24/08/2020
“IuteCredit Albania” është një ndër institucionet mikrofinanciare, e cila prej më shumë se 4 vitesh ka zgjedhur Postën Shqiptare si partner strategjik për ofrimin e shërbimeve të saj.
“Falë bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe rrjetit të gjerë të zyrave të saj, të shtrira në të gjithë Shqipërinë, ne mund të jemi më pranë klientëve tanë, kudo ku ata ndodhen. Në më shumë se 500 pika të Postës Shqiptare, klientët e interesuar mund të aplikojnë për kredi vetëm me një Kartë Identiteti, njësoj sikur të ishin në një degë IuteCredit. Të marrin aprovimin në 7 minuta e në të njëjtën kohë të tërheqin edhe fondet e kërkuara. Por nuk mbaron me kaq! Klientët tanë mund të paguajnë edhe këstet e tyre mujore në këto pika. Një mundësi e shkëlqyer për këdo, për të marrë shërbimin e plotë në një pikë të vetme. Ne si IuteCredit, i jemi mirënjohës Postës Shqiptare që na garanton ofrimin e shërbimit me cilësi dhe përpikmëri të lartë”- u shpreh z. Andi Isaku, Drejtor i Sh*tjeve, pranë IuteCredit.
Në sportelet e Postës Shqiptare ju mund kryeni një sërë shërbimesh, për operatorët bankar si Raiffeisen Bank, Procredit Bank Sh.a, Credins Bank Sh.a, OTP Bank, Abi Bank, IuteCredit Albania Sh.a, Fondi Besa Sh.a, dhe Mogo Albania Sh.a., me komisionet më të ulëta në treg.