Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Government Organization, Rruga Skënderbej, Tirana.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shërben për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore e shpirtërore shqiptare, si dhe për studimin e promovimin e tyre përmes botimeve e veprimtarive të ndryshme.

Përmes botimeve tona përkujtojmë sot kontributin e filologut, folkloristit dhe studiuesit të shqipes, Dhimitër Kamarda D...
12/06/2026

Përmes botimeve tona përkujtojmë sot kontributin e filologut, folkloristit dhe studiuesit të shqipes, Dhimitër Kamarda

Dhimitër Kamarda lindi në Horë të Arbëreshëvet më 23 tetor 1821. Ai pati një veprimtari të gjerë në studimin e gjuhës shqipe në shekullin XIX. Ai ishte studiues i folklorit arbëresh dhe njohës i gjuhësisë indoevropiane, dhe ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në çështjen e gjuhësisë shqipe, me veprën e tij kryesore “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe” (1864). Kjo vepër ishte përballja e parë me risitë shkencore të kohës në gjuhësi, mbi studimin diakronik të shqipes, dhe paraqet një tërësi vëzhgimesh në planin historiko- krahasues, për gramatikën dhe etimologjinë e shqipes. Kjo vepër u pasua nga “Appendice alla Grammatologia comparata sulla lingua albanese” (Shtojcë për sprovën e gramatologjisë krahasuese), Prato 1866, e cila së bashku me veprën e tij kryesore “Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe” risillen nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), (Tiranë 2021), ideuar dhe përgatitur nga Dr. Dhori Q. Qirjazi nën titullin“Dhimitër Kamarda (1821-1881) – Për një shqipe ‘të gjithakushme dhe të gjithakundme’ dhe të tjera vepërza”. Dhimitër Kamarda u shua më 13 prill 1882 në Livorno.
Librin në versionin online e gjeni në faqen QSPA duke trokitur linkun në vijim: https://heyzine.com/flip-book/b69fa543ad.html

Kujtojmë sot në 114-vjetorin e lindjes përfaqësuesin e kishës arbëreshe nga Pllatëni,  Xhovani Stamati.Xhovani Stamati (...
11/06/2026

Kujtojmë sot në 114-vjetorin e lindjes përfaqësuesin e kishës arbëreshe nga Pllatëni, Xhovani Stamati.

Xhovani Stamati (Giovanni Stamati) lindi në Plataci ( Pllatëni) më 9 qershor 1912. Përgatitjen për meshtari dhe studimet i kreu në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 2 maj 1935. Ai ishte famullitar i Firmos, pastaj qe udhëheqës i rinisë katolike në eparkinë e Ungrës gjatë viteve 1936 – 1965. Në vitin 1949 emërohet edhe udhëheqësi apo kryeprift për katedralen e Ungrës. Më 25 mars 1967 Papa Pali VI e emëroi arqipeshkëv titullar dhe administrator apostolik “sede piena” të Ungrës. Shugurohet ipeshkëv më 29 qershor 1967. Në vitin 1968 e integroi arbërishten, në liturgji, kuptohet, pas përgatitjeve dhe përkthimeve ndërdioqezane mes Horës Arbëreshe, Ungrit dhe Abacisë së Grottaferratës, me aprovim të Selisë Shenjtë. Vdiq pas shërbimit 52 vjeçar të meshtarisë, 19 vjeçar ipeshkvor, duke lënë gjurma të pashlyeshme në jetën e Kishës ndër Arbëreshë.
https://www.kultplus.com/trashegimia/ipeshkvinjte-arbereshe-te-ungres-lungros/

Qershori shënon ndërprerjen e botimit të gazetës së parë shqiptare "L’Albanese D’Italia” “L’Albanese D’Italia” (Shqiptar...
10/06/2026

Qershori shënon ndërprerjen e botimit të gazetës së parë shqiptare "L’Albanese D’Italia”

