Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Pergjithshme të
Shërbimit të Provës

Çfarë ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️
14/09/2026

Çfarë ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️

📌 Shërbimi i Provës vijon të luajë një rol të rëndësishëm në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave në konflikt me l...
11/09/2026

📌 Shërbimi i Provës vijon të luajë një rol të rëndësishëm në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave në konflikt me ligjin, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë në komunitet. 🤝

📊 Gjatë muajit Gusht 2026:

👥 Janë mbikëqyrur 10 307 persona.
✅ Janë përfunduar me sukses 403 raste mbikëqyrjeje.
⚖️ Janë ekzekutuar 4 166 urdhra për të rritur dhe 92 urdhra për të mitur.
📄 Janë hartuar 702 raporte vlerësimi për gjykatat dhe prokuroritë.

🤝 Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e përditshëm të Shërbimit të Provës për një sistem drejtësie që jo vetëm zbaton ligjin, por edhe krijon mundësi reale për riintegrim dhe ulje të përsëritjes së veprave penale.

07/09/2026

Toni Gogu DTSHP Elbasan 👏🏻👏🏻👏🏻

📍 Në ambientet e Tirana International Hotel, zhvilluam aktivitetin për prezantimin e gjetjeve dhe nevojave për trajnim t...
03/09/2026

📍 Në ambientet e Tirana International Hotel, zhvilluam aktivitetin për prezantimin e gjetjeve dhe nevojave për trajnim të stafit të Shërbimit të Provës, me mbështetjen e Këshillit të Evropës. 🇪🇺

👥 Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, z. Besmir Kola, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme, drejtues dhe specialistë të degëve territoriale, si dhe ekspertë ndërkombëtarë.

🎯 Fokus: forcimi i kapaciteteve profesionale dhe përafrimi i mëtejshëm me standardet evropiane.

📚 Një hap drejt një Shërbimi të Provës më profesional dhe efektiv.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër mori pjesë në tryezën e organizuar nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim m...
25/08/2026

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër mori pjesë në tryezën e organizuar nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë”, me fokus forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe qasjes ndërdisiplinare. 🤝

📌 Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e raportit të monitorimit, praktikat e referimit dhe mbrojtjes së grave nëna dhe fëmijëve, si dhe sfidat dhe praktikat e mira në trajtimin e rasteve të dhunës.

👥 Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për një qasje më të ndjeshme gjinore dhe mbështetje më efektive për viktimat e dhunës.

Çfare ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️
24/08/2026

Çfare ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️

Në ambientet e Shërbimit të Provës u zhvillua një takim pune me ekspertët Stefan Scherrer, Stefan Thier dhe Julinda Beqi...
20/08/2026

Në ambientet e Shërbimit të Provës u zhvillua një takim pune me ekspertët Stefan Scherrer, Stefan Thier dhe Julinda Beqiraj, në kuadër të përgatitjes së një studimi mbi funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shërbimit të Provës. 🌍📚

🎯 Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të institucionit, sfidat e hasura dhe prioritetet për të ardhmen, me qëllim identifikimin e mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit të tij.

⚖️ Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt hartimit të vlerësimeve dhe rekomandimeve konkrete për forcimin, modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shërbimit të Provës. 🚀🤝

Address

Rr. “Jordan Misja”, Pranë Gjykatës Së Krimeve Të Rënda
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimi i Provës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share