Sigal Audiobooks.al

Sigal Audiobooks.al LIBRARIA JUAJ VIRTUALE
SIGAL Audiobooks.al është projekti më i ri në Shqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave më të mirë në audio.

Autorët më në zë të huaj dhe shqiptarë janë përzgjedhur për dëgjuesit e të gjitha grupmoshave. SIGAL Audiobooks.al është projekti më i ri në Shqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave më të mirë në audio. Këtu e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten

moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha. Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes. Librat mund të dëgjohen falas në çdo kohë nga celulari ose kompjuteri dhe jeni Ju ata që përzgjidhni titujt që dëshironi të dëgjoni!

Taras Bulba ishte kozak,  babai i dy djemve të shkolluar në Kiev, Ostapit dhe Andreas. Ostipi ishte tip aventurier dhe t...
23/03/2026

Taras Bulba ishte kozak, babai i dy djemve të shkolluar në Kiev, Ostapit dhe Andreas. Ostipi ishte tip aventurier dhe trim i çartur; Andrea ishte më romantik dhe i ndjeshëm. Gjatë kohës së studimeve Andrea bie në dashuri me një konteshë polake. Shpërthimi i luftës i gjen kozakët në front kundër polakëve. E rrethuar dhe në kushtet ekstreme të urisë, kontesha i çon fjalë Andreas për ndihmë…

Djaloshi i ri, vihet në dilemë të madhe por vendos në favor të dashurisë. Ai hyn i veshur tebdil në kështjellën ku ishin të rrethuar polakët dhe, i prekur nga gjendja që sheh vendos të tradhëtojë shokët e tij dhe të luftojë për polakët….

Taras Bulba dhe vëllai tjetër Ostapi luftojnë përballë polakëve. Një ditë, Taras Bulba e sheh të birin të hipur në kalë dhe me uniformën polake veshur. I tërbuar ai e sulmon dhe e vret të birin.

Por historia nuk mbaron këtu…

Taras Bulba ishte kozak, babai i dy djemve të shkolluar në Kiev, Ostapit dhe Andreas. Ostipi ishte tip aventurier dhe trim i çartur; Andrea ishte më romantik dhe i ndjeshëm. Gjatë kohës së studimeve Andrea bie në dashuri me një konteshë polake. Shpërthimi i luftës i gjen kozakët në fr...

Të lexosh Balzakun në një nga veprat e tij më të mëdha ëshët një kënaqësi estetike e nivelit më të lartë.Në qendër të ro...
10/03/2026

Të lexosh Balzakun në një nga veprat e tij më të mëdha ëshët një kënaqësi estetike e nivelit më të lartë.

Në qendër të romanit është plaku Grande, një ish vozaxhi që përmes shfrytëzimit të konjukurave, arriti të bëhej superpasanik në një qytet të vogël francez. Edhe martesa e tij ishte një lidhje e pastër interesi.

Zoti Grande njeh vetëm një perëndi, paranë, ai ëshët skllav i saj. Megjithëse ka një pasuri që e radhit mes më të kamurve të zonës, jeton në nivele gati varfërie. Një qenie mizntrope qe u nxin jetën gruas dhe vajzës, Evgjenisë.

Evgjeni Grande është fëmija i vetëm i çiftit Grande. Një ditë në shtëpinë e Grandeve mbërrin Karli, nipi i zotit Grande, djali i vëllait. Babai i Karlit ka humbur gjithçka dhe ia lë amanet djalin e tij Grandesë. Evgjenia përjeton iluzionin e dashurisë me kushëririn, në mungesë të zemërgjerësisë së të atit ajo i jep gjithë kursimet e veta Karlit për udhëtimin e tij të jetës në Indi. Kjo e ëtrbon të atin që ia bën jetën sterrë edhe më shumë të bijës.

Gjithë shpresat dhe ëndrrat që kishte thurur Evgjenia për një martesë me kushëriri bëhen copë e thërrime kur një letër mbërrin nga India. Edhe Karli është një Grande…

Linku me poshte:

Ngjarjet zhvillohen në Somyr, një qytet aristokrat në zemër të Francës, vetëm 55 km larg vendlindjes së Balzakut, Tours. Në qendër të romanit është kopracia e një njeriu jashtëzakonisht të pasur, e gjithë jeta e të cilit ka qenë grumbullimi i parave. Jeta dhe aftësitë e tij treg...

