si Vlora, ku figura e Ahmet Zogut ngjall revoltë. Është qyteti nga filloi rënia e qeverisë zogiste në qershor 1924, ashtu si filloi edhe në Shkodër. johu në vitin 1925 hakmarrjen e Zogollit, përmes bandave të Tafë Kaziut, që në emrin e të sapo kthyerit nga Serbia, me banditët serbë e vrangelistë, dogjën shtëpi e konakë, rrëmbyen pasuri, torturuan, burgosën, ndollën tmerr dhe bënë tmerr në familjet vlonjate, si shenjë hakmarrje.

Pikërisht në Vlorë ai risjell figurën e Ahmet Zogut. Si për t’i thënë se tashmë jeni një popull i i vdekur. Që mund t’ua ndryshoj historinë.

Ahmet Zogu, ashtu si daja i tij, Esat Pasha ishin ndër armiqtë më të egër të Qeverisë së Pavarësimit. Zogu i urrente atdhetarët vlonjatë, por edhe të gjithë Shqipërisë, të cilët varrosën me nderime Avni Rustemin, për të cilin Rama , shefi i qeverisë nuk është kujtuar kurrë; Zogu shtypi me dhunë të madhe, gjakftohtësish Lëvizjen Antizogiste të Vlorës, në vitin 1932.

Nga Bedri Islami Botuar në DITA Është e habitshme kurajo e Edi Ramës, për të ndryshuar historinë dhe për të ribërë atë sipas bindjes së tij të përkohshme. Në asnjë figurë tjetër të lartë të politikës së pas vitit 1990 nuk është shfaqur një pasion i tillë revizionues, duke...

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, Baltjon Stambolla, për interesat e Ahmet Zogut.Delegat, firmëtar dhe shkru...
24/07/2023

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, Baltjon Stambolla, për interesat e Ahmet Zogut.

Delegat, firmëtar dhe shkruesi i tekstit të proklamatës së Pavarësisë. I mjaftonin vetëm këto tri “punë” që Luigj Gurakuqi bëri në jetë, për të thënë se atë të hënë të 2 marsit 1925 ishte vrarë një nga shqiptarët më të mëdhenj që ka nxjerrë kjo tokë. Kur akrepi i madh me të voglin ishin puthitur në 21.00, tre plumba të dalë nga revolveri i Baltjon Stambollës e lanë të vdekur në vend duke i ndërprerë jetën atij që jo vetëm i kishte dhënë Shqipërisë, por që mund t’i jepte akoma më shumë asaj. Edhe sot në Bari të Italisë, në vendin ku u vra Luigj Gurakuqi, ndodhet një pllakat që shënon këtë krim të kryer nga një shqiptar pa asnjë vlerë ndaj një shqiptari tjetër që e ka shënuar emrin mes korifenjve të kombit.

Sikur ta ndiente vrasjen, Luigj Gurakuqi ka lënë pas një amanet me këshilla për jetën e që më shumë duken si për vete sesa për të tjerët.

E shkruar më 20 nëntor 1919 vargjet e saj janë monumentale:

Armët e mbushme mos me i dhanë, Me shokë t’uej kurrë mos me u xanë.
Kurr uj’t turbull mos me i ra,
Mos me dalun n’ba t’pa ba.
Vendin t’uej me e dashtë për ore.
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore
T’huejnë me fjalë most a poshtoni.
Bukën para po t’i a shtroni
Në Shqipnië si asht ken zakoni
Me i besue, mos i besoni.

SKENA E VRASJES

Pak minuta se ora të shkonte 21.00 e 2 marsit 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari. Dan Hasani dhe Riza Dani me bashkëshorten e tij Makbule nuk u habitën shumë për largimin e beftë, teksa dëgjuan sqarimin se do shkonte në shtëpinë e mikut të tij, Sotirit, që sipas Gurakuqit i kishte premtuar të bijës t’i jepte dhuratë një kukull. Por, teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Baltjon Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mbërritja e miqve me të cilët kishte darkuar ose edhe e personave të tjerë aty pranë e bëri të panevojshme ndihmën që donin të jepnin.

Luigj Gurakuqi ndërroi jetë vetëm disa minuta pas atentatit. Skenën e vrasjes e sjellë në kujtimet e veta Sejfi Vllamasi: “Nuk qëndroi gjatë aty, nga ora 21.00 doli nga kafeneja, kur papritmas ndjeu krismat e një revolverI. Gjithçka ndodhi kaq shpejt e pakuptuar, sa ai as nuk pati kohë të thoshte asgjë. Ra përmbys si një lis i këputur në mes, i mbytur në një pellg gjaku. Një nga tre plumbat e kishte përshkuar në zemër e porsa e hipën në karrocë që ta çonin në spital ajo zemër e madhe pushoi së rrahuri.”

