11/06/2026
Nëse nga kjo valë protestash lind një lëvizje e re politike, e pavarur nga partitë e vjetra, unë do ta mbështes dhe do ta votoj.
Mendoj se një Kuvend Kombëtar qytetar, pa ndikimin e forcave politike ekzistuese, do të ishte një hap i rëndësishëm për të sjellë frymë të re në vend. Një nismë e tillë mund të nxjerrë në pah figura të reja, të bashkojë qytetarët rreth një vizioni të përbashkët dhe të ndërtojë një program që nuk përsërit modelin e vjetër PD-PS.
Shqipërisë i duhen ide të reja, energji e re dhe njerëz që nuk mbajnë mbi supe konfliktet e së shkuarës. Vetëm kështu mund të krijohet një alternativë e besueshme që kërkon votën e qytetarëve me program, ekip dhe vizion për të ardhmen.
Por për mua ka një kusht të panegociueshëm: kjo lëvizje nuk duhet të përdoret apo kontrollohet nga partitë e vjetra politike. Nëse kthehet në një instrument të tyre, humbet arsyen pse është krijuar.
Po ju, a do t’i jepnit një shans një force të re politike që vjen nga qytetarët dhe jo nga establishmenti i vjetër?