Kolektivi Feminist në Shqipëri

Kolektivi Feminist në Shqipëri Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kolektivi Feminist në Shqipëri, Political organisation, Në tokë, Tirana.

Kolektivi Feminist është një bashkësi vullnetare dhe autonome, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe praktikës së feminizmit të ndërthurur në Shqipëri, si kusht për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë.

Ky publikim përmban informacion praktik mbi të drejtat, institucionet përgjegjëse dhe format e mbështetjes për gratë në ...
06/03/2026

Ky publikim përmban informacion praktik mbi të drejtat, institucionet përgjegjëse dhe format e mbështetjes për gratë në nevojë në Shqipëri.

Është përgatitur nga Kolektivi Feminist në Shqipëri dhe përpunuar grafikisht nga Kolektivi Zanat në kuadër të një fushate informative mbi shërbimet bazë shëndetësore dhe sociale për gratë në vend.

Shkarko përmes lidhëzës https://al.boell.org/sq/2026/02/13/ku-te-kerkoj-ndihme

Revoltohu motër!Për burrin që të dhunon në shtëpi.Për shtypjen dhe padrejtësitë në punë.Për pagën që nuk mjafton për të ...
03/03/2026

Revoltohu motër!

Për burrin që të dhunon në shtëpi.
Për shtypjen dhe padrejtësitë në punë.
Për pagën që nuk mjafton për të jetuar me dinjitet.
Për punët e shtëpisë që nuk njihen, që nuk paguhen, që nuk shihen.
Për të drejtat që po na i cenojnë çdo ditë.
Për ligjet që na përjashtojnë nga trupat tanë.
Për tokat që po na i vjedhin dhe lumenjtë që po na i helmojnë.

Ti nuk je vetëm, hajde bashkohu!
Pa frikë, pa gjykim, pa turp!

Dita e dielë, 8 mars
Ora 11:30
Universiteti i Arteve

Vlerësojmë transparencën dhe punën e bërë nga Qendra Streha dhe organizatat.
20/11/2025

Vlerësojmë transparencën dhe punën e bërë nga Qendra Streha dhe organizatat.

Me anë të kësaj deklarate Qendra “Streha” dhe Aleanca kundër Diskriminimit LGBT ofrojnë një përmbledhje të dokumentuar të procesit institucional të ndjekur në vitin 2015 për të adresuar rastin e Luana Myrtos, rast për të cilin ka pasur spekulime në mediat tradicionale dhe sociale...

Prej datës 7 tetor, ku nisi fushata e pushtimit të Gazës e deri më sot, janë vrarë mbi 68,000 civilë palestinezë, rreth ...
01/10/2025

Prej datës 7 tetor, ku nisi fushata e pushtimit të Gazës e deri më sot, janë vrarë mbi 68,000 civilë palestinezë, rreth 70% prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar. Këto të dhëna të evidentuara janë mbledhur edhe nga Kombet e Bashkuara, që ka dalë në përfundimin se Izreali po kryen gjenocid në Gaza.

Palestinezët në Gaza gjenden të mbërthyer nën shpërthimet e vazhdueshme, që i detyron ata të zhvendosen, derisa një tjetër sulm vdekjeprurës ndodh. Pamjet janë apokaliptike, thuajse gjithçka është rrënuar: shtëpitë, shkollat, spitalet dhe cdo infrastrukturë tjetër. Më 22 gusht 2025, në qytetin e Gazës u shpall gjendja e urisë.

Uria dhe sigurimi i ushqimit bie barrë mbi gratë palestineze, që historikisht janë konsideruar si kujdestare të të afërmve të tyre. Çdo ditë atyre u duhet të presin në radhë të gjatë për të marrë bukë dhe ujë, radhë këto që jo pak herë janë kthyer në vatra të vdekjes.

Teksa përshkruajmë situatën në Gaza, kthehemi në realitetin tonë dhe gjendemi me shpatulla pas murit. Po ne, çfarë mund të bëjmë më shumë për Palestinën dhe njerëzit në Gaza? Realiteti është i trishtë, dhe shpesh i vetmi rezultat i kësaj përsiatjeje mendore është dëshpërimi, plogështia dhe ndjesia e pafuqisë.

Pafuqinë, si ngahera, ne e kemi luftuar me rezistencë kolektive. Duam që përmes këtij aksioni simbolik, ne feministet e Shqipërisë, të pozicionohemi qartazi edhe njeherë në parimet bazë që e udhëheqin lëvizjen tonë: Drejtësia dhe rezistenca ndaj dhunës. Ne kundërpërgjigjemi ndaj dëshpërimit duke i dhënë jetë hapësirës publike në Tiranë, për të jehuar qëndrimet tona të qarta politike dhe për të shprehur mbështetjen tonë ndaj popullit palestinez.

Nga Shqipëria në Gaza ne themi: Liri për Palëstinën!
Sytë mbi Gaza!
Sytë mbi Flotiljen Sumud!

KOLEKTIVI FEMINIST

19/02/2025

Në solidaritet me aktivisten Anila Prendushi dhe shoqatën Gruaja Tek Gruaja

25/10/2024

Dita V - “Feminizmi është për të gjithë” | 26 Tetor, 10:00 – 12:00

Feminizmi është një term kompleks dhe i gjerë, që shpesh ngjall interpretime dhe ndjenja të ndryshme. Për ta sjellë më pranë jush, në këtë takim dhe bisedë të hapur me Kolektivi Feminist në Shqipëri, do të eksplorojmë së bashku kuptimin e tij dhe rëndësinë që mbart në shoqëri. Do të flasim gjithashtu për angazhimin feminist në përditshmëri, mbi rolet gjinore ndër breza dhe mbi letërsinë feministe.

Diskutimi do të pasohet nga një lexim në grup dhe një përthim kolektiv.

Rezidenca Studentore Universitare Nr.1 Tiranë.

Address

Në Tokë
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolektivi Feminist në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kolektivi Feminist në Shqipëri:

Share