Përndritja

Përndritja Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Përndritja, Library, Tiranë, Shqipëria, Tirana.

Me 13 shkurt të vitit 2000, 24 vjet më parë në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të Mitrovicës u vra në mbrojtje të civilëv...
13/02/2024

Me 13 shkurt të vitit 2000, 24 vjet më parë në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të Mitrovicës u vra në mbrojtje të civilëve shqiptarë, dëshmori Avni Haradinaj i njohur më shumë si Avni Kushtova.

Avniu ishte një nga figurat më emblematike të luftës për çlirimin e vendit duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë një ndër simbolet e trimërisë e vendosshmërisë për idealet shekullore të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.

Si një trim i vërtetë që ishte dhe i përkushtuar për çlirimin e plotë të Kosovës ai ju doli në ndihmë shqiptarëve të mbetur në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilët vazhdimisht po përballëshin më bandat kriminale serbe të cilët kishin synim dëbimin e mbi 10 mijë shqiptarëve nga ajo pjesë.

LAVDI DËSHMORIT TË LIRISË AVNI KUSHTOVËS!

10 shkurt 2007. Kosova po rrezikohej nga disa ide të cilat çonin në copëtim të saj. Në ballë të protestës gjithpopullore...
10/02/2024

10 shkurt 2007. Kosova po rrezikohej nga disa ide të cilat çonin në copëtim të saj. Në ballë të protestës gjithpopullore ishin Adem Demaçi, Albin Kurti dhe Shoqatat e ndryshme. Moni u vra. Arbeni u vra. Ata u bën dëshmorët e parë të pasluftës në Kosovës. Policia e Unmik-ut ishte ajo nga Rumania e cila përdori plumba gome të skaduar mbi qytetarët protestues. Askush nuk dha përgjegjësi, madje në vendin e tyre ata edhe u dekoruan.

Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit!

Me 10 shkurt të vitit 1917 në Adana të Turqisë lindi Musine Kokollari. Familja e saj bashkë më të më vonë do të kthehesh...
10/02/2024

Me 10 shkurt të vitit 1917 në Adana të Turqisë lindi Musine Kokollari. Familja e saj bashkë më të më vonë do të ktheheshin në Gjirokastër, aty ku ajo do mbaronte shkollimin e më pas do kyqej aktivisht në jetën politike si aktiviste e si shkrimtare e dalluar. Në vitin 1943 ajo themeloj partinë socialdemokrate të Shqipërisë. Për bindjet e saja politike dhe mendimet e saja përparimtare në vitin 1946 arrestohet dhe mbahet në burgjet e egra të regjimit enverist deri në vitin 1979. Nga burgu i Burrelit e deri tek ai i Rrëshenit u lirua vetëm katër vjet para vdekjes së saj. Vitet e fundit të jetës i kaloj në qytetin e Rrëshenit të Mirditës, aty ku edhe varros, për tu zhvarrosur më pas nga familjarët e saj në vitin 1991 për ta varrosur më pas në Shish-Tufinë(Bashkësia e Tiranës).

Në mes datave 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 bandat kriminale serbe në prani të misionit të UNMIK-ut dhe forcave të KFOR-i...
04/02/2024

Në mes datave 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 bandat kriminale serbe në prani të misionit të UNMIK-ut dhe forcave të KFOR-it kryen spastrim etnik mbi popullatën civile shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës.

10 të vrarë, 25 të plagosur, 11.364 mijë banorë të dëbuar ishte bilanci i aksionit kriminal të Serbisë në atë pjesë.

🤭 Ndërkombëtaret heshten atë natë, po heshtin dhe sot.

"Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali”.| ...
27/01/2024

"Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali”.

| Petro Marko |

Ky që shihni në fotografi është Kastriot Vokshi "Kingji" nga Gjilani i Kosovës. Si 16 vjeçar u bashkua me Ushtrinë Çliri...
14/09/2023

Ky që shihni në fotografi është Kastriot Vokshi "Kingji" nga Gjilani i Kosovës. Si 16 vjeçar u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë. Mbrëmja e 15 shtatorit në Çollopek të Tetovës do të ishte nata e fundit e këtij trimi pasi do të vritej pas një sulmi të fshehtë mbi ushtarët shqiptarë. Kastrioti, ra dëshmor në moshën 17 vjeçare. Gjaku i njomë i tij është amanet për të punuar për të mirën e kombit.