SI U ORGANIZUA VRASJA

Që Baltjon Stambolla ishte nxitur dhe paguar për të vrarë Luigj Gurakuqin kundrejt shpërblimit, këtë e vërteton një letër e tij, e dërguar nga burgu ku ndodhej. Gjysmë analfabet, me një shkrim plot gabime ortografike, pa pikë e pa presje dhe me mendim tejet konfuz deri në çoroditje, plot ankth dhe pa pikën e inteligjencës, Stambolla lë një provë të pakundërshtueshme se jo vetëm ai ishte autori, por se prapa kësaj vrasjeje të madhe qëndronin tre pushtetarë të mëdhenj: kryeministri Ahmet Zogu, kunati i tij Ceno bej Kryeziu dhe konsulli i Shqipërisë në Bari, Çatin Saraçi: “Kërkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeverisë Italjane. Pyetni Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!… Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari. Shkëlqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania). Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë) Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”(sic.)!

ZOGU NË VRASJEN E GURAKUQIT

Me vrasjen e Luigj Gurakuqit, Ahmet Zogu tashmë kryeministër për herë të dytë, nuk kishte frikë më askënd. Vetëm tre muaj pas triumfit të tij mbi Tiranë dhe dëbimit të qeverisë së Fan Nolit, më 24 dhjetor 1924, vrasja e Luigj Gurakuqit ishte eliminimi i një kundërshtari shumë herë më të rrezikshëm në planin politik, aq sa teksa mori vesh lajmin për vrasjen e tij, gostiti disa miq të huaj dhe u thotë: “Tash nuk drue ma kënd”!

Por, intrigat dhe dora e Ahmet Zogut dhe e miqve të tij mbështetet në prova të tjera. Studiuesi Piro Tako ka zbuluar një dëshmi tejet interesante të dhëndrit të tij për median jugosllave. A ka qenë nën efektet e alkoolit apo të një vetëkënaqësie deri në dehje, kjo nuk dihet, por Ceno bej Kryeziu e ka pranuar publikisht vrasjen e Gurakuqit dhe të dy politikanëve të tjerë shumë të njohur.

“Nuk do të kalonin vetëm disa muaj, kur ish-ministri i tij Ceno Bej Kryeziu do t’i deklaronte me mburrje e me një cinizëm të jashtëzakonshëm korrespondentit të gazetës jugosllave ‘Novosti’: Unë e kam xanë, dhe kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviçin… Unë kam vra Zia Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin – për paqen tuaj e tonën”, ka thënë ai.

Diplomati dhe njeriu i besuar i Ahmet Zogut, Çatin Saraçi, i vë vulën intrigës dhe implikimit të vetes së vet të komanduar nga Ahmet Zogu në komplotin e vrasjes së Luigj Gurakuqit. Në kujtimet e tij, Saraçi konfirmon çdo dyshim se cilët ishin ideatorët dhe organizatorët e kësaj vrasjeje: “Mbas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut dhe të bëhesha njeriu i tij më i besuar… Sa i takon krimit të mësipërm ishte më se e natyrshme që emri im të përlyhej e të lidhej me atë të Zogut… U nisa për në Tiranë dhe kur mbërrita e gjeta Zogun dhe kunatin e tij, Ceno Kryeziun, shend e verë dhe krenarë për atë çfarë kishte ngjarë në Bari…”

Por, ndërsa zyrat e politikës kishte dyshime për implikimin ose jo të Ahmet Zogut, media shkruante hapur se ai ishte vrasësi, ndërsa Stambolla kishte tërhequr këmbëzën e pistoletës.

Gazeta “Liria Kombëtare” shkruante në faqe të parë: “Të gjithë e dimë se Gurakuqin e vrau regjimi feudal i Shqipërisë. Gurakuqin, pra e vrau ay regjim që kryesohet sot prej Ahmet Zogut”!

ARMIQTË E GURAKUQIT

Me shumë miq, por edhe me shumë armiq, Luigj Gurakuqi i kishte publikë kundërshtarët politikë që në gjuhën shqipe do të thoshte armiq për vdekje. Ahmet Zogu nuk ishte as i vetmi e as armiku kryesor i tij. Mjafton të sjellim se si e kanë komentuar dy personazhe të iluminuar të kohës vrasjen e Luigj Gurakuqit.

Nuk ka asnjë arsyetim cinizmi ekstrem i Faik Konicës që duket se e ka ngjyer në acid penën teksa për Gurakuqin dhe Ismail Qemalin shkroi: “…Vdekja nuk i çliron këta aktorë politikë nga gjyqi i historisë”.

Në këtë linjë, por me mendime më të rrumbullakosura është Eqrem bej Vlora që në kujtimet e tij shkruan: “Po të ishte nevoja, qoftë edhe kundër pikëpamjeve të veta, ai do të bashkohej edhe me djallin, mjaft që të na kundërvihej neve.”

