TePerndjekurit.al

TePerndjekurit.al "Ata që i'a mohojnë lirinë të tjerëve, nuk janë të lirë as në veten e tyre" - Abraham Lincoln

TEPERNDJEKURIT.AL zhvillon aktivitetin për integrimin dhe promovimin e shtresës së ish të përndjekurve nga regjimi komunist por edhe atyre që vuajnë edhe sot e kësaj dite pasojat e diktaturës. Ne japim kontributin tonë modest që krimet dhe torturat çnjerëzore nga komunistët të mos harrohen, të jepet drejtësi dhe historia të mos përsëritet më.

Të premten, më datë 17 prill 2026, në ambientet e Hotel Skampa në Elbasan, u zhvillua aktiviteti edukativ në kuadër të p...
20/04/2026

Të premten, më datë 17 prill 2026, në ambientet e Hotel Skampa në Elbasan, u zhvillua aktiviteti edukativ në kuadër të projektit “E Shkuara për të Ardhmen”.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit, të cilët u angazhuan aktivisht me prezantime kreative mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.

Programi i aktivitetit përfshiu:
🎬 Shfaqjen e një mini-dokumentari me fokus sistemin legjislativ në periudhën e diktaturës komuniste, si dhe histori e përvoja njerëzore nga ajo periudhë.
🗣️ Fjalën e ekspertes së kujtesës historike mbi rëndësinë e transmetimit të kujtesës historike tek brezat e rinj
📖 Dëshmi personale nga përfaqësuese e komunitetit të ish-të përndjekurve politik
🎨 Prezantimin dhe ekspozimin e punimeve kreative të nxënësve me temë “Kujtesa Historike dhe Vlerat e Lirisë”

Një moment i veçantë ishte promovimi i punimeve kreative të nxënësve, ato u vlerësuan me çmime dhe punimet më të mira u prezantuan përpara pjesëmarrësve me idetë dhe mesazhet e tyre, duke dëshmuar nivel të lartë përkushtimi dhe ndjeshmëri ndaj kujtesës dhe vlerës së lirisë.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të brezit të ri mbi të shkuarën, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, si dhe rolin e kujtesës historike në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme.

🙏 Falenderojmë nxënësit, mësuesit, stafet pedagogjike, Zyrën Arsimore Vendore të Elbasanit, Institutin e Integrimit të ish të Përnjdkeurve Politik, për kontributin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti.

📍 Pogradec | Projekti “E Shkuara për të Ardhmen”Organizata TEPERNDJEKURIT.AL, me mbështetjen e Institutit të Integrimit ...
01/03/2026

📍 Pogradec | Projekti “E Shkuara për të Ardhmen”

Organizata TEPERNDJEKURIT.AL, me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, zhvilloi një aktivitet edukativ në Pogradec me nxënësit e gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, stafin drejtues të shkollës dhe ish-të përndjekur politikë.

Aktiviteti nisi me një vizitë në kompleksin rezidencial të vilave të ish-udhëheqjes komuniste, ku nxënësit u njohën nga afër me privilegjet e elitës së sistemit, në kontrast me jetën në kushte të vështira të qytetarëve gjatë diktaturës.

Më pas, në ambientet e Hotel Enkelana, u zhvillua një diskutim i hapur dhe u shfaq një dokumentar i shkurtër mbi persekucionin gjatë regjimit komunist.

🗣️ Diskutimi theksoi rëndësinë e kujtesës historike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të kulturës demokratike tek brezi i ri.

Ky aktivitet përbën një hap konkret në edukimin qytetar të të rinjve dhe në nderimin e historisë së atyre që përjetuan persekutimin politik.

