Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP, Public & Government Service, Rruga “Resh*t Çollaku”, Kodi postar, Tiranë, Tirana.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është rregullatori për komunikimet elektronike & shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë, institucion publik i pavarur që mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe politikave të zhvillimit në këtë fushë.

🇦🇱 Shqipëria mikpret BEREC në Tiranë! 🇪🇺BEREC është organizmi që bashkon autoritetet rregullatore kombëtare të komunikim...
10/09/2026

🇦🇱 Shqipëria mikpret BEREC në Tiranë! 🇪🇺

BEREC është organizmi që bashkon autoritetet rregullatore kombëtare të komunikimeve elektronike në Evropë, duke kontribuar në një qasje të koordinuar për zhvillimin dhe rregullimin e këtij sektori.

Këtë shtator, Takimi i 3-të i Rrjetit të Kontaktit të BEREC (BEREC Contact Network – CN) po zhvillohet në Tiranë, me Shqipërinë si vendin mikpritës.

Sot dhe nesër, me 10–11 shtator, përfaqësues të autoriteteve rregullatore evropiane mblidhen në kryeqytetin shqiptar për këtë takim të rëndësishëm në kuadër të punës së BEREC.

Për Tiranën dhe Shqipërinë, është një kënaqësi të mirëpresim këtë takim evropian dhe komunitetin rregullator që ai sjell në vendin tonë. 🇦🇱 🇪🇺

Njoftimi i “Para Mbërritjes” (Pre-Arrival Notification), sistemi që do të mundësojë shkëmbimin paraprak të të dhënave pë...
07/08/2026

Njoftimi i “Para Mbërritjes” (Pre-Arrival Notification), sistemi që do të mundësojë shkëmbimin paraprak të të dhënave për dërgesat postare përpara mbërritjes së tyre në vend, ishte në fokus të një takimi pune mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Gjatë takimit u diskutua koordinimi i veprimeve dhe përgatitja teknike e operatorëve të shërbimit postar për zbatimin e këtij mekanizmi, i cili parashikohet të bëhet funksional gjatë vitit 2026.

Vënia në funksion e këtij sistemi pritet të përshpejtojë përpunimin e dërgesave, të përmirësojë analizën e riskut dhe të mbështesë një menaxhim më efikas e më të sigurt të flukseve postare, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale shqyrtoi projektrezolutat për vlerësimin e v...
09/07/2026

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale shqyrtoi projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve të pavarura, mes të cilave edhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2025.

Gjatë mbledhjes, Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, prezantoi rezultatet e veprimtarisë së institucionit gjatë vitit 2025, masat e ndërmarra në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, si dhe prioritetet e AKEP për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të komunikimeve elektronike dhe postare.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komisionit, z. Fatmir Xhafaj, vlerësoi rëndësinë e raportimit periodik të institucioneve të pavarura për forcimin e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes parlamentare, duke theksuar se Kuvendi do të vijojë të ndjekë me vëmendje zbatimin e rekomandimeve të miratuara.

Deputetja relatore, znj. Ilva Gjuzi, evidentoi progresin e AKEP në përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit dhe rëndësinë e vijimit të reformave në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare, në funksion të zhvillimit të tregut dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Pas vlerësimit të bërë mbi shkallën e zbatimit të rekomandimeve të Kuvendit dhe progresin e institucionit, si edhe pas diskutimeve të zhvilluara në komision, u miratua projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së AKEP për vitin 2025, e cila do t’i paraqitet për shqyrtim seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

📄 AKEP prezanton në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë për vitin 2025Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, prezantoi për...
03/07/2026

📄 AKEP prezanton në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë për vitin 2025

Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, prezantoi përpara Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm raportin vjetor të veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2025.

Raporti pasqyron punën e AKEP gjatë vitit 2025, me fokus në zhvillimin e rrjeteve 5G, forcimin e kuadrit rregullator, mbrojtjen e konsumatorëve, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe avancimin e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

📖 Raportim e plotë mund ta lexoni në faqen zyrtare të AKEP: https://akep.al/kryetari-i-akep-raporton-ne-kuvend-mbi-ecurine-e-veprimtarise-se-autoritetit-gjate-vitit-2025-fokus-te-modernizimi-i-sektorit-dhe-mbrojtja-e-konsumatorit/

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian me temë “Lufta kundër pirateris...
02/07/2026

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian me temë “Lufta kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, progresi dhe sfidat në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), z. Gentian Sala, mori pjesë në këtë takim, i cili bëri bashkë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për procesin e integrimit evropian, autoriteteve rregullatore, institucioneve të zbatimit të ligjit dhe industrisë audiovizive për të diskutuar masat për forcimin e luftës kundër piraterisë dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e BE.

Në nisjen e këtij takim, Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, z. Taulant Balla, theksoi se mbrojtja e hapësirës dixhitale është tashmë pjesë e mbrojtjes së ekonomisë dhe demokracisë, ndërsa Shqipëria duhet të ecë në të njëjtin ritëm me Bashkimin Evropian në zbatimin e standardeve për shërbimet dhe tregjet digjitale.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, u ndal në nevojën për forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në luftën kundër piraterisë digjitale, duke theksuar se zhvillimet teknologjike kërkojnë mekanizma më efikasë për zbatimin e masave të bllokimit të përmbajtjeve të paligjshme.

“Komunikimi midis institucioneve vazhdon të bëhet në formë shkresore dhe pavarësisht se ka funksionuar si mekanizëm, nuk i përshtatet më kohës, ndërkohë që pirateria është zhvilluar dhe sofistikuar më tej. Pikërisht për këtë arsye lind nevoja që ligji nr. 54/2024 të plotësohet me dispozita më të qarta, të cilat të parashikojnë detyrimin e ISP-ve për të zbatuar menjëherë urdhrat e bllokimit të nxjerra nga AKEP mbi bazën e kërkesave të autoriteteve kompetente, si dhe të përcaktojnë masat administrative për rastet e moszbatimit, të cilat sot nuk ekzistojnë”, u shpreh z. Sala.

Nga ana e saj, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, theksoi se pirateria nuk është vetëm një shkelje e së drejtës së autorit apo e të drejtave të transmetimit, por ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e tregut audioviziv, në cenimin e subjekteve të ligjshme dhe në dëmtimin real të tyre.

Në përfundim të diskutimeve, institucionet përgjegjëse u ngarkuan me detyra konkrete për avancimin e masave kundër piraterisë, ndër të cilat përfshihen ndërmarrja e ndryshimeve të nevojshme ligjore për forcimin e mekanizmave të zbatimit, ngritja e një task-force të përbashkët ndërinstitucionale, rritja e bashkëpunimit me ofruesit e internetit, partnerët evropianë dhe platformat dixhitale, si edhe organizimi i një fushate kombëtare ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe luftën kundër piraterisë.

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Autorit...
01/07/2026

Në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),organizuan tryezën e punës me temë “Shërbimet Dixhitale në Shqipëri në kuadër të procesit të negociatave – Qeverisja e DSA, të Drejtat Themelore dhe Koordinimi Institucional”.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe aktorë të tjerë të interesuar për të diskutuar mbi procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me Aktin për Shërbimet Dixhitale (Digital Services Act – DSA), një nga instrumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në fushën e rregullimit të shërbimeve dixhitale.

Në hapje të aktivitetit, Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Vendi po avancon në përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian edhe në fushën e transformimit dixhital, ndërsa interneti dhe platformat online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, duke sjellë njëkohësisht mundësi të mëdha zhvillimi dhe sfida që lidhen me përmbajtjet e paligjshme, mbrojtjen e konsumatorëve, sigurinë e të miturve dhe transparencën e platformave”, u shpreh z. Sala.

Në këtë kontekst, Kryetari i AKEP nënvizoi se Akti për Shërbimet Dixhitale (DSA) vendos një standard të ri evropian për funksionimin e platformave online dhe mbrojtjen e përdoruesve, ndërsa zbatimi i tij kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe komunitetit akademik.

Z. Sala theksoi gjithashtu se ngritja e Koordinatorit të Shërbimeve Dixhitale, siç parashikon DSA, do të forcojë koordinimin ndërinstitucional dhe do të garantojë zbatimin e standardeve evropiane në Shqipëri, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi dixhital më të sigurt, më transparent dhe më të besueshëm për qytetarët dhe bizneset.

Gjatë tryezës u trajtuan çështje që lidhen me procesin e transpozimit të DSA-së në legjislacionin shqiptar, rolin e AKEP-it në zbatimin e kuadrit të ri rregullator, sfidat institucionale dhe teknike që shoqërojnë këtë proces, si edhe nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional në garantimin e një mjedisi dixhital më të sigurt, transparent dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe prezantimi i përvojës së vendeve të Bashkimit Evropian në zbatimin e DSA-së, me fokus rolin e Koordinatorit Kombëtar për Shërbimet Dixhitale, përgjegjësitë e autoriteteve publike dhe praktikat më të mira për garantimin e një qeverisjeje efektive të shërbimeve dixhitale.

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, u zhvillua takimi i organizuar nga Ministri i ...
24/06/2026

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, u zhvillua takimi i organizuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi për prezantimin e Planit të Veprimit për sistemimin e rrjeteve ajrore të komunikimeve elektronike dhe nisjen e zbatimit të tij në bashkitë e vendit.

Gjatë takimit, Kryeministri Edi Rama theksoi se tashmë janë krijuar kushtet për të adresuar një problematikë të akumuluar ndër vite, duke nënvizuar se është e mundur të pastrohen qytetet nga kabllot jashtë funksionit, të cilat sipas inventarizimit përbëjnë pjesën dërrmuese të rrjeteve ajrore ekzistuese dhe mbeten si dëshmi e një periudhe zhvillimi të domosdoshëm, por që sot kërkon standarde të reja dhe më të avancuara.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, vlerësoi se procesi nuk përfaqëson thjesht zhvendosjen e kabllove nga ajri në tokë, por një hap të rëndësishëm drejt administrimit më të mirë të territorit, krijimit të qyteteve më të rregullta dhe vendosjes së një standardi të ri për menaxhimin e hapësirës publike, duke theksuar rolin qendror të bashkive në zbatimin e kësaj nisme.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, z. Enea Karakaçi, theksoi se nisma mbështet zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe politikat e qeverisë për zgjerimin e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin e vendit, duke vënë në dukje edhe mbështetjen e siguruar për bashkitë përmes asistencës së Bashkimit Evropian për ngritjen e strukturave të nevojshme vendore për zbatimin e procesit.

Në funksion të koordinimit në nivel kombëtar të këtij procesi, Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, prezantoi rolin e Agjencisë në zbatimin e planit dhe masat e ndërmarra për mbështetjen e bashkive.

Gjatë prezantimit të planit, Kryetari i AKEP theksoi se problematika e kabllove të vendosura në mënyrë të çrregullt në hapësirat publike lidhet me nevojën për një koordinim më të fortë institucional.

“Duhet të kuptohet se problematika e mosrregullimit të kabllove nuk ka mbetur pezull për shkak të mungesës së kuadrit ligjor. Sot kemi instrumentet e nevojshme për të vepruar. Ajo që kërkohet është prioritet, koordinim dhe angazhim i përbashkët për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë të qëndrueshme”, u shpreh Sala.

Afati i zbatimit të planit është trevjeçar dhe, pas këtij takimi, çdo bashki do të pajiset me një plan konkret veprimi.
Sipas planit, bashkitë do të përcaktojnë zonat prioritare ku do të nisë ndërhyrja, me fokus të veçantë në zonat qendrore, turistike dhe hapësira të tjera me rëndësi publike.

“Mesazhi ynë është i qartë: pastrimi dhe sistemimi i rrjeteve duhet të shoqërohet me respektim të plotë të standardeve. AKEP do të jetë në krah të bashkive dhe operatorëve për ta realizuar këtë proces, por njëkohësisht do të ushtrojë me vendosmëri kompetencat e saj mbikëqyrëse për të garantuar respektimin e rregullave”, përfundoi Sala.

🌐📡 Shqipëria nis një kapitull të ri për infrastrukturën e saj digjitale.Për vite me radhë, rrjetet e komunikimeve elektr...
24/06/2026

🌐📡 Shqipëria nis një kapitull të ri për infrastrukturën e saj digjitale.

Për vite me radhë, rrjetet e komunikimeve elektronike janë zgjeruar në të gjithë vendin, duke lidhur qytetarët, bizneset dhe institucionet me njëri-tjetrin dhe me botën. 🤝💻

Por ndërsa teknologjia ka avancuar, në shumë zona kanë mbetur kabllo ajrore të vendosura ndër vite pa një planifikim të unifikuar. Disa prej tyre nuk përdoren më, por vazhdojnë të zënë hapësirat publike. ⚠️

Sot nis një proces i rëndësishëm transformimi:
✔️ Identifikimi i kabllove jashtë funksionit
✔️ Largimi i tyre nga hapësirat publike
✔️ Organizimi i rrjeteve ekzistuese
✔️ Kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore

Ky nuk është vetëm një proces teknik. Është një investim për të ardhmen. 🌱

🏙️ Qytete më të rregullta
🛡️ Infrastrukturë më e sigurt
📶 Rrjete më moderne
🚀 Më shumë mundësi për zhvillim

Transformimi kërkon kohë, investim dhe bashkëpunim. Por përfitimet do të jenë afatgjata për qytetarët, bizneset dhe gjithë sektorin e komunikimeve elektronike.

Sot fillon një kapitull i ri për Shqipërinë digjitale.

Një hap i rëndësishëm drejt integrimit digjital evropian.Në intervistën për Ekofin, z. Gazmir Mani, Drejtor i Drejtorisë...
16/06/2026

Një hap i rëndësishëm drejt integrimit digjital evropian.

Në intervistën për Ekofin, z. Gazmir Mani, Drejtor i Drejtorisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Tregut në AKEP, shpjegon rëndësinë e vendimit të Këshillit të BE-së për nisjen e negociatave mbi regjimin “Roam Like at Home”, përfitimet për qytetarët dhe bizneset, si dhe përgatitjet që po ndërmerren për harmonizimin me acquis të Bashkimit Evropian.

Lexoni intervistën e plotë në linkun më poshtë. ⬇️

AKEP e vlerëson vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor për përfshirjen

Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në edicionin e dytë të Shkollës Ve...
16/06/2026

Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në edicionin e dytë të Shkollës Verore mbi politikat digjitale të bazuara në evidencë dhe statistikat e TIK-ut, zhvilluar më 8-12 qershor 2026 në ambientet e Universitetit të Kombeve të Bashkuara - Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Sociale mbi Inovacionin dhe Teknologjinë në Maastricht (UNU-MERIT), në Holandë.

Programi synoi forcimin e kapaciteteve teknike dhe profesionale në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave digjitale të bazuara në evidencë për arritjen e lidhshmërisë universale dhe kuptimplotë (Universal and Meaningful Connectivity). Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me interpretimin dhe përdorimin e statistikave të TIK-ut, analizën e të dhënave mbi infrastrukturën, cilësinë e lidhjes, përballueshmërinë, aksesin, përdorimin dhe aftësitë digjitale, si dhe me përdorimin e këtyre të dhënave në proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimit të politikave publike.

Nëpërmjet leksioneve, sesioneve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit bashkëpunuan me ekspertë ndërkombëtarë dhe zhvilluan prezantime të bazuara në të dhëna mbi raste konkrete të vendeve të tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika më të mira.

Pjesëmarrja e AKEP në këtë program kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale në fushën e transformimit digjital dhe politikave të komunikimeve elektronike, në përputhje me zhvillimet dhe standardet ndërkombëtare.

Address

Rruga “Resh*t Çollaku”, Kodi Postar, Tiranë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - AKEP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share