Fondacioni Anna Lindh - ALF - Rrjeti Shqiptar

Fondacioni Anna Lindh - ALF - Rrjeti Shqiptar Rrjeti ALF Shqipëri, u krijua në vitin 2008 për të promovuar dialogun ndërkulturor.

📣 Bashkohuni me ne në një webinar praktik, të ideuar për të pajisur organizatat jofitimprurëse dhe OJQ-të me aftësi thel...
29/02/2024

📣 Bashkohuni me ne në një webinar praktik, të ideuar për të pajisur organizatat jofitimprurëse dhe OJQ-të me aftësi thelbësore për median, edukimin mediatik dhe përdorimin strategjik të Inteligjencës Artificiale në dobi të punës së tyre! 💻🤖

📌 Webinari do të zhvillohet më datë 7 Mars, 2024, nga ora 6:00 PM- 8:00 PM CET, në platformën Zoom.

📌 Ky webinar është i hapur si për organizatat që janë anëtare të Rrjetit Shqiptar ALF, ashtu edhe për jo anëtarë që dëshirojnë të zgjerojnë kompetencat e tyre digjitale dhe të fuqizohen me aftësitë e nevojshme për të përdorur kanalet e komunikimit në funksion të punës së tyre të përditshme. 💬🤔💥

📌 Pjesëmarrësit, ndër të tjera, do të mësojnë se si të krijojnë përmbajtje angazhuese për audiencën, të komunikojnë mesazhin e tyre në mënyrë efektive, të krijojnë/përmirësojnë identitetin vizual të organizatës, si edhe të njihen me mjete të reja që mund t’i ndihmojnë për ta arritur këtë gjē.

📌 Webinari do të realizohet nga Monika Hanley, bashkëpunëtore në Center for Media Literacy, studiuesja aktuale e The Fulbright Program në Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Michele Tannen nga Global Good/eksperte e komunikimit strategjik dhe Marrëdhënieve me Publikun.

Regjistrohu këtu: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxfjSDoYc2fpZtRhhJNRF-UTxv0UWoZAHurT-y2GJCM0Oq0g/viewform

Anëtarët e Rrjetit Shqiptar të Anna Lindh Foundation u takuan në Tiranë!  🥳Takimi bëri bashkë 14 anëtarë nga Tirana, Dur...
28/02/2024

Anëtarët e Rrjetit Shqiptar të Anna Lindh Foundation u takuan në Tiranë! 🥳

Takimi bëri bashkë 14 anëtarë nga Tirana, Durrës , Lezha , Elbasani dhe Librazhdi. Duke u njohur më mirë me veprimtaritë e njëri-tjetrit, anëtarët patën mundësinë të ndanin eksperiencat e tyre si pjesë e Rrjetit: historitë e suksesit dhe sfidat që i kishin shoqëruar gjatë rrugës. 🗣️

📌 Programi i takimit përfshiu përcjelljen e informacionit lidhur me thirrjet aktive të ALF dhe mundësitë për përfitim, së bashku me sqarime të detajuara mbi Skemat e Përfshirjes së Rrjetit, si mekanizëm i Fondacionit për drejtimin e aktivitetit të Rrjetit.

📌 U diskutua gjithashtu për ngritjen e një Grupi Këshillues me 3 anëtarë, vendim i cili do të finalizohet pas komunikimit me pjesën tjetër të Rrjetit.

📌 Një segment i takimit iu dedikua përditësimit të rregullores së brendshme të Rrjetit me një ndryshim kryesor: numri i anëtarëve do të jetë tani i kufizuar në 60 anëtarë, gjë që do të karakterizohet nga një përzgjedhje më selektive e aplikimeve për anëtarësi, si dhe rishikim i vazhdueshëm i anëtarëve jo-aktivë.❕

Falënderojmë të gjithë anëtarët që ishin prezent dhe aktivë me kontributin e tyre! 🤝

ℹ️ Për pjesën tjetër: do t’ju mbajmë të përditësuar për ndryshimet që pritet të bëhen.