27/02/2026

Projekti "Past for the Future"
📍Pogradec
Kronika e Televisionit SOT7

21/02/2026

LIRI ✌️ DEMOKRACI

📢 U zhvillua konferenca mbi drejtësinë tranzitore në Shqipëri, “Nga Diktatura në Sundimin e Ligjit”, organizuar nga TEPE...
21/02/2026

📢 U zhvillua konferenca mbi drejtësinë tranzitore në Shqipëri, “Nga Diktatura në Sundimin e Ligjit”, organizuar nga TEPERNDJEKURIT.AL me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politik.
📍 Europe House, Tiranë | 📅 19 Shkurt 2026

Përmes diskutimeve tematike dhe një dokumentari të shkurtër, aktiviteti solli reflektim mbi sistemin e drejtësisë gjatë regjimit komunist dhe sfidat e ndërtimit të shtetit të së drejtës sot. Gjithashtu u theksua edhe simbolika e datës 19 shkurt në kontekstin e përndjekjes politike në Shqipëri.

🎓 Prof. Asoc. Dr. Enriketa Papa, historiane, trajtoi kontekstin e gjykimeve politike dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në diktaturë.
⚖️ Znj. Erjola Likaj, konsulente ligjore nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, prezantoi rolin e mekanizmave ndërkombëtarë në proceset e drejtësisë tranzitore.
🕊️ Znj. Alma Liço, shkrimtare, ish e përndjekur politike, anëtare e bordit të ISKK-së dhe zë i kujtesës historike, ndau dëshminë e saj personale mbi përndjekjen dhe reflektimin mbi drejtësinë sot.

Diskutimi i hapur me pjesëmarrësit theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe të drejtave të njeriut për forcimin e demokracisë.

🙏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për angazhimin.

Gëzuar 2026!
31/12/2025

Gëzuar 2026!

Dje u zhvillua takimi kulturor dhe letrar kushtuar Uran Kostrecit, i organizuar nga TePerndjekurit.al, me mbështetjen e ...
23/12/2025

Dje u zhvillua takimi kulturor dhe letrar kushtuar Uran Kostrecit, i organizuar nga TePerndjekurit.al, me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politik.

Takimi bëri bashkë miq, dashamirës, përfaqësues institucionesh të lidhura me çështjen e të përndjekurve politik, shoqata, ish-të përndjekur dhe të burgosur të regjimit komunist, politikan, si dhe një përfaqësuese të Misionit të OSBE-së në Shqipëri, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe vlerësimi për një figurë që mishëron lirinë e mendimit dhe qëndresën morale.

Gjatë zhvillimit të tij u shfaq një mini-dokumentar me përmbledhje nga jeta dhe veprimtaria e Uran Kostrecit, recitime vargjesh nga krijimtaria letrare, si dhe u ndanë thënie dhe fragmente nga daljet mediatike, që pasqyrojnë qartë mendimin dhe qëndrimin intelektual të autorit. Një moment i veçantë ishte edhe video-mesazhi i dërguar nga dy mbesat e z. Kostreci, të cilat, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij, si një shembull frymëzimi për këdo që e ka njohur apo ka lexuar veprat e tij.

Në kuadër të takimit u shpërndanë gjithashtu kopje të librit “Pabesia”, ndërsa u theksua se njohja dhe vlerësimi i figurave si Uran Kostreci nuk përbën thjesht një akt kujtese, por një domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme, më të drejtë dhe më të përgjegjshme ndaj së shkuarës, në mënyrë që gabime të tilla, si instalimi i një sistemi shtypës e diktatorial në vendin tonë, të mos përsëriten më kurrë në të ardhmen.

Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim me vlerë për kujtesën historike dhe lirinë.

21/12/2025

Ramiz Alia në vitin 1990 duke folur për besimin fetar. Ky ishte niveli intelektual i mjerueshëm i drejtueve komunist dhe kjo ishte urrejtja që kishin ndaj besimit në Zot.

Zërat e Lirisë -  I ftuar z. Zenel Drangu (Intervista e Plotë)Ju ftojmë ta ndiqni.
16/12/2025

Zërat e Lirisë - I ftuar z. Zenel Drangu (Intervista e Plotë)

Ju ftojmë ta ndiqni.

Zerat e Lirise - I ftuar z. Zenel DranguEmision i dedikuar pë personat që dëshmojnë në vetë të parë sa kushtonte të ishe i lirë në mendime dhe qëndrime në k...

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TePerndjekurit.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share