03/09/2026
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, drejtoresha e AKR-së, znj. Sara Bodo, mikpriti sot 4 prej të rinjve të Gjimnazit “Zhani Ciko” të Patosit, të cilët prezantuan projektin inovativ “Parku Inteligjent i Bletëve”.
Një ide që bashkon shkencën, teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke përdorur bletët si sensorë biologjikë për monitorimin e mjedisit.
Projekti është vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Kombëtar të Shkencës.
Znj. Bodo vlerësoi kreativitetin dhe përkushtimin e të rinjve dhe u premtoi mbështetje të mëtejshme për zhvillimin e kësaj nisme.
Sepse e ardhmja nuk pritet, ndërtohet me ide, guxim dhe inovacion!