Shkëlqim Hajdari

Shkëlqim Hajdari Prefekt i Qarkut Tiranë

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës, njëri nga 111 miqtë, që ma uruan 60 vjetorin...
07/09/2026

Takim me mikun e vllain Mark Gjonaj, ish Kryetari i Keshillit të Diasporës, njëri nga 111 miqtë, që ma uruan 60 vjetorin e datëlindjes time me 5 qershor, me anë të këtij libri!🇦🇱🤝🇺🇸!
Përherë, mbështetës i madh i çështjes kombëtare të shqiptarëve, e urë e fortë bashkëpunimi midis usa dhe trojeve shqiptare🖐️!

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nde...
05/09/2026

Nënë Tereza, simbol bashkimi e solidariteti mes shqiptarëve!

Sot,në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, përulemi me nderim dhe mirënjohje përpara figurës së saj të jashtëzakonshme, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, Nënprefektja Sara Demrozi, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule, në shenjë respekti dhe nderimi për shqiptaren e madhe, e cila me veprën e saj i dha Shqipërisë emër në mbarë botën.

Mesazhi i Nënë Terezës për dashuri, paqe dhe solidaritet mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Nderim të përjetshëm Nënë Terezës 🤝🇦🇱!

Urime e suksese dr. Klodiana Spahiu, si Ministre e Shëndetësisë🇦🇱🤝🖐️!
03/09/2026

Urime e suksese dr. Klodiana Spahiu, si Ministre e Shëndetësisë🇦🇱🤝🖐️!

02/09/2026

“I lumtur, pasi kjo reformë ka patur brënda Besën, Pasqyrën dhe Empatinë”!

Si ish Inspektor i Pergjithshëm prej 10 vitesh, finalizova një reformë të standarteve të BE, por dhe shumë favorizuese për bisnesin, sipërmarrjen e qytetarët.
Sot, është koha të merret produkti i realizuar me shumë mund, djersë e përkushtim🤝🇦🇱!

28/08/2026

IN MEMORIAM – QAZIM MULLETI
70 vjet të ndarjes nga jeta!

Sot përkujtojmë me nderim Qazim Mulletin,ish Kryetarin e Bashkisë e ish Prefektin legjendar,një prej figurave më të njohura të historisë së Tiranës.

Fati e largoi nga vendlindja, ndërsa familja e tij përjetoi përndjekjen dhe vuajtjet e një regjimi, që për dekada rëndoi edhe mbi emrin dhe veprën e tij.

Qazim Mulleti u kthye para tre vitesh përfundimisht në Tiranën e tij, aty ku kishte rrënjët, kujtimet dhe një pjesë të rëndësishme të jetës e kontributit te tij.

Koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë dhe brezave detyrën për ta njohur këtë figurë ikonike,pa urrejtje e pa paragjykime.

Nderim Qazim Mulletit!
U prehtë në paqe, në tokën e Tironës që aq shumë e deshi🇦🇱!

Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e dashur! ❤️Të uroj shëndet, lumturi e vetëm ditë të bukura në jetë dhe ne emër të...
23/08/2026

Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e dashur! ❤️
Të uroj shëndet, lumturi e vetëm ditë të bukura në jetë dhe ne emër të ekipit( Blerti, Anisa, Arbri, Luca, Mia, Harpër, Raina). Mirënjohës që të kam në krah. Edhe 100! 🌹

Tirana i ka shuar te gjitha vatrat e zjarrit!E vetmja, eshte rindezja e vatres ne malin e Dajtit.Sapo forcat e ushtrise,...
22/08/2026

Tirana i ka shuar te gjitha vatrat e zjarrit!
E vetmja, eshte rindezja e vatres ne malin e Dajtit.
Sapo forcat e ushtrise, te zjarrfikesve dhe zonave te mbrojtura( me mjetet e nevojshme, perfshire dhe sharrat elektrike), filluan ngjitjen ne mal. Nga ajri, ne ndihme te tyre do veproj helikopteri.
Shpresojme qe dhe kete vater zjarri te mbyllim gjate dites se sotme.

Sot mirëpritëm Sara Demrozin, Nënprefekten e re për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën.I urojmë shumë suksese në detyrën e r...
14/08/2026

Sot mirëpritëm Sara Demrozin, Nënprefekten e re për Kavajën, Rrogozhinën dhe Vorën.

I urojmë shumë suksese në detyrën e re! Me bashkëpunim, përkushtim dhe përgjegjshmëri do të vijojmë punën në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Qarkut Tiranë.

10/08/2026

Të vazhdojmë të mbrojmë Tiranën nga zjarret!
Takim me Drejtuesit e Strukturave të Emergjencave Civile, falenderim per punen e bere deri tani dhe rritjen e masave mbrojtese!

Sot në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, Drejtori i MZSH Tiranë, Shkëlqim Goxha, Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, Drejtori i ADZM-së, Albion Kardiu, Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Pyjeve, Edison Dardha, si dhe administratorët e njësive administrative të zonave pyjore.
Drejtuesit e njesive vendore dhe grupet vullnetare prane çdo njesie, duhet te jene te paret per te njoftuar e shkuar prane cdo vatre zjarri qe hapet.
U theksua rreziku i shtuar nga zjarret në këtë periudhë dhe u kërkua angazhim i plotë i të gjitha strukturave në terren, me fokus të veçantë në zonat pyjore, ato me risk të lartë dhe puna në grup.
U vendos monitorim i vazhdueshëm 24 ore i gjithë teritorit, raportim në kohë reale dhe gatishmëri e plotë e shërbimeve zjarrfikëse. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Oligert Torba, do të vijojë kontrollet në terren, ndërsa ADZM, nën drejtimin e Albion Kurti, do të monitorojë zonat me risk mjedisor.
U theksua gjithashtu nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, reagim të shpejtë dhe informim të vazhdueshëm të komunitetit nga administratat vendore.
Qarku Tiranë mbetet në gatishmëri të plotë dhe do të vijojë monitorimin e situatës në mënyrë të pandërprerë.
Parandalimi i zjarreve mbetet përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe qytetare.
Së bashku të mbrojmë fondin pyjor, pronen dhe shendetin e jeten e qytetareve tanë🤝🇦🇱!

05/08/2026

Qarku Tiranë, deri tani ka përballuar me sukses situatën e zjarreve!

Priorit mbetet parandalimi i zjarreve dhe ndalimi e venja para drejtesise e autoreve te tyre.
Vetëm duke punuar të gjithë strukturat e mbrojtjes civile bashkë si një ekip i vetem, do dalim me sukses, në këtë situatë të jashtëzakonshme me temperatura shumë të larta🤝🇦🇱🖐️!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkëlqim Hajdari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share