“L’Albanese D’Italia” (Shqiptarët e Italisë), ky botim periodik u konsiderua si gur themeli i shtypit kombëtar, drejtohej nga një prej figurave qendrore të Periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shkrimtari arbëresh, Jeronim De Rada. Me këtë J. De Rada, i cili cilësohej edhe si “babai” i gazetarisë shqiptare themeloi hapat e parë të shtypit kombëtar. Nga “L’Albanese D’Italia”, shtypur në Napoli në italisht dhe arbërisht, në shtypshkronjën Trani, u botuan gjithsej 28 numra, plus tri suplemente, nga 23 shkurti deri më 7 qershor 1848. Artikujt u nënshkruan si nga De Rada i cili ishte edhe drejtori, por edhe nga Francesco Antonio Santori, Vincenzo Gallo-Arcuri, Giuseppe Petrassi, Cesare Marini, Nicola Castagna, Nicolo Ieno de ‘Coronei, i cili ishte edhe redaktor i rubrikave të gazetës. Bashkëpunëtorët ishin: Michele Bellizi, Vincenzo dhe Achille Dorsa, Francesco Candreva dhe Tommaso Loppez. Gazeta luajti një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare si tribunë e komunikimit të mesazheve politike, shoqërore e kulturore për të informuar opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali.
Foto: Faqe e gazetës L’Albanese D’Italia publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në numrin nëntë të saj publikuar më datë 22 mars 1848.
https://gazetasi.al/23-shkurt-1848-botohet-gazeta-e-pare-ne-historine-e-shtypit-shqiptar/

📍Arbëreshët e Kalabrisë në  Festivalin Ndërkombëtar të qytetit të Korçës
09/06/2026

📍Arbëreshët e Kalabrisë në Festivalin Ndërkombëtar të qytetit të Korçës

Arbëreshët për herë të parë në Festivalin e mbajtur në  qytetin e KorçësRTSH Korça paraqet në kronikën e mëposhtme aktiv...
08/06/2026

Arbëreshët për herë të parë në Festivalin e mbajtur në qytetin e Korçës

RTSH Korça paraqet në kronikën e mëposhtme aktivitetin e kryer nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Qendrën e Kulturës së Inovacionit të qytetit të Korçës, ku sollën për herë të parë si pjesëmarrës në Festivalin e Karnavaleve të Korçës, shoqatën Pro Loco Sandemetrese" nga Shën Mitri i Kalabrisë.

Kronika fokusohet te rëndësia e pranisë së arbëreshëve në këtë Festival, si të ftuar nderi, ashtu sikundër të njëjtin vend zë kultura arbëreshe në kulturën tonë kombëtare.

Kronikën e plotë e ndiqni në vijim👇

Është zhvilluar këtë paradite parada e karnavaleve në qytetin e Kor...

06/06/2026

Me një arbërishte të bukur e tingëlluese mesazhi i arbëreshëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve në Korçë iu drejtua Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve (QSPA) dhe qytetit të Korçës për mbështjejen dhe mikpritjen.

06/06/2026

Në një atmosferë elektrizuese u mikprit këtë mbrëmje në skenën e improvizuar në Pazarin e Vjetër të Korçës, grupi i arbëreshëve nga Frasnita dhe Shën Mitri i Kalabrisë, përfaqësuar nga shoqata "Pro Loco Sandemetrese" në cilësinë e të ftuarve të nderit të këtij Festivali.

Arbëreshët në Paradën e Festivalit të Karnavaleve të Korçës Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në ...
06/06/2026

Arbëreshët në Paradën e Festivalit të Karnavaleve të Korçës

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, Qendrën e Kulturës së Inovacionit të qytetit të Korçës sjellin për herë të parë pjesëmarrës në Festivalin e Karnavaleve të Korçës shoqatën Pro Loco Sandemetrese" nga Shën Mitri i Kalabrisë.

06/06/2026

📍Korçë
Nga Parada e Festivalit të Karnavaleve të Korçës.

06/06/2026

Nga Parada e Festivalit të Karnavaleve të Korçës.

Address

Rruga Skënderbej
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët:

Share