Lavdi dëshmorit Kastriot Vokshi! 🇦🇱❤️

Ky është Skerdilajd Llagami. I lindur në një familje të Tiranës si i ri do të bëhej pjesë e Forcave Speciale "Brisku" de...
11/09/2023

Ky është Skerdilajd Llagami. I lindur në një familje të Tiranës si i ri do të bëhej pjesë e Forcave Speciale "Brisku" deri në vitin 1999 ku do të vinte në Kosovë e të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në çlirimin e plotë. Pastaj u bashkua me UÇPMB-në në Luginë të Preshevës e më pas edhe me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë. Skerdilajdi u vra në fshatin Bogovinë në afërsi të Tetovës, i tradhëtuar pabesisht. Trupi i trimit tiranas prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Kjo është një hartë e rrallë demografike e Ballkanit gjatë vitit 1900, e publikuar së fundmi nga World GeoDemo. Shqiptar...
09/09/2023

Kjo është një hartë e rrallë demografike e Ballkanit gjatë vitit 1900, e publikuar së fundmi nga World GeoDemo.

Shqiptarët janë çdokund. Në veri deri në gjysmën e Serbisë së sotme, në jug-perëndim, në gjysmën e Malit të Zi, në jug deri në thellësi të Greqisë, por gjithashtu edhe në Athinë e Selanik, gjysma e Maqedonisë në lindje, disa në Rumani, Bullgari e Turqi dhe një pjesë e konsiderueshme edhe arbëreshët në Puglia të Italisë.

Kjo hartë demografike përfshinë diku rreth 100 mijë km2, pastaj erdhi Konferenca e Londrës dhe na tkurri në 28 mijë km2. Padyshim që ajo Konferencë është padrejtësia më e madhe që i është bërë një kombi.

Me 4 shtator të vitit 2004 teksa i gëzohej fitores historike të Shqipërisë kundër Greqisë, u vra djaloshi 20 vjeçar nga ...
04/09/2023

Me 4 shtator të vitit 2004 teksa i gëzohej fitores historike të Shqipërisë kundër Greqisë, u vra djaloshi 20 vjeçar nga Kukësi, Gramoz Palushi.

Në ishullin Zakinthos në Greqi po festonte edhe Gramozi. Një turmë grekësh e sulmuan pas shpine duke i ngulur thikën. Kur ai shkoi në spital nuk mori trajtimin e duhur nga personeli mjekësor dhe u la për një kohë të gjatë pa ndihmën e askujt nën pretekstin se ai nuk posedonte sigurim shëndetësor.

Tifozit shqiptar ia morën jetën në rrugicat e shtetit grek vetëm e vetëm pse mbajti flamurin kombëtar në dorë.

PALUSHI RA PËR FLAMUR! 🇦🇱

Ky është fshati Lin i Pogradecit. Nuk kishim dëgjuar shumë të deri sa hulumtimet katër vjeçare të arkeologëve shqiptarë ...
19/07/2023

Ky është fshati Lin i Pogradecit. Nuk kishim dëgjuar shumë të deri sa hulumtimet katër vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të Universitetit të Bernës konstatuan se këtu, në Lin, është vendbanimi më i vjetër në Evropë. Ajo çka e kemi ditur gjithmonë po konstatohet e po vërtetohet dita e ditës. Historia e Evropës, flet shqip. 🇦🇱

"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza d...
11/07/2023

"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza dhe thanë që asgjë nuk do të ndodhte me ne. Udhëtimi zgjati shumë, autobusi ishte plot, vajza ime e vogël po qante, duhet të ketë qenë e uritur, e etur. Pastaj mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, ndonëse u soll mirë me mua, më pyeti se çfarë kishte vajza ime, pse po qante. Nuk kam asgjë për t'i dhënë, iu përgjigja. Ai e mori fëmijën nga dora ime dhe tha që do ta ushqente me diçka dhe do të ma kthente prapa. U gëzova shumë, por përsëri kisha dyshime. Më pak se dhjetë minuta më vonë, ai hipi përsëri në autobus me vajzën time të vogël. Dëgjoj, ajo nuk qan më. Duhet ta ketë ushqyer mirë, me të vërtetë akoma ka njerëz të mirë, mendova. Ai e vendosi atë përsëri në krahët e mi dhe vetëm më tha: "Tani vajza juaj nuk do të qajë më".

Ai nuk e ushqeu trëndafilin tim. Ai e theri atë. Dhe ashtu të masakruar, plot gjak, e ktheu tek unë".

Le të jenë lotët e nënës një lutje, që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt!

8372 frymë civilësh të pafajshëm ndaluan në verën e nxehtë të vitit 1995. Krimi mbi popullsinë myslimane të Bosnjës ndod...
11/07/2023

8372 frymë civilësh të pafajshëm ndaluan në verën e nxehtë të vitit 1995. Krimi mbi popullsinë myslimane të Bosnjës ndodhi në sy të botës, të cilët atë ditë ishin pa sy, pa ndjenja e pa mision.

Srebrenica është fytyra e Serbisë gjenocidale.

Srebrenica është pikëllimi ynë.

Address

Tiranë, Shqipëria
Tirana
1010

Telephone

+355693638384

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Përndritja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category