01/05/2020
Tragjedia Hamleti - Shekspiri
https://fliphtml5.com/lscg/brzt
Uiliam Shekspiri ishte një dramaturg anglez.
Si shkrimtar i përket periudhës së Rilindjes Evropiane. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Subjekti i veprës
Klaudi ka vrarë në gjumë mbretin Hamlet të Danimarkës, është martuar me të shoqen e tij dhe i ka rrëmbyer fronin princit Hamlet, nipit të vet. Princi Hamlet informohet për këtë krim prej fantazmës së të atit dhe i betohet se do të hakmerrej. Për të arritur qëllimin pa ia bërë të ditur xhaxhait, Hamleti bën sikur është i marrë dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotësisht.
Motivet në vepër janë:
Krimi i antagonistit dhe hakmarrja e protagonistit.
Detyrat e princit Hamlet:
- Sipas zakonit, ai kishte te drejtë të hakmerrej për babanë.
- Sipas nderit ai kishte për detyrë të shkëpuste nënën nga duart e atij që i vrau të shoqin e parë.
- Sipas kanunit të shtetit si princ trashëgimtar dhe si mbret i ligjshëm i Danimarkës, ka për detyrë të ndëshkojë këtë krim dhe të marrë fronin atëror që i përket.
- Sipas ligjit natyror të vetmbrojtjes ka të drejtë të spastrojë atë që kërkon ta vrasë.
- Sipas ndërgjegjës ka të drejtë dhe detyrë të çlirojë vendin e tij nga një tiran gjakatar.
- Vargjet që tregojnë tragjedinë e shpirtit të tij janë:
“Kjo botë u shthur! O prapësi, o dreq. Që unë paskam lindur të të ndreq”…
Personazhet e veprës
Hamleti
Ai kishte jetuar ne Universitetin e Vitenbergut midis librave, studimeve të larta dhe arteve të bukura. Ai ishte djali i përkëdhelur i nje ati heroik, trim, ishte i pajisur me të gjitha virtytet morale dhe intelektuale. Kishte të dashur Ofelinë, vajzën me shpirt të mirë dhe engjëllore. Dhe befas për këtë shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i përmbyset bota mbi kokë. Tani sheh anën tjetër të medaljes. Vëllai vret të vëllanë dhe i rrëmben të shoqen. Gertruda mëndjelehtë martohet me vrasësin e babait, vrasësi merr fronin e të nipit, e dashura e padjallëzuar bie pre e vrasësit që ta spiunojë, miqtë dhe shokët e fëmijërisë i ngrejnë gracka, populli i falet një mbreti kriminel. Ai ndihet i vetëm, i neveritur dhe i përgjuar prej te gjithëve.Vendos të kthehet për tu hakmarrë për krimin që i kanë bërë të atit.
Arsyeja kryesore e vuajtjeve te Hamletit:
Ai vuan për ëndrrën dhe ngjarjen e ndodhur në pallatin mbretëror.
Situata bëhet më e vështirë për shkak të ndërgjegjes së tij. Ai nuk e di që vdekja e babait nuk ishte natyrale, por as fatazmës nuk i beson plotësisht. Donte një fakt nga mbreti Klaud që të provonte nëse vërtetë ishte ai fajtori.Në momentin që e vërteton ai kryen hakmarrjen.
Klaudi është njeri uzurpator i paskrupullt,kriminel ordiner,mjeshtër kurthesh dhe prapësish.Klaudi vrau në gjumë mbretin Hamlet,u martua me Gertrudën(gruan e Hamletit)dhe rrëmbeu fronin që i përkiste princ Hamletit.Klaudi vë kundër Hamletit,Horacin(të vëllain e Ofelisë).
Ofelia është e dashura e Hamletit,autori e përshkruan si një grua të përsosur. Ajo prêt kulmin e lumturisë,është grua zemërgjerë,beson se Hamleti është çmendur dhe vret veten,
Gertruda është gruaja mëndjelehtë,egoiste dhe ambicioze,është e llahtarshme në zvetnimin e vet si njeri.
Veçoritë e stilit të veprës
- Kompozicioni i veprës ndërtohet mbi elemente si komplote,vrasje,hakmarrje.
- Përdoret figura e fantazmës e cila luan rolin e të treguarit të së vërtetës.
- Realizohet analiza e thellë e botës shpirtërore të personazheve.
- Në vepër dialogu është dinamik.
- Vepra ka stil origjinal që ndryshon në varësi të situatave dramatike, ka fjalë,proverba dhe shprehje popullore.
- Shekspiri paraqet marrëzinë e shpirtit njerëzor, të pushtetit dhe të dashurisë, rregullsinë e përbotshme dhe të pashmangshme që sjell pasioni njerëzor.
- Personazhet zbërthehen psikologjikisht,krijoi personazhe me intelekt të jashtëzakonsme si filozofi Hamlet,i dituri Horac etj.
- Për subjektin merr elemente nga mitologjia dhe ngjarje nga historia mesjetare e Anglisë.
Shekspiri Hamleti e book