Inspektorati Qendror

Inspektorati Qendror Inspektorati Qendror bashkërendon, mbështet dhe mbikëqyr veprimtarinë e inspektorateve shtetërore dhe vendore

02/03/2026

📢 NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë,

Ju informojmë se Inspektorati i Përgjithshëm ka krijuar faqen e re zyrtare në Facebook, e cila do të shërbejë si kanali i vetëm zyrtar për publikimin e njoftimeve, vendimeve, aktiviteteve dhe informacioneve të tjera institucionale.

Për të vijuar të qëndroni të informuar në kohë reale, ju ftojmë të na ndiqni në faqen e re në linkun e mëposhtëm:

🔗 https://www.facebook.com/share/18EmQ5GowK/?mibextid=wwXIfr

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm.

fans

Inspektorati i Përgjithshëm është institucioni që unifikon, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e inspektimeve në nivel qendror e vendor, duke garantuar transparencë, integritet dhe mbrojtje të interesit publik.

🇫🇷🤝🇦🇱
30/05/2025

🇫🇷🤝🇦🇱

13/03/2025

05/03/2025
04/03/2025

13/12/2024

Dy emocione të forta nga një foto e bërë 5 vjet më parë, që ma kujtoi Facebook!

“Konferencë e Nivelit të Lartë për Reformën e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor” (03 Dhjetor 2019)

Kjo konferencë u zhvillua vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Mbaj mend që, pasi e shpalla të hapur, kërkova nga të pranishmit të nderonin viktimat me një minutë heshtje të gjatë.

Në këtë aktivitet të organizuar në Tiranë morën pjesë Kryeinspektorët dhe ekipet e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), si dhe ekspertë të nivelit të lartë në fushën e inspektimeve nga Britania e Madhe, Franca, OECD, etj.

Shqipëria u vlerësua si lidere në rajon për realizimin e inspektimeve sipas procedurave ligjore, duke përfshirë analiza të rrezikut, dokumente standarde, lista verifikimi, plane mujore, njoftime paraprake për bizneset, si dhe procedura online për inspektimet.

Megjithatë, u evidentua domosdoshmëria për:
• Krijimin e sistemit të karrierës për trupat inspektuese,
• Autonominë e tyre,
• Pavarësinë nga ndikimi politik,
• Uljen e numrit të inspektimeve dhe masave administrative ndaj biznesit.

Këmbëngulja, koherenca, qartësia dhe durimi bënë të mundur që kjo shtyllë e dytë e reformës në inspektime të përmirësohej përmes miratimit të ndryshimeve në “Ligjin për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili u dekretua më 13 Nëntor 2024.

Brenda këtij viti, bizneset do të ndiejnë efektin e këtyre ndryshimeve, duke u lehtësuar nga barra administrative dhe masat e tepërta ndaj tyre.

🇦🇱 Për Shqipërinë dhe për një të ardhme më të drejtë dhe transparente!

23/06/2024

Takimi i zhvilluar me biznesit ku u diskutuan risitë e Projektligjit për Inspektimin dhe benefitet për të gjithë aktorët palë në sistemin e inspektimeve:
Partneriteti administratë shtetërore - biznes🤝
Jo gjoba në inspektimin e parë⛔️
Këshillim dhe paralajmërim🔍
Vet - formalizim i biznesit 📋
Biznesi pjesë e komisioneve të ankimit✍️

Takimi i zhvilluar sot nga Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari mbi diskutimin e hapave të mëtejshëm të reformë...
21/05/2024

Takimi i zhvilluar sot nga Inspektori i Përgjithshëm Z. Shkëlqim Hajdari mbi diskutimin e hapave të mëtejshëm të reformës në inspektime🤝
✅Inspektime online, me analizë risku
✅Këshillim i biznesit & lënie detyrash
✅Shqyrtim i pavarur i ankimimit
✅Statusi dhe karriera e inspektorit
✅Shmangia e mbivendosjeve ligjore
✅Ulje e barrës ndaj biznesit
❌ Korrupsionit

18/05/2024

Pas kontributit në reformën e Drejtësisë si kryetar i shoqatës së prokurorëve, ajo për inspektoriatet do të jetë edhe më e rëndësishme për Shkëlqim Hajdarin,...

Reformimi i Inspektorateve: Risitë & Impakti
16/05/2024

Reformimi i Inspektorateve: Risitë & Impakti

RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për pol...

Address

Rruga, Frosina Plaku
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati Qendror posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Inspektorati Qendror:

Share