Kolonel Shaberi, një nga komandantët më të shquar francezë të Napoleonit “vritet” në një betejë të përgjakshme e njëkohë...
13/02/2026

Kolonel Shaberi, një nga komandantët më të shquar francezë të Napoleonit “vritet” në një betejë të përgjakshme e njëkohësisht të lavdishme për francezët. Të vdekurit hidhen në një gropë të përbashkët. Pas disa kohësh, Napoleoni e dekoron Kolonelin e vet me titujt më të lartë kalorsiakë të nderit.

Koloneli kishte qenë i martuar por pa fëmijë. Gruaja e tij trashëgon një pasuri të konsiderueshme nga martesa. Përveç ndereve si e veja e heroit.

Pas disa kohësh ajo martohet me një arsitokrat të ri, Ministrin Ferro dhe bëhet me dy fëmijë nga martesa me të. Jeta e re po i buzëqeshte, pasuria, karriera, burrri Ministër, gjithçka po i shkonte fjollë.

Derisa në kangjellat luksoze të vilës së saj dallon një plak të rrëgjuar që po e priste. Ishte Shaberi i ngratë që kërkonte të njihej si i gjallë jo si hero. Gruas sa nuk i ra pika!
Një libër i jashtëzakonshëm, një sarkazëm dhe cilësi shkrimi e niveleve më të larta.

Kolonel Shaberi, një nga komandantët më të shquar francezë të Napoleonit “vritet” në një betejë të përgjakshme e njëkohësisht të lavdishme për francezët. Të vdekurit hidhen në një gropë të përbashkët. Pas disa kohësh, Napoleoni e dekoron Kolonelin e vet me titujt më të ...

14/01/2026

Azis beu ishte ulur pranë oxhakut dhe po lexonte, kur Vaja i tha se kishte ardhur ajo.
-Kush?
-Hëna.
-Cila Hënë?
-Ajo vajza që e martuam me Masarin, – e kujtoi ajo.
-C’kërkon?
-Nuk e di. Është lagur, është bërë qull nga shiu.
-Fute në dhomën e shtegtarëve të marrë një të ngrohtë.
-Ajo thotë se kërkon të takohet me ty, bej.
– Me mua? – u mendua ai për një cast. – Epo mirë. Le të vijë.
Hëna hyri në dhomë.
Nga shiu, fustani i ishte ngjitur pas trupit dhe i vizatonte format rrumbullake të gjinjve dhe të kofshëve.
-Ulu pranë zjarrit merr një të ngrohur,- tha ai, por ajo qëndroi në këmbë ashtu e lagur, me një vështrim të ëmbël dhe nuk e kuptoi se si u rrokullis në dysheme së bashku me të.
Bënë dashuri pa thënë asnjë fjalë. Kur mbaruan, ajo u ngrit, ashtu, gjysmë e zhveshur.
-Ah, bej, bej, cfarë ke humbur, – mërmëriti nëpër dhëmbë dhe u zhduk sërish sic kishte ardhur.
Iku nëpër shi.
Azis beu doli në dritare dhe pa ecjen e saj nëpër shi. Një gjë e bardhë midis drurëve dukej e zhdukej. Një gjë e brishtë që i shtrydhej nëpër duar pak caste më parë dhe tani ikte.

Kronikat e Mjegulles, Bashkim Hoxha

https://audiobooks.al/libra/kronikat-e-mjegulles/

09/12/2025

Çfarë mendojmë kur sapo marrim vesh humbjen e një miku, të afërmi apo kolegu? Një skaner i pamëshirshëm nga Tolstoi. Të gjithë ne, bashkë me hidhërimin e vdekjes së kolegut, mikut apo të afërmit bëjmë edhe pasojat që do ketë kjo vdekje në të ardhmen tonë.

Apo nuk është kështu?

Më poshtë një fragment:

****

"Kështu që, me të dëgjuar lajmin e vdekjes së Ivan Iliçit, mendimi i parë që i feksi në kokë secilit prej zotërinjve të mbledhur në këtë kabinet, ishte: si do të ndikonte vdekja e Ivan Iliçit në lëvizjen apo ngritjen në përgjegjësi të atyre vetë, si pjesëtarë të trupit gjykues, por edhe të miqve të tyre.

Me siguri, do të jem unë ai që do ta zërë vendin e Shtabelit apo të Vinikovit, -tha me vete Fiodor Vasilieviçi. -Ma kanë premtuar qëkur dhe, ngritja në përgjegjësi, do të më sjellë një shtesë prej 800 rublash, e rroga rrogë".

