ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ISKK eshte institucion i pavarur publik qe merret me studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit

TPZ.al i ka kushtuar një artikull raportimit të veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e...
16/06/2026

TPZ.al i ka kushtuar një artikull raportimit të veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Kuvend.

Mungesa e zyrave, problemet me statusin dhe pagat, si dhe përplasjet për aksesin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit po vështirësojnë punën e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

➡️ Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) prezantoi sot raportin vjetor para Komisionit për Ku...
15/06/2026

➡️ Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) prezantoi sot raportin vjetor para Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë.
➡️ Raporti, i prezantuar nga kryetari i Bordit të ISKK, z. Mentor Beqa, ishte një përmbledhje e veprimtarisë së ISKK për vitin 2025 dhe problematikave të hasura gjatë së njëjtës periudhë, si dhe paraqiti vizionin e ISKK për vitin pasues.
➡️ Komisioni për Kulturën, Turzmin dhe Diasporën vlerësoi pozitivisht punën e ISKK dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problematiave.
Grupi i punës për raportimin përbëhej nga kryetari i Bordit, Mentor Beqa, drejtori ekzekutiv, Çelo Hoxha, dhe drejtoresha e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Zoica Graçi.

➡️ Dje, më 4 Qershor, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) organizoi në mjediset e Tirana In...
05/06/2026

➡️ Dje, më 4 Qershor, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) organizoi në mjediset e Tirana International Hotel, promovimin e Kolanës Botuese të ISKK-së.
Nën moton "Kujtesa është detyra jonë. E vërteta, udhërrëfyesi ynë", ky aktivitet bëri bashkë studiues, autorë dhe familjarë për të prezantuar një sërë botimesh me rëndësi jetike për ndriçimin e të vërtetave historike të periudhës komuniste në Shqipëri.
Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK-së, z. Çelo Hoxha, dhe vijoi me prezantimin e kolanës nën moderimin e Brisejda Lalës dhe Florin Zyberajt.

➡️ Gjatë këtij takimi intensiv u prezantuan studime, dokumente dhe dëshmi me vlerë të jashtëzakonshme:

• Përmbledhje e legjislacionit dhe e akteve represive gjatë komunizmit në Shqipëri 1945–1990 (Vëllimi i dytë: 1946) – nga Leka Ndoja.
• Revista studimore "Memoria" nr. 7–8 – prezantuar nga Brisejda Lala.
• "Ad Memo – Zërat e kujtesës" (Vëllimi XI) – prezantuar nga Violeta Murati.
• "Skënder Muço, kontributi politik dhe patriotik (Dokumente)" – nga Enver Memishaj.
• "Burgu politik i Sulo Malajt & arratisja e të birit Ylli Malaj" – nga Xhezo Cana.
• "Tortura, një dhunim i dinjitetit njerëzor" – nga Brunilda Doçi.
• "Dokumente mbi proceset politike të Kënetës së Maliqit" – nga Bedri Blloshmi.
• "Dosja ime hetimore: Si më spiunuan të afërmit e mi" – nga Kaso Hoxha.
• "Album – Triptik nga diktatura" – nga Musa Çapani.
• "Misionet anglo-amerikane në vitet 1945–1946" – nga Kastriot Dervishi.
• "Një jetë e pathyer: Kujtimet e mia 1959–1993" – nga Bajame Hoxha-Çeliku.

➡️ Aktiviteti u përmbyll me një diskutim të hapur, ku të pranishmit patën mundësinë të ndanin reflektime, pyetje dhe komente mbi rëndësinë e dokumentimit të këtyre krimeve dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, autorët dhe studiuesit që kontribuojnë çdo ditë në zbardhjen e historisë!





04/06/2026

.

04/06/2026

.

➡️ Neser, më 4 qershor 2026, ora 9.30, ISKK organizon promovimin e kolanës botuese, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe aut...
03/06/2026

➡️ Neser, më 4 qershor 2026, ora 9.30, ISKK organizon promovimin e kolanës botuese, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe autorëve të ndryshëm. Aktiviteti sjell prezantime librash, dokumentesh dhe dëshmish mbi krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

➡️ Takimi zhvillohet në Tirana International Hotel dhe përmbyllet me diskutim të hapur me pjesëmarrësit.