ARSYET E MËDHA TË VRASJES

Kryeministri Ahmet Zogu i kishte kërkuar qeverisë italiane kthimin në Shqipëri të 10 emigrantëve më të rrezikshëm politikë. I dyti në listë, pas Fan Nolit, ishte Luigj Gurakuqi. E gjitha kjo në këmbim të plotësimit të kërkesave të Italisë, por duke përjashtuar kërkesën për koncesion për shfrytëzimin e zonave me naftë dhe gaz.

Këtë të drejtë Zogu ia kishte dhënë kompanisë britanike “Anglo-Persian Oil Company”, kundrejt një ryshfeti të mirë.

Por, homologu i Zogut, kryeministri Benito Musolini, reagoi ashpër duke e kërcënuar Zogun me një letër nëpërmjet së cilës i kujtonte se pikërisht me këta emigrantë ai do të nxiste rrëzimin e tij nga pushteti.

Kjo ishte një kambanë alarmi për Zogun, i cili vuri në jetë planin për eliminimin e këtij grupi emigrantësh. Si punë të parë emëroi bashkëpunëtorin e tij, Çatin Saraçi, si konsull në Bari.

Së dyti, nëpërmjet shërbimit sekret, infiltroi në radhët e emigrantëve Baltjon Stambollën, një personazh me shumë probleme kriminale dhe disa herë i burgosur dhe së treti u bë përzgjedhja e personit më të rrezikshëm që do eliminohej. Për Zogun frika më e madhe vinte vetëm nga një emër, Luigj Gurakuqi. Dhe ashtu ndodhi.

HETIMI DHE GJYKIMI

Ka një përplasje juridike në hetimin dhe gjykimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit që të lë pafjalë sot, pas afro 100-vjetësh. Në pretencën e prokurorit pranë gjykatës së Apelit të Puglias thuhet qartë se cili ishte autori dhe cili ishte motivi i krimit: “Baltjon Stambolla e kishte përgatitur krimin për një kohë të gjatë, i shtyrë prej një motivi të përbuzshëm, krim të cilin e kishin vendosur të tjerët, për të zhdukur Luigj Gurakuqin, i cili konsiderohej Kampioni i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe si kërcënim i vazhdueshëm për partinë që sundon në Shqipëri, parti e cila në personin e Gurakuqit shikonte njeriun e aftë për të organizuar dhe për të kryer një revolucion të ri kundër Ahmet Zogut”!

Por, procesi merr një kthesë të fortë pas një telegrami që ministri i Italisë në Tiranë, markezi Durrazzo, i dërgon Benito Musolinit më 13 mars 1925, në të cilin e njofton se nga armiq me Ahmet Zogun po ktheheshin në miq: “Gjykuar nga pikëpamja e interesit tonë politik, s’ka asnjë dyshim se pa penguar ecurinë e drejtësisë, duhet shmangur që procesi gjyqësor ndaj vrasësit të kthehet në një proces politik kundër regjimit shqiptar në fuqi dhe njerëzve që janë në krye, me të cilët jemi duke lidhur marrëveshje kaq të dobishme”!

Tirana zyrtare i ishte dorëzuar Italisë me disa marrëveshje ekonomike, saqë vihej në dyshim pavarësia ekonomike e Shqipërisë. Traktati i tregtisë dhe lundrimit, transporti detar i mallrave dhe udhëtarëve, shfrytëzimi për 60 vjet i bitumit në një sipërfaqe 50 mijë hektarësh, krijimi i Bankës Kombëtare Shqiptare me kapital italian kishin më shumë vlerë sesa dënimi i një vrasësi pa vlerë. Në këto rrethana, procesi gjyqësor merr rrjedhë tjetër. Gjykata vendos që Baltjon Stambolla të lirohej me arsyetimin se Luigj Gurakuqi kishte pasur rrezikshmëri politike, duke mbyllur me turp një proces gjyqësor, por edhe një histori po aq të turpshme krimi të realizuar në tokën italiane.

DEKLARATA TË BUJSHME PËR VRASJEN

Hasan Prishtina, ish-kryeministër, në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit tha: “Lamtumirë o mik i madh, o ndera e kombit tonë. Fli i qetë Gurakuq se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin dhe përparimin e Shqipërisë do ta realizojmë. Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme jo vetëm për Shqipërinë e pavarshme, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbesin jashtë kufinit të Shqipnisë së sotme dhe që sado tue vuejtë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj sa edhe ata që janë nën hijen e flamurit kombëtar”.

Ndërkaq, deputeti Stavro Vinjau tha: “Gurakuqi mund të quhet Plutarku i Shqipërisë, u dinte dhëmbë e dhëmballë të gjithë shqiptarëve që kishin luajtur ndonjë rol në lëvizjen kombëtare”.

(M. Q)

22/07/2023

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj.

“La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.

Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.

“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942: domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.

Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”

Prurje nga M. Q.

Address

Bulevardi Dëshmorët E Kombit
Tirana
1010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Revolucion Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share