Dëgjojeni një libër për të cilin nuk do pendoheni kurrë.

https://audiobooks.al/libra/

04/12/2025

“Vdekja e Ivan Iliçit” është padyshim një nga majat e letërsisë ruse dhe asaj botërore. Kjo është një nga ato libra që do të trondisë të gjithë lexuesit, edhe ata më të pandjeshmit. Është përvoja e humbjes së jetës me të gjitha detajet: përjetimin e gruas, fëmijëve, të afërmëve. Një skaner i pamëshirshëm dhe me aq vërtetësi tronditëse sa nuk do ta harroni kurrë.

Ivan Iliçi është një gjyqtar i mesëm rus, një njeri i zakonshëm, korrekt, që gjithmonë ka jetuar sipas rregullave shoqërore dhe ka bërë “atë që duhet bërë”. Ai martohet, ka fëmijë, arrin një post të mirë në administratë, dhe jeton një jetë që, në sipërfaqe, duket e respektueshme dhe e qetë.

Por gjithçka ndryshon kur, në mes të kësaj rutine të përkryer, ai sëmuret. Fillimisht sëmundja duket e parëndësishme, por më pas përkeqësohet, dhe Ivan Iliçi fillon të kuptojë se është duke vdekur. Në çastet e fundit, ai kupton se e gjithë jeta e tij ka qenë një gënjeshtër, dhe pikërisht në atë moment, ai përjeton rilindjen shpirtërore, përpara se të japë frymën e fundit.

Mund ta lexoni ne linkun me poshte:

https://audiobooks.al/libra/vdekja-e-ivan-licit/

25/11/2025

U përqendrova të lexoja dhe u trondita kur pashë se pas emrit të Fadilit dhe Vangjelit, emri i tretë ishte emri im. Pra, më paskan të tretin në listën e tyre, thashë me vete. Edhe një shkallë më e lartë siguria e vdekjes. Xhemali vazhdonte të më shikonte me ata sytë e tij të zinj të trishtë që dukeshin të lagur e që për mua ishin të përzishëm. Në fakt ishte i vetmi nga gardianët që dukej se mund të kishte ndjenja të holla njerëzore.

I kapluar tërësisht nga ankthi i vdekjes, nuk isha në gjendje të kuptoja që ai mund të trishtohej edhe për dënime të tilla si njëzet e pesë vjet. Nëse ai do ta dinte se për mua ato çaste 25 vjetëshi dhe dënimi me vdekje ndryshonin si jeta me vdekjen, nuk do të kishte një amje aq të trishtë.

"Ridënimi", Fatos Lubonja

https://audiobooks.al/libra/ridenimi/

18/11/2025

Një nga librat më të bukur të shkruar pas vitit 90 në Shqipëri. Fitues çmimesh ndërkombëtarë, i përkthyer në disa gjuhë të huaja, një pashaportë për një nga regjimet më diktatoriale të gjithë botës.

Një libër që nuk hiqet nga dora pa e mbaruar edhe faqen e fundit. Fatet njerëzore në udhëkryqin e kapriçion e pushtetarëve të pushtuar nga paranoja!

Një libër i jashtëzakonshëm! E gjeni në Sigal Audiobooks, i sapohedhur!

18/11/2025

Një nga librat më të bukur të shkruar pas vitit 90 në Shqipëri. Fitues çmimesh ndërkombëtarë, i përkthyer në disa gjuhë të huaja, një pashaportë për një nga regjimet më diktatoriale të gjithë botës. Një libër që nuk hiqet nga dora pa e mbaruar edhe faqen e fundit. Fatet njerëzore në udhëkryqin e kapriçion e pushtetarëve të pushtuar nga paranoja! Një libër i jashtëzakonshëm! E gjeni në Sigal Audiobooks, i sapohedhur! Lexoi tekstin Bregu.

18/11/2025

Kur hymë në Tiranë ishte errur plotësisht. Tek Sheshi i Zogut të Zi kamioni mori majtas unazës. Fillova të ndjehesha si i ndarë mes ndjenjës së ankthit dhe kuriozitetit për të parë pas pesë vjetësh diçka nga qyteti i lindjes. Më shumë se gjithçka më tërhoqën dritat e dhomave nëpër apartamentet e pallateve të unazës, prapa së cilave gjallonte jeta familiare, mungesