Agjencia Kombëtare e Falimentimit

Agjencia Kombëtare e Falimentimit Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Falimentimit

03/12/2025

Si mund t’ju ndihmojë Agjencia Kombëtare e Falimentimit?
Agjencia Kombëtare e Falimentimit (AKF) është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e procedurave të falimentimit në Republikën e Shqipërisë. Nëse ndodheni në vështirësi financiare dhe nuk jeni në gjendje të përmbushni detyrimet tuaja, Agjencia ofron ndihmë përmes informacionit, këshillimit dhe aksesit te administratorët e licencuar të falimentimit.

1. Procedura e Falimentimit për Individët
Individët që nuk janë në gjendje të shlyejnë borxhet e tyre mund të aplikojnë për hapjen e procedurës së falimentimit personal. Kjo mund të përfshijë:
Ristrukturim të borxhit,
Falje të pjesshme ose të plotë të tij, në raste të veçanta.
2. Negocimi me Kreditorët
Administratorët e falimentimit të licencuar mund të ndërmjetësojnë negociata me banka dhe institucione financiare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje per riorganizim ose ristrukturimit.
3. Ristrukturimi i Borxhit
Administratori i falimentimit mund të ndihmojë në riorganizimin e borxhit përmes kushteve më të favorshme, si:
ulja e normës së interesit,
shtyrja e afateve të pagesës,
përpilimi i një plani pagese të qëndrueshëm.
4. Mbrojtja Ligjore
Hapja e procedurës së falimentimit mund të sigurojë mbrojtje nga ekzekutimet e detyrueshme dhe sekuestrimet e pasurive. Në raste të padive nga banka apo kreditorët, administratori i falimentimit ju ndihmon të kuptoni të drejtat dhe opsionet ligjore.
5. Këshillim Financiar dhe Ligjor
Përmes administratorëve të licencuar dhe profesionistëve të fushës, mund të merrni:
këshillim mbi menaxhimin financiar,
udhëzime për shmangien e borxheve të reja,
rekomandime për përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Për më shumë informacion mbi procedurat, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e aplikimit, ju ftojmë të kontaktoni Agjencinë Kombëtare të Falimentimit ose të drejtoheni tek një administrator falimentimi i licencuar.
Na kontaktoni për çdo pyetje ose ndihmë shtesë.

⬆️Te rrisim indexin e politikave per ndermarrjet e vogla. 📍Mbledhje teknike 19-20 maj
19/05/2025

⬆️Te rrisim indexin e politikave per ndermarrjet e vogla.

📍Mbledhje teknike 19-20 maj

28/02/2025

📢KDNJ58,
📌 Sot, gjatë Panelit të Nivelit të Lartë për dënimin me vdekje që u zhvillua në kuadër të sesionit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Zëvendësministri i Drejtësisë z. Tedi Dobi ndau praktikat e mira të 🇦🇱 mbi kontributin e sistemit gjyqësor në përparimin e të drejtave të njeriut dhe çështjen e dënimit me vdekje.
📌z. Dobi theksoi se një sistem gjyqësor i drejtë është gur themeli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
UN Human Rights Council

21/02/2025
30/10/2024
Shqipëria ecën me hapin e kohës në digjitalizimin e drejtësisë, dhe angazhimi i Ministrise se Drejtesise për implementim...
30/10/2024

Shqipëria ecën me hapin e kohës në digjitalizimin e drejtësisë, dhe angazhimi i Ministrise se Drejtesise për implementimin e Inteligjencës Artificiale është në përputhje me standardet më të mira evropiane, duke ofruar një platformë të fortë 💪 për qytetarët dhe bizneset. 🇦🇱🇪🇺

Address

Bulevardi "Zogu I", Ministria E Drejtësisë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:45
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Falimentimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Falimentimit:

Share