Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Tiranes

09/10/2023

Shëndet dhe mbarësi në etapat e tjera të jetës, Prof. Asoc. Dr. Zana Koli

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule në emër të stafit dhe studentëve i përcolli Prof. Asoc. Dr. Zana Koli, në datën e lindjes së saj urimet dhe falenderimet si dhe pension të mbarë pas 42 vjetësh kontribut të çmuar.

Për vite me rradhë Prof. Asoc. Dr. Zana Koli dha kontributin në edukimin me pasion dhe korrektësi të brezave të tërë. Shumë nga ata ish studentë janë sot profesorë të nderuar të Fakultetit të Ekonomisë dhe me gjerë.

Prof. Dr. Asoc. Zana Koli, shprehu falenderime dhe mirënjohje për kolegët të cilët kanë qënë një mbështetje e madhe gjatë të gjithë rrugëtimit në karrierën e saj akademike. Në shenjë mirënjohje kolegët prezent përkujtuan me shumë nostalgji momente të këndshme të jetuara ndër vite plot dashuri.

Respekte dhe falenderime të përhershme për Prof. Dr. Asoc. Zana Koli!

02/10/2023

Urimi i Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë për fillimin e vitit akademik 2023-2024.

Të dashur studentë, të nderuar kolegë dhe staf i Fakultetit të Ekonomisë-UT, në radhë të parë Ju uroj shëndet për Ju dhe familjarët Tuaj. Fillimi i vitit të ri akademik 2023-2024, është një ditë shumë e veçantë për të gjithë ne, por akoma më shumë për ju Maturantët, që zgjodhët të studioni në Fakultetin e Ekonomisë-UT. Ju sigurojmë që keni bërë një zgjedhje shumë të mirë.

Suksesi juaj është i garantuar nga kurrikulat dhe programet mësimore. Drejtuesit e fakultetit, stafi akademik, stafi ndihmës akademik dhe administrativ, infrastruktura tërësisht bashkëkohore janë çelësi i këtij suksesi në rrugëtimin e studimeve në FE-UT. Meritojnë falenderim të veçantë dhe mirënjohje të gjitha strukturat tona akademike dhe administrative që janë të angazhuar me përkushtim dhe kanë marrë të gjitha masat për të realizuar një proces mësimor cilësor. Përfundimi i studimeve dhe marrja e një diplome nga FE-UT, ju krijon mundësi punësimi në tregun vendas dhe atë të huaj. Praktikat e përvitshme tregojnë se të diplomuarit në fakultetin tonë janë ndër më të kërkuarit si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik. Një pjesë e madhe e studentëve tanë aktualisht kanë arritur në nivelet më të larta drejtuese në institucionet dhe kompanitë ku janë të punësuar. Gjithashtu, shumë prej tyre janë përshtatur shumë mirë edhe me tregun ndërkombëtar të punës.

Viti akademik 2023-2024 është i pesti vit akademik që Fakulteti i Ekonomisë-UT e ofron mësimdhënien në Gjuhën Angleze, në të paktën tre degë të ciklit të studimeve Bachelor. Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit por jo vetëm, tashmë kjo si një traditë e përvitshme e FE janë shkëmbimet e studentëve dhe stafit nga projektet Erasmus+, të cilët mundësojnë zhvillimin e semestrave studimorë jashtë vendit sikurse edhe studentë të huaj që vijnë në vendin tonë. Me shumë sukses vijon aplikimi dhe realizimi i projekteve të ndryshme të fituara kombëtare e ndërkombëtare.

Në Fakultetin tonë aktualisht numërohen 73 pedagogë nga kategoria Profesorë dhe 51 Doktorë Shkencash të cilët janë staf akademik i brendshëm. Gjithashtu janë në procesin përmbyllës në këtë vit akademik dhe 47 pedagogë doktorantë të rinj pjesë e stafit tonë efektiv. Ky grup të cilët sëbashku me drejtuesit e tyre shkencorë, përbëjnë një potencial në kërkimin shkencor në Fakultetin e Ekonomisë-UT dhe njëherazi japin një kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit duke i shërbyer me kërkime e projekte konkrete sipas nevojave të institucioneve publike e private.
Duke Ju uruar suksese dhe një vit të mbarë akademik për të gjithë ne,

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Prof. Dr. Dhori Kule

02/10/2023
07/09/2023

Mbrojtje Diplomash dhe Praktikash Mësimore, Master, Vjeshtë 2023

Njoftohen studentët e programit master, se mbrojta e diplomave do të bëhet sipas datave të shënuara në tabelën e mëposhtme:

Datat e mbrojtjes së diplomave, Master, Tetor 2023

Afati i dorëzimit të diplomave është deri 2 (dy) ditë para datës së mbrojtjes së tyre, ditën e martë, datë 03 Tetor 2023, ora 12:00

Afati i dorëzimit të praktikave mësimore është deri 2 (dy) ditë para datës së mbrojtjes së tyre, ditën e premte, datë 29 Shtator 2023, ora 12:00, ndërsa mbrojtja e tyre do të zhvillohet ditën e martë, datë 03 Tetor, ora 12:00.

Praktikat mësimore dhe diplomat do të dorëzohen në sekretaritë e departamenteve përkatëse.

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/lajmerime/2237-mbrojtje-diplomash-dhe-praktikash-mesimore-master-vjeshte-2023

07/09/2023

Fillojnë aplikimet për studimet e Ciklit të Dytë, Master!

Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës kryhen aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" për vitin akademik 2023-2024.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" mund të kryhen çdo ditë duke filluar nga data 07 Shtator 2023, ora 09:00-14:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

a. Diplomë dhe listë notash e ciklit të parë, të njehsuara me origjinalin (të noterizuara);

b. Formulari i aplikimit (kliko këtu për ta shkarkuar);

c. Deklarata sipas shtojcës 1 (kliko këtu për ta shkarkuar);

d. Deklarata sipas shtojcës 2 (kliko këtu për ta shkarkuar);

e. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë);

f. Dy fotografi personale;

d. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në "Master i Shkencave" (e noterizuar).

Ju mirëpresim!

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/lajmerime/2238-fillojne-aplikimet-per-studimet-e-ciklit-te-dyte-master-2

Address

Rruga E Elbasanit, Tirane
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës:

Share