📢 🗓️Të enjten e datës 22 Shkurt do të mbahet takimi i Anëtarëve të Rrjetit Shqiptar të Fondacionit Anna Lindh! 📍Takimi d...
20/02/2024

📢 🗓️Të enjten e datës 22 Shkurt do të mbahet takimi i Anëtarëve të Rrjetit Shqiptar të Fondacionit Anna Lindh!

📍Takimi do të mbahet në zyrat e Institutit Shqiptar të Medias nga ora 10:00 - 12:30 PM.

📌 Në takim do të diskutohen tema me rëndësi për Rrjetin dhe vendimmarrjen, të tilla si përditësimi i rregullave të brendshme, informimi mbi programet e ALF dhe krijimi i një komiteti drejtues, për përfshirje të shtuar në vendimmarrje. 📑 🤝

📌 Përditesimi i rregullave të brendshme synon të përforcojë dhe të sqarojë udhëzimet që rregullojnë funksiomin e Rrjetit, duke bërë përpjekje për të rritur efikasitetin e përgjithshëm. ☑️

Ftojmë të gjithë anëtarët që duan të kontribuojnë me sugjerimet e tyre mbi mënyrën e funksionimit të Rrjetit, si dhe të gjithë ata që kanë dëshire të forcojnë marrëdhëniet e tyre me anëtarë të tjerë të Rrjetit për bashkëpunime të ardhshme! ✨🗣️

Për te konfirmuar pjesemarrjen, regjistrohuni ne kete link: https://forms.gle/7dnKJ5nQfT5srHPw5, jo më vonë se data 20 Shkurt, 4 PM. ❕

SHKEJ
05/02/2024

SHKEJ

Bashkohuni me ne për një aktivitet të veçantë në nder të Ditës së Shën Bakhita, më 8 shkurt nga ora 16:00-17:00.
📅 Data: E enjte, 8 shkurt 2024
🕓 Ora: 16:00 - 17:00
📍 Vendndodhja: Famullia e Shen Dominikut, Rruga Glaukia, Lagja 17, Durrës, Albania
Le të bashkohemi për të përkujtuar jetën frymëzuese të Shën Bakhitës, një udhëtim drejt dinjitetit, të dëgjojmë, të ëndërrojmë dhe të veprojmë.
Të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen. Na shkruaj për të rezervuar vendin tuaj duke dërguar një email në [email protected] deri këtë të mërkurë.
💌 Mezi presim ta nderojmë këtë ditë me ju!
ENG
🌟 Save the Date! St. Bakhita Day 🌟
Join us for a special activity in honor of St. Bakhita Day on February 8th from 16:00 to 17:00.
📅 Date: Thursday, February 8, 2024
🕓 Time: 4:00 PM - 5:00 PM
📍 Location: Famullia e Shen Dominikut, Rruga Glaukia, Lagja 17, Durrës, Albania
Let's come together to commemorate the inspiring life of St. Bakhita, a journey into dignity, to listen, dream, and act.
All are welcome to join. RSVP to secure your spot by sending an email to [email protected] by this Wednesday.
💌 We can't wait to honour this day with you!


   The Cartoon Movement and the Ministry of Foreign Affairs of the Netherlands invite cartoonists, illustrators and arti...
02/02/2024



The Cartoon Movement and the Ministry of Foreign Affairs of the Netherlands invite cartoonists, illustrators and artists from the Western Balkans ( , Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia and Serbia) to send in their work for a cartoon competition and with the theme Media freedom .

Media freedom is a vital component of a functioning democracy. Reliable reporting and investigative journalism inform citizens about what is going on in society and inside government, forming the basis of a healthy public debate.

Cartoonists, who use their pencils to hold power accountable and to expose injustice, power abuse and corruption, cannot do their work without this freedom.

We are looking for that visualize the importance of media freedom and the value of .

