Levizja Besa per Atdhe, ka per mision aktivizmin dhe sensibilizimin e shoqerise me qellim arritjen dhe garantimin e mireqenies dhe begatise se popullit/kombit Shqiptar, sot e mot, e brez pas brezi, ne trojet tona, e jo vetem! Per ata qe nuk më njohin, po Ju paraqes mëposhtë një përmbledhje të jetëshkrimit tim:
Ndrec LLUSKU,
Lindur në Orosh/Mirditë;
Banues në Tiranë
Profesioni: Pilot Ushtarak;
N/Kolonel (R), Ing. MSc
Pas mbarimit të shkollës 8-vjecare në vendlindje, kam vazhduar arsimimin në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë (1988-1992). Më tej vijova studimet në Universitetin e Tiranës deri në muajin Shkurt 1994, por i ndërpreva pasi u perzgjodha për të kryer studimet e larta në Akademinë e Forcave Ajrore në Stamboll/Turqi (1994-1998) ku jam diplomuar si Oficer me gradën Toger Pilot avioni. Kam kryer Kolegjin e Komandimit Ajror dhe të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, si dhe jam lauruar me Masterin në “Artin dhe Shkencën e Operacioneve Ushtarake” (2011-2012) në Universitetin Ajror te Forcave Ajrore në Montgomery/Alabama te SHBA. Kam kryer edhe shumë kurse/specializime/trajnime të ndryshme profesionale brenda e jashtë vendit (si Itali, Greqi, France, Hungari, Zvicer, Kroaci, Turqi, USA, etj.) për fluturimet me avione dhe helikopterë të ndryshëm, si dhe mbi çeshtjet e sigurise kombetare, mbrojtes, diplomacise, lidershipit, UN, SAR, etj. Pas titullimit oficer aviacioni me graden Toger ne Stamboll, jam kthyer ne atdhe dhe jam emeruar ne keto detyra/funksione:
- Komandat Ekuipazhi Mig-19, në Bazën Ajrore, në Rinas (1998-2000);
- Oficer koordinator i SHP dhe Zyrës NATO/PfP (2000-2002);
- Pilot Helikopteri Mi-4 ne Regjimentin e Transportit Ajror, Farkë, (2002-2003);
- Komandant Ekuipazhi në Helikopterin AB-206C1 (2003-2007);
- Komandant i Grupit të Transportit Ajror VIP (personaliteteve më të Larta Shtetërore) Helikopteri A109C në Regjimentin e Helikopterëve në Farkë (2007-2011);
- Komandat i Skuadronit të Helikoptereve, Baza Ajrore Farkë (2012-2013);
- Zëvendës Shef i Operacioneve dhe Shef i Stervitjes i Komandes se Forcës Ajrore Shqiptare, Rinas (2013)
- Shef i Sigurise së Fluturimit, Standartizimit/Inspektimit i Komandes se Forcës Ajrore Shqiptare, Rinas/Tirane (2013-2015)
-Ne vitin 2015 kam dale ne rezerve. Kam kryer me sukses shume misione operacionale dhe stervitore me avionë dhe helikopterë të ndryshëm në Turqi, Greqi, Itali, Zvicër, Kosove, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, SHBA, etj. Përveç kryerjes së funksioneve si pilot fluturues, kam kryer edhe ne shume detyra të tjera, si autor i shumë artikujve në shtypin dhe revistat ushtarake për problemet e aviacionit dhe te ushtrise/sigurise kombetare, etj.;
Kam qene autor dhe bashkautor i shume rregullore/manuale/Instruksione profesionale ushtarake ajrore; pjesemarres ne grupe pune te shumta per projekte/probleme te ndryshme me karakter ajror/ushtarak dhe aviacionit civil/komercial, NATO/ICAO/EASA, etj.;
Kam qene pjesetar ne grupin e punes per Rrugen e Kombit (pasi ne fillim eshte pergatitur nga ushtria si koncept per kapacitetet kombetare), ku kam bere mbrojtjen/argumentimin e impaktit strategjik te variantit te tunelit te Thirres (varianti fitues). Gjithë karriera ushtarake është shoqëruar nga nje performance shembullore ne cdo drejtim, ku për ketë jam vlerësuar ne menyre konstante me superlativa nga eproret/koleget/vartesit e mi, si dhe jam dekoruar me katër medalje të ndryshme ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Focave te Armatosura, etj. Gjithashtu, me rastin e daljes ne rezervë, jam vlerësuar me Certifikatë Mirënjohje nga Komanda e Forcës Ajrore. Që nga viti 2015, pas daljes ne rezerve, jam aktivizuar në tregun privat të punës ne industrinë e aviacionit, industrinë e udhëtimit/turizmit, konsulencës, si dhe jam aktiv për çështje me interes shoqeror e publik, etj. Zoteroj shume mire gjuhët e huaja: Anglisht, Turqisht dhe Italisht. Misioni im ne Politike:
Aktivizimi ne fushën e politikës, e shikoj si një detyrë/sfidë/shërbim strategjik dhe mision qytetar për të kontribuar në arritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet konsolidimit të alternatives politike, si forca që sjellin sinergji dhe zhvillim mes diversitetit shoqeror ekzistues, dhe jo vetëm. Kontributin tim e shikoj dhe si një sipërmarrje dhe detyrë për të vënë vend amanetin e martireve te demokracise shqiptare, dhe veçanerisht, nje prej intelektualeve/patorioteve me te medha pas Lufes se II-te Boterore, Znj. Musine Kokalari, e cila themeloi Partine SocialDemokrate ne vitin 1943, por që sistemi komunist e nxorri te jashtëligjshme, dhe ajo u burgos per 18 vite pastaj u internua ne Mirdite per 23 vite, deri sa vdiq! Arsimimi/Kualifikimi superior ne disa prej akademive me prestigjoze boterore, eksperienca e jashtezakonshme e akumuluar ne pune e funksione te ndryshme, si dhe integriteti jane disa prej kritereve qe une zotëroj dhe qe kane shume rendesi per nje perfaqesim sa me dinjitoz ne Kuvendin e Shqiperise. Besoj qe vlen te nenvizoj faktin se perfaqesimi ne parlament edhe me nje ish-pilot ushtarak, qe i ka sherbyer atdheut me dekada me ndershmeri, perkushtim dhe sakrifica, deri edhe ne ate me riskimin e jetes, gjykoj se do te jete nje prurje shume domethenese dhe e nevojshme per garancine e mbrojtes se interesave te gjitha shtresave te qyterareve shqiptare. Deklaroj me pergjegjesi se do perfaqesoj dhe mbroj (pa dallim krahine, gjinie, feje, kategorie sociale, etj.,) interesat e te gjitha grupeve te interesit/moshave qe jane po nuk kufizohen vetem me: pencionistet, punonjesit ne administrate publike dhe sektorin privat, fermeret, te vetpunesuarit, te papunet, invalidet, studentet, nxenesit, femijet ne kopshte/cerdhe, emigrantet/diaspora, sipermarrja private dhe e lire, etj. Ju jap fjalen e nderit se do jem besnik i Interesave te qytetareve dhe kombit tim deri ne fund. Faleminderit në avancë per besimin/mbeshtetjen tuaj.