Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër

Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër, Government Organization, Tirana.

Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër është një institucion publik, degë rajonale e Agjencisë Kombëtare të Mjedisti, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

🌍🇪🇺 Agjencia Kombëtare e Mjedisit mori pjesë në takimin dyditor të projektit IMPEL STATE (Soil healTh And EcosysTem Serv...
30/07/2026

🌍🇪🇺 Agjencia Kombëtare e Mjedisit mori pjesë në takimin dyditor të projektit IMPEL STATE (Soil healTh And EcosysTem Services), i zhvilluar në Funchal, Madeira, Portugali.

Ky takim mblodhi përfaqësues të autoriteteve mjedisore, ekspertë dhe studiues nga vende të ndryshme evropiane për të diskutuar mbi mbrojtjen e tokës, menaxhimin e qëndrueshëm të saj dhe zbatimin e legjislacionit evropian në këtë fushë, në kuadër të Direktivës së re për Monitorimin dhe Reziliencën e Tokës.

Gjatë sesioneve të punës u prezantuan zhvillimet më të fundit mbi politikat evropiane, praktikat inovative për rehabilitimin e tokave të ndotura, monitorimin e cilësisë së tokës dhe shërbimet e ekosistemeve, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira mes vendeve pjesëmarrëse.

Në ditën e dytë, pjesëmarrësit vizituan projektin hidroenergjetik të Calheta, ku u njohën nga afër me praktikat e restaurimit të peizazhit, ripërdorimit të qëndrueshëm të materialeve të gërmimit dhe kontributin e këtij investimi në tranzicionin energjetik përmes teknologjisë së hidrocentraleve me depozitimin e energjisë.

Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në këtë aktivitet forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e njohurive, duke kontribuar në zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e tokës dhe promovimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

EnvironmentalProtection SustainableDevelopment Madeira EuropeanUnion
Ramis Xhurxhi

📣 Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër në vijim të Aksionit "Pastrimi Kombëtarë" 2️⃣5️⃣ Prill 2026 🌊 për një...
25/04/2026

📣 Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër në vijim të Aksionit "Pastrimi Kombëtarë" 2️⃣5️⃣ Prill 2026 🌊 për një sezon të pastër dhe një mjedis të shëndetshëm për të gjithë 💚

👉 Sot në Bashkinë Rrogozhinë vijoi pastrimi i vijës bregdetare📍 në Vilë-Bashtovë, për rikthimin e pastërtisë dhe standardeve të nevojshme për një sezon sa më të suksesshëm turistik.

👉 Dita e ✌️ e aksionit të pastrimit 🗑 me përfshirjen e bashkisë Rrogozhinë, dhe me bashkëpunimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.🌱

🌱 Mjedisi Ynë, Detyra Jonë!
Për më shumë vëmendje ndaj mjedisit! 💚


jaupaj

U përmbyll edhe dita e dytë e workshopit në kuadër të projektit “Stop Irregular Landfills” në qytetin e Selanikut, duke ...
24/04/2026

U përmbyll edhe dita e dytë e workshopit në kuadër të projektit “Stop Irregular Landfills” në qytetin e Selanikut, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mes vendeve pjesëmarrëse.

Ekspertë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Spanja, Portugalia, Rumania, Estonia dhe Letonia ndanë ndërmjet tyre praktikat dhe përvojat konkrete mbi rehabilitimin e landfilleve ilegale, duke sjellë shembuj të suksesshëm dhe sfidat që hasen në secilin vend.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar forcon më tej përpjekjet për një menaxhim më të qëndrueshëm të mbetjeve dhe përmirësimin e mjedisit në rajon dhe më gjerë.

📣 Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër në Aksionin "Pastrimi Kombëtarë" 2️⃣4️⃣-2️⃣5️⃣ Prill 2026,  🌊 për një...
24/04/2026

📣 Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër në Aksionin "Pastrimi Kombëtarë" 2️⃣4️⃣-2️⃣5️⃣ Prill 2026, 🌊 për një sezon të pastër dhe një mjedis të shëndetshëm për të gjithë 💚

👉 Sot në Bashkinë Rrogozhinë nisi pastrimi i vijës bregdetare 📍 në Vilë-Bashtovë... për rikthimin e pastërtisë dhe standardeve të nevojshme për një sezon sa më të suksesshëm turistik.

👉 Gjatë ditës së sotme, aksioni i pastrimit 🗑 është përforcuar edhe më tej me përfshirjen, e institucionet vendore, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Forcat e Armatosura dhe me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 🏣 si pjesë të edukimit mjedisor.🌱

🌱 Mjedisi Ynë, Detyra Jonë!
Për më shumë vëmendje ndaj mjedisit! 💚


jaupaj

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë/Durrës/Dibër:

Shortcuts

Share