More information can be found here:

https://www.netherlandsandyou.nl/web/albania/w/media-freedom-cartoon-competition

Qendra Art & Aktivizëm rishpall thirrjen për artistë të rinj 📣🎉Qendra e Artit dhe Aktivizmit është një hapësire frymëzim...
29/01/2024

Qendra Art & Aktivizëm rishpall thirrjen për artistë të rinj 📣🎉
Qendra e Artit dhe Aktivizmit është një hapësire frymëzimi e re në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit, Pista Iliria, e ndërtuar në një pronë të konfiskuar nga Durrësi Aktiv.

Synimi i kësaj qendre është të krijojë mundësi sociale dhe ekonomike për komunitetin e Durrësit ❤️

Qendra e Artit dhe Aktivizmit ka planifikuar të zbatojë një program mentorimi të bazuar në art për 20 të rinj, me qëllim të eksplorimit të mënyrave kreative për përdorimin e aseteve të konfiskuara për të krijuar vlera sociale dhe ekonomike brenda komunitetit.
Ky program synon t'i sigurojë të rinjve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në botën e biznesit, ndërsa po ashtu u ofron mundësinë për të zbuluar potencialin e tyre krijues.

Qendra Art & Aktivizëm rishpall thirrjen për artistë të rinj 📣🎉

Qendra e Artit dhe Aktivizmit është një hapësire frymëzimi e re në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit, Pista Iliria, e ndërtuar në një pronë të konfiskuar nga Durrësi Aktiv.
Synimi i kësaj qendre është të krijojë mundësi sociale dhe ekonomike për komunitetin e Durrësit ❤️

Qendra e Artit dhe Aktivizmit ka planifikuar të zbatojë një program mentorimi të bazuar në art për 20 të rinj, me qëllim të eksplorimit të mënyrave kreative për përdorimin e aseteve të konfiskuara për të krijuar vlera sociale dhe ekonomike brenda komunitetit.

Ky program synon t'i sigurojë të rinjve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në botën e biznesit, ndërsa po ashtu u ofron mundësinë për të zbuluar potencialin e tyre krijues.

Fazat e këtij programi përfshijnë:
🎨 Zhvillimin e një programi edukues të bazuar në art 6-mujor, i cili do t'i ofrojë grupit të të rinjve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të sjellë një ndikim pozitiv në komunitet duke përdorur pasurinë e konfiskuar. Ky program do të zhvillohet nga ekspertë dhe do të përqendrohet në mësimin e aftësive të ndryshme të pjesëmarrësve, duke i përgatitur ata të përdorur kreativitetin e tyre në përfitim të komunitetit.
🎨 Zhvillimi i punëtorive dhe aktiviteteve edukative për të fuqizuar të rinjtë, duke i trajnuar në marketing dhe media sociale, dhe duke ofruar njohuri të nevojshme për tregun e tyre.
🎨 Organizimi i një ekspozite publike që prezanton punën e artistëve. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të shfaqur kreativitetin dhe inovacionin e komunitetit dhe për të promovuar punën e sipërmarrësve të rinj.

Bashkohuni me ne! Linku aplikimit https://view.forms.app/durresiaktiv/application-form

❗ Afati i aplikimit është data 29 Shkurt 2024 ❗

Kjo iniciativë realizohet në kuadër të projektit TWIST me financimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe zbatohet nga Libera Contro le Mafie, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Thirrje për pjesëmarrës! Kreu i Rrjetit Shqiptar të Fondacionit Anna Lindh organizon në datën 19 Janar 2024 një sesion i...
12/01/2024

Thirrje për pjesëmarrës!

Kreu i Rrjetit Shqiptar të Fondacionit Anna Lindh organizon në datën 19 Janar 2024 një sesion informativ mbi thirrjen më të fundit të publikuar: ALF in Motion 5th edition.

Sesioni do të zhvillohet nga ora 15:30 deri në 16:30 në ambientet e Institutit Shqiptar të Medias.

