Hergis Jica

Hergis Jica Don't read your script in face of the air !

👮🏻‍♀️113 vjet Policia e Shtetit🇦🇱Në shërbim të qytetarëve për mbrojtjen e jetës, rendit dhe sigurisë publike !👮🏻‍♀️113 y...
13/01/2026

👮🏻‍♀️113 vjet Policia e Shtetit🇦🇱

Në shërbim të qytetarëve për mbrojtjen e jetës, rendit dhe sigurisë publike !

👮🏻‍♀️113 years of the State Police🇦🇱

At the service of citizens to protect life, order and public safety!

📌Një urim për të gjithë ata që këtë muaj festojnë Ramazanin ! Le të jetë ky muaj i mbushur me gëzim dhe shëndet ! Gëzuar...
11/03/2024

📌Një urim për të gjithë ata që këtë muaj festojnë Ramazanin ! Le të jetë ky muaj i mbushur me gëzim dhe shëndet ! Gëzuar !

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Policëve të rënë në krye të detyrës !Çdo 7 mars, ne njohim rreziqet me të cilat përb...
07/03/2024

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Policëve të rënë në krye të detyrës !
Çdo 7 mars, ne njohim rreziqet me të cilat përballen oficerët e policisë në mbarë botën, të cilët e kanë vendosur shërbimin publik mbi sigurinë e tyre personale, duke frymëzuar - dhe mbrojtur - gjeneratat e ardhshme të oficerëve të policisë.
Ata e bënë këtë botë një vend më të mirë!
Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe 🙏🏻
Policia e Shtetit Europol

📯Akademia e Sigurisë do të zhvillojë më datën 22 Nëntor 2023 konferencën IX shkencore ndërkombëtare "Krimi dhe Siguria K...
07/07/2023

📯Akademia e Sigurisë do të zhvillojë më datën 22 Nëntor 2023 konferencën IX shkencore ndërkombëtare "Krimi dhe Siguria Kibernetike". Pjesëmarrja në këtë konferencë është e hapur. Akademia e Sigurisë bën thirrje për pjesëmarrje në këtë konferencë !

📌PËRGËNJESHTRIM 🚨Njoftimi nga Policia e Shtetit!Policia e ShtetitPërgënjeshtrim në lidhje me disa lajme që qarkullojnë n...
06/07/2023

📌PËRGËNJESHTRIM

🚨Njoftimi nga Policia e Shtetit!

Policia e Shtetit

Përgënjeshtrim në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media, mbi pajisjet e sekuestruara tek kampi ASHRAF 3, në Manzë, Durrës.

Policia e Shtetit prej disa ditësh, ndjek në rrjete sociale dhe në media, njoftime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me veprimet e kryera nga Policia, përsa i përket pajisjeve të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023.

Në këto njoftime bëhet me dije apo lihet të nënkuptohet, se pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023, janë dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe se ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti, në lidhje me to apo për më gjerë përsa u përket hetimeve që po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përsa sipër Policia e Shtetit sqaron se:

• Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

• Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

• Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

• Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.

Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.

📌Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA! Happy U.S. Independence Day!🇦🇱🤝🇺🇸
04/07/2023

📌Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA! Happy U.S. Independence Day!🇦🇱🤝🇺🇸

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç du...
28/06/2023

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️
📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç duket ❗️
📌Pakujdesia mund t'Ju kushtojë shumë ❗️
🗣Për çdo situatë kontaktoni në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit
📧[email protected]❗️
📱0694155552

⭕️Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datat 22.06.2023 dhe 23.06.2023

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, më datë 23.06.2023 është konstatuar se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Deri më tani, janë marrë 25 kallëzime dhe 50 njoftime rreth kësaj situate.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj situate, për identifikimin e shtetasve përgjegjës, si dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

🔴Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

🔴Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected].

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në ditët në vijim, do të informojë sërish qytetarët, rreth kësaj situate.

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç du...
25/06/2023

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️
📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç duket ❗️
📌Pakujdesia mund t'Ju kushtojë shumë ❗️
🗣Për çdo situatë kontaktoni në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit
📧[email protected]❗️
📱0694155552

⭕️Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datë 22.06.2023.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected].

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç du...
23/06/2023

⚠️Bëni kujdes me komunikimet në aplikacionet Tuaja virtuale❗️
📌Askush nuk është siç paraqitet dhe askush nuk është siç duket ❗️
📌Pakujdesia mund t'Ju kushtojë shumë ❗️
🗣Për çdo situatë kontaktoni në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit
📧[email protected]❗️
📱0694155552

⭕️Njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.

📌Në vazhdimësi të operacioneve të kryera nga Njësia C - Hetimi Kibernetik në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokuro...
31/03/2023

📌Në vazhdimësi të operacioneve të kryera nga Njësia C - Hetimi Kibernetik në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, në Shqipëri u krye operacioni policor "ACCOUNT" për veprën penale të “Mashtrimi kompjuterik”.

🗣Njësia e hetimit kibernetik është gjithmonë në dispozicion të qytetarëve dhe mund të kontaktohet në 📧[email protected] dhe 📱0694155552
🗣Puna vazhdon.....

🚨Njoftimi nga Policia e Shtetit!

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni, nga Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

L. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

📯Sot   ka nënshkruar   e Dytë Shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik, (  Budapestit) për bashkëpunimin e zgjeruar dhe...
27/02/2023

📯Sot ka nënshkruar e Dytë Shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik, ( Budapestit) për bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike. Ambasadori Dastid Koreshi Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, nënshkroi Protokollin në Strasburg në prani të Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Punë e shkëlqyer nga Alexander Seger dhe ekipi i tij Zyra e Programit të Krimit Kibernetik të Këshillit të Evropës ( -PROC) për këtë mjet të mrekullueshëm për të luftuar krimin kibernetik dhe krimet e lidhura me internetin 👏🏻👏🏻👏🏻 !

📯Today have signed the to Convention on Cybercrime, ( ) on enhanced co-operation and disclosure of . Ambassador Dastid Koreshi Permanent Representative of Albania to the Council of Europe, signed the Protocol in Strasbourg in the presence of the Deputy Secretary General of the Council of Europe, Bjorn Berge. Great job from Alexander Seger and his team Cybercrime Programme Office of the Council of Europe ( -PROC) for this amazing tool to combat cybercrime and cyber related crimes 👏🏻👏🏻👏🏻 !

Address

Boulevard Bajram Curri
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hergis Jica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Hergis Jica:

Share