Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin DPMZSH përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së

🔥 Një shoqëri e sigurt nuk ndërtohet vetëm duke reaguar ndaj rrezikut, por duke e parandaluar atë.        Në “Tirana Fir...
17/09/2026

🔥 Një shoqëri e sigurt nuk ndërtohet vetëm duke reaguar ndaj rrezikut, por duke e parandaluar atë.
Në “Tirana Fire Safety 2026”, së bashku me ekspertë, profesionistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve e sektorit të ndërtimit, diskutuam për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe sigurinë e njerëzve: parandalimin dhe sigurinë nga zjarri që në fazën e projektimit.
Si Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së, sfida jonë kryesore është të ndërtojmë një qasje ku parandalimi, standardet teknike dhe reagimi profesional të jenë pjesë e një sistemi të vetëm.
Qytetet po zhvillohen, ndërtesat po ndryshojnë dhe bashkë me to duhet të rriten edhe standardet e sigurisë.
Një zjarr i parandaluar është një jetë e mbrojtur, një familje e sigurt dhe një pasuri e shpëtuar.
Ky është drejtimi në të cilin duhet të ecim së bashku: më shumë parandalim, më shumë përgjegjësi dhe një Shërbim Zjarrfikës gjithmonë më i përgatitur.🙏🚒🙏

08/09/2026
🔥 🚒Shërbimi zjarrfikës vijon përballjen me situatat e zjarreve në të gjithë vendin.🔥🚒Në kushtet e temperaturave të larta...
07/09/2026

🔥 🚒Shërbimi zjarrfikës vijon përballjen me situatat e zjarreve në të gjithë vendin.

🔥🚒Në kushtet e temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për përhapjen e zjarreve, strukturat zjarrfikëse vijojnë punën intensive në terren, me angazhim maksimal dhe reagim të shpejtë.

🚒Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së është në terren, duke ndjekur nga afër situatën, duke koordinuar forcat dhe mjetet në dispozicion dhe duke orientuar ndërhyrjet sipas nevojave të çdo zone.

👨‍🚒 Çdo ekip vijon të jetë në gatishmëri të plotë, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pronës dhe territorit.

🔥🚒🙏Vëmendje e shtuar, koordinim dhe angazhim maksimal për përballimin e çdo situate. 🚒🔥

06/09/2026

🔥 Kujdes i shtuar përballë situatës së zjarreve në vend!
🚒🙏Shërbimi Zjarrfikës vijon të jetë në gatishmëri të plotë dhe në terren, duke u përballur me vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë.
🚒🔥Në këto ditë me temperatura të larta dhe kushte të favorshme për përhapjen e flakëve, kërkohet kujdes i shtuar dhe përgjegjshmëri nga të gjithë. Një pakujdesi e vogël mund të kthehet në një rrezik të madh.
👨‍🚒 🚒Zjarrfikësit janë në vijën e parë të përballjes me zjarret, por parandalimi dhe kujdesi mbeten mbrojtja më e mirë.
🔥Të jemi të gjithë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë tona natyrore. 🇦🇱🔥🙏🚒

06/09/2026

🙏🚒🙏

05/09/2026

🔥 HIMARË – PUNA VAZHDON!

🚒🔥Ekipet zjarrfikëse vijojnë pa ndërprerje luftën me flakët në terren. Çdo moment kërkon përqendrim, forcë dhe koordinim maksimal.

🚒 🔥Shërbimi Zjarrfikës është në terren dhe po punon për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

🚒🙏Puna vazhdon, ndërsa prioriteti mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe territorit. 🚒🙏

05/09/2026

🔥 Lufta me zjarret në Himarë vazhdon!

Në terren, zjarrfikësit po përballen me flakët dhe terrenin e vështirë, duke punuar pa pushim për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur jetën, banesat dhe pasuritë.

🚒 Me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, Shërbimi Zjarrfikës është në vijën e parë të përballjes me zjarret.

Respekt për çdo zjarrfikës që po lufton me flakët! 👨‍🚒🔥

02/09/2026

🔥🚒 Temperaturat vazhdojnë të jenë të larta dhe rreziku nga 🔥mbetet i madh.
🚒 Shërbimi Zjarrfikës vijon të jetë në gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë me përkushtim në çdo vatër zjarri dhe duke punuar pa u ndalur për mbrojtjen e jetës dhe pronës.
🙏Guxim, sakrificë dhe përkushtim – çdo ditë në shërbim! 🚒🔥🙏

Address

Bulevardi Dëshmorët E Kombit Nd. 1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share