20/11/2025
📍 Tirana mirëpriti një forum tejet të rëndësishëm të dialogut strategjik, Konferencën mbi “Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor”, ku u bashkuan ekspertë vendas, rajonalë, të BE-së dhe të NATO-s.
Me kënaqësi pranova ftesën e dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, për të ndarë perspektivën dhe eksperiencën e AKSHI-t mbi qëndrueshmërinë tonë ndaj elementëve kërcënues hibridë. Diskutimet u fokusuan te integrimi i mekanizmave modernë në përballjen me kërcënimet hibride në epokën digjitale, si edhe tek domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkombëtar. 🌍
🇦🇱 Shqipëria është sot lider rajonal në digjitalizim, por pikërisht kjo na vendos edhe në shënjestër të aktorëve kibernetikë që synojnë të cenojnë integritetin e hapësirës sonë digjitale. Sulmet kibernetike janë në zemër të luftës hibride dhe rrisin nevojën për partneritet dhe bashkëpunim global.
🚨 Falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, kemi arritur të identifikojmë dhe neutralizojmë çdo kërcënim të orientuar ndaj nesh, pavarësisht kompleksitetit dhe pavarësisht nëse është i sponsorizuar nga aktorë shtetërorë.
🤖 Arkitektura Zero Trust dhe përdorimi i inteligjencës artificiale na mundësojnë të reagojmë në kohë reale dhe të mbrojmë me efektivitet hapësirën tonë digjitale.
Në një botë ku kërcënimet hibride evoluojnë çdo ditë, vetëm një ekosistem i përbashkët sigurie mund të garantojë stabilitet dhe qëndrueshmëri. ✅
🤝 Së bashku, për një ekosistem të sigurt që përgjigjet më shpejt se kërcënimet.