Për t’u regjistruar, përdorni këtë link: https://forms.gle/KLVeqK3GXnCWyordA

ALF in Motion bashkon dhe fuqizon entitetet e shoqërisë civile (anëtarë dhe jo anëtarë të Rrjetit) për të trajtuar sfidat urgjente, duke patur gjithnjë në thelb dialogun ndërkulturor. Gjithashtu, programi mbështet financiarisht përfaqësues nga i gjithë Mesdheu për zhvillimin e aktivitete bashkëpunuese ballë për ballë.

Në këtë program, prezantohen katër modalitete:

Lëvizshmëria për Partneritet: Për subjektet në procesin e zhvillimit të projekt-propozimeve dhe janë duke kërkuar në mënyrë aktive partnerë ndërkombëtarë për bashkëpunim.

Lëvizshmëria për Veprim: Për subjektet që marrin pjesë në ngjarje të dialogut ndërkulturor ballë për ballë si seminare, debate, trajnime, shfaqje ndërkulturore, etj. dhe janë të interesuar të pasurojnë këto ngjarje duke ftuar palë të jashtme nga organizata të ndryshme rreth Mesdheut.

Lëvizshmëria për Kreativitet: Për aktivitete artistike dhe krijuese të gatshme për të pritur individë ose artistë , duke i lejuar ata të dalin nga praktikat e tyre të përditshme dhe të eksplorojnë horizonte të reja.

Lëvizshmëria për Njohuri: Për entitetet që bashkëpunojnë me kolegë të tjerë ose institucione akademike për të krijuar produkte njohurish që lidhen me dialogun ndërkulturor.
Bashkohuni me ne dhe zbuloni se si ky program mund të përfitojë secilën prej organizatave tuaja!

 Po zhvillojmë rinovimin e anëtarësisë për periudhën 2024 - 2027, që sipas Rregullores së Brendshme të Rrjetit, kryhet n...
09/01/2024



Po zhvillojmë rinovimin e anëtarësisë për periudhën 2024 - 2027, që sipas Rregullores së Brendshme të Rrjetit, kryhet njëhere në tre vjet.

Të gjithë anëtarët janë të lutur që të plotësojnë formularin e hartuar për këtë qëllim: https://forms.gle/Akkmfz6DG3qi7uwAA

Në rast se keni pyetje apo paqartësi gjatë plotësimit të tij, na kontaktoni.

This form is created for the sole purpose of renewing the membership of the organizations that are members of the Anna Lindh Foundation in Albania. The membership reconfirmation process happens once every three years, based on the Network Internal Rules. Please fulfill this form with the required in...

08/01/2024

Fillojme vitin e ri me nje super mundesi per te gjithe te rinjte!

🌟 Thirrje për Pjesëmarrje në Trajnimin "Rethinking Youth (ReYouth) - Youth tackling harmful narrative"! 🚀

📢 Jeni të rinj të angazhuar dhe të interesuar në paqe, angazhim rinor dhe promovimin e sjelljeve pozitive në komunitetin tuaj? Ky trajnim është për ju!

🤝 Bashkohuni me ne për një udhëtim transformues më 19, 20, 21 Janar 2024 në Tiranë, ku do të zhvilloni aftësitë tuaja dhe do të mësoni si të luftoni narrativat e dëmshme në shoqërinë tuaj.

💡 Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë dhe të propozojnë mini projekte. Tre ide të zgjedhura do të mbështeten me një grant prej 22,000 lekë të reja për zbatimin e tyre në komunitet!

📆 Afati i Aplikimit: Deri më 13 Janar, ora 16:00

📜 Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë pjesëmarrjeje.

Ky trajnim mbështetet nga Programi i Nëngrantimit 2023, i ofruar nga UNOY Peacebuilders për Youth Voice Network of Organisations.

🌍 Mos humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të rritur aftësitë tuaja, për të zhvilluar ide të reja dhe për të bërë ndryshimin në shoqërinë tuaj!

✅ Apliko tani: https://forms.gle/FQAntCNvbprCV8wr8

Address

Rr. Gjin Bue Shpata
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondacioni Anna Lindh - ALF - Rrjeti Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fondacioni Anna Lindh - ALF - Rrjeti Shqiptar:

Share