Agjencia Sherbimeve te Sportit

Agjencia  Sherbimeve te Sportit ASHS-ja eshte nje institucion shteteror ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Sportit

24/05/2026

🇦🇱🔥Shqipëria po bëhet gati të presë një nga eventet më të mëdha të padelit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Energjia, emocionet dhe adrenalina e FIP Platinum po afrohen çdo ditë e më shumë. 🎾🇦🇱✨
Sfida e parë, montimi i tërë infrastrukturës teknike e sportive - U KRYE! Gati për LOJË!

🗓️26-30 Maj
🎟️Hyrja e lirë

MTKS

Paneli i sportit në kuadër të Samitit IV të Diasporës theksoi fuqinë e sportit si një ambasador i natyrshëm i Shqipërisë...
16/04/2026

Paneli i sportit në kuadër të Samitit IV të Diasporës theksoi fuqinë e sportit si një ambasador i natyrshëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare 🏆🇦🇱 Përmes historive frymëzuese dhe diskutimeve mes figurave të njohura, u evidentua roli i diasporës në forcimin e identitetit kombëtar dhe rritjen e vizibilitetit të vendit përtej kufijve.

Paneli i turizmit në kuadër të Samitit IV të Diasporës solli në qendër rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në promovimi...
16/04/2026

Paneli i turizmit në kuadër të Samitit IV të Diasporës solli në qendër rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në promovimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare 🌍🇦🇱 Përmes diskutimeve dhe ndarjes së eksperiencave, nën moderimin e zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Marinela Prifti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit, inovacionit dhe rrjeteve globale për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më konkurrues dhe autentik.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që kontribuuan në këtë dialog të vlefshëm! 🤝✨

🏍️ Motorally 2026 – Kampionati Kombëtar! 🏁Dy raunde plot adrenalinë më 18-19 PRILL!Ky është kampionati kombëtar i motora...
11/04/2026

🏍️ Motorally 2026 – Kampionati Kombëtar! 🏁

Dy raunde plot adrenalinë më 18-19 PRILL!
Ky është kampionati kombëtar i motorallyt në Shqipëri, ku gara nuk është vetëm për shpejtësinë, por edhe për aftësitë, strategjinë dhe pasionin për motorët.

📍 Raundi I | 140 km
Tiranë – Rodon – Tiranë

📍 Raundi II – 160 km
Tiranë – Elbasan – Tiranë

👉🏻 Për regjistrime dhe më tepër informacion vizitoni: amf.al

Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e një eksperience unike me pilotët e tjerë dhe provo veten në një nga garat më të mëdha kombëtare!

Sot në Prato Nevoso 🇮🇹, në garën National Junior Race – Trofeo A. Manzoni (Giant Slalom),Kevin Qerimi e mbyll garën në v...
11/04/2026

Sot në Prato Nevoso 🇮🇹, në garën National Junior Race – Trofeo A. Manzoni (Giant Slalom),
Kevin Qerimi e mbyll garën në vendin e 15-të 👏

Një garë e fortë dhe një tjetër hap përpara në rrugëtimin e tij sportiv 💪⛷️
Vazhdo punën dhe përkushtimin! 🇦🇱

11/04/2026

🚴‍♂️ Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë 🇦🇱

Nga data 18 deri më 22 Maj 2026, Shqipëria bëhet sërish epiqendra e çiklizmit, duke mirëpritur 20 skuadra elitare nga Ballkani dhe Europa në një nga eventet më të vjetra sportive në vend, me histori që nis që nga viti 1925.

🔥 Për herë të parë këtë vit, gara do të transmetohet LIVE në Digitalb, duke sjellë emocionet e çdo etape direkt në ekranet tuaja!

🏁 Adrenalinë, garë, sfidë dhe spektakël në rrugët më të bukura të Shqipërisë!

Mos e humbisni këtë event unik – ejani të mbështesim së bashku kampionët e së ardhmes

Sot në Passo Pordoi – Arabba 🇮🇹, në garën National Race – Coppa Veneto BCC Veneta (Giant Slalom),Semire Dauti renditet n...
11/04/2026

Sot në Passo Pordoi – Arabba 🇮🇹, në garën National Race – Coppa Veneto BCC Veneta (Giant Slalom),
Semire Dauti renditet në vendin e 6-të në rezultatin final 👏⛷️

Një arritje shumë e madhe për një skiatore kaq të re, duke u pozicionuar mes më të mirave në Top 10 💪✨
Ky rezultat tregon talentin, përkushtimin dhe një të ardhme shumë premtuese në skenën ndërkombëtare 🇦🇱

Bravo Semire! Rruga sapo ka filluar 🚀

🎾U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 - TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 3, në Qendrën Kombëta...
11/04/2026

🎾U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 - TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2026”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.🎾🔥

🔸Në këtë turne morën pjesë më shumë se 70 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Gjermani, Itali, SHBA, Turqi, Zvicra etj. por edhe tenistë shqiptarë.

Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:

Djem Singles
Fitues: 🥇Nikita Alexander RUNG nga Gjermania
Finalist: 🥈Jakub KYNCL nga Çekia

Vajza Singles
Fituese: 🥇Karla BARZAKOVA nga Bullgaria
Finaliste: 🥈Amajla KADRIC nga Bosnje Hercegovina

Djem Doubles
Fitues: 🥇Lenart KADRIU nga Zvicra dhe Nikita Alexander RUNG nga Gjermania
Finalistë: 🥈Andrej TEMOV nga Maqedonia e Veriut dhe
Zlatan YORDANOV nga Bullgaria

Vajza Doubles
Fituese:🥇Ludovica DEMATTEIS dhe Lucrezia OLIVETI nga Italia
Finaliste: 🥈Karla BARZAKOVA nga Bullgaria dhe Anastasiia BUBALO nga Ukraina

🔸I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë do të fillojnë ndeshjet kualifikuese të turneut ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe U14 - NSP Open Junior Tour 2026”-Category 3, në Tiranë.🎾👏🏻👏🏻👏🏻

🎾Turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’, J30 Shkoder🎾🔸Do të zhvillohet turneu i radhës ndërkom...
11/04/2026

🎾Turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’, J30 Shkoder🎾

🔸Do të zhvillohet turneu i radhës ndërkombëtar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club në Adriatic Tennis Park, i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2026’, J30 Shkoder për grupmoshën U18.

🔸Turneu do të zhvillohet gjatë datave 20-25 Prill 2026, në të cilin do të marrin pjesë tenistë nga 30 shtete të ndryshme të botës.

I urojmë shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve! 🎾🌎

Address

Tirana Olympic Park
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Sherbimeve te Sportit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share