🔵 Misionet anglo-amerikane nö vitet 1945-1946. Marrëdhëniet e shtetit komunist me misionet e huaja, goditja që iu dha pe...
03/06/2026

🔵 Misionet anglo-amerikane nö vitet 1945-1946. Marrëdhëniet e shtetit komunist me misionet e huaja, goditja që iu dha personave properëndimorë
Autori: Kastriot Dervishi

Libri trajton marrëdhëniet e qeverisë komuniste të dalë nga lufta me misionet anglo-amerikane dhe UNRRA-n në vitet 1945-1946. Në këtë kuadër vepra hulumton bazuar ne dokumente arkivore perndjekjen e shume shtetsave shqiptare per lidhje me keto misione apo me boten e jashtme. Në kete menyre studimi jep nje kontribut të rëndësishem per te kuptuar dhe dokumentuar krimet e diktaturës komuniste ne Shqiperi. Tema është shume interesante dhe libri është shkruar në një forme terheqese per lexuesin. Perfundimisht behet fiale per studim mjaft të dobishem.

🔵 Promovimi: 4 Qershor 2026
➡️ Vendi: Tirana Hotel International
➡️ Ora: 10.00

🔵 Përmbledhje e legjislacionit dhe e akteve represive giatë komunizmit në Shqipëri 1945 - 1990. Vëllimi i dyë. 1946Autor...
03/06/2026

🔵 Përmbledhje e legjislacionit dhe e akteve represive giatë komunizmit në Shqipëri 1945 - 1990. Vëllimi i dyë. 1946
Autori: Leka Ndoja

Libri përbën vëllimin e dyte të "Permbledhje e legjislacionit dhe e akteve represive gjatë komunizmit në Shqipëri". Në këtë vëllim jane vendosur ligje, dekrete, vendime, urdhëresa të botuara gjatë vitit 1946 në Gazetën Zyrtare. Në hyrje autori paraqet kriteret e perzgjedhjes së materialeve dhe njëkohësisht nxjerr ne pah rëndësinë e veprës për të kuptuar dhe dokumentuar karakterin represiv te regjimit komunist.

🔵 Promovimi: 4 Qershor 2026
➡️ Vendi: Tirana Hotel International
➡️ Ora: 10.00

🔵 Tortura, dhunimi i dinjitetit njerëzor Autori: Brunilda Doçi  Objekti i këtij studimi është “tortura” e ushtruar mbi i...
03/06/2026

🔵 Tortura, dhunimi i dinjitetit njerëzor
Autori: Brunilda Doçi

Objekti i këtij studimi është “tortura” e ushtruar mbi ishtë dënuarit politikë pothuajse gjatë gjithë periudhëssë sundimit të regjimit komunist në Shqipëri (1944-1991). Ky studim ka për qëllim të shqyrtojë mënyrat e përdorimit të torturës si instrument kontrolli dhe pasojat e saj për individët dhe shoqërinë tonë që ka jetuar nën këtë regjim. Përmes analizës së dëshmive dhe dokumenteve historike zbulohen mekanizmat e përdorur për realizimin e torturës, rolin e institucioneve shtetërore dhe psikologjinë që qëndron pas kësaj forme të dhunës. Nëpërmjet këtyre të dhënave shfaqet një pjesë tepër delikate e kalvarit të vuajtjeve. Po ashtu prezantohet një panoramë e detajuar e funksionimit të sisitemit të ndëshkimit fizik dhe psikologjik në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Libri trajton pikërisht këtë periudhë të errët të komunizmit duke evidentuar mënyrat e ushtrimit të dhunës e të keqtrajtimit të të dënuarve. Duke paraqitur format e torturës dhe mënyrat e aplikimit të saj, autorët përpiqen të perceptojnë, të kuptojnë dhe të analizojnë se si ajo ka ndikuar fizikisht, psikologjikisht, moralisht dhe shpirtërisht.

🔵 Promovimi: 4 Qershor 2026
➡️ Vendi: Tirana Hotel International
➡️ Ora: 10.00

Address

Rruga George W Bush, Tirane
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ISKK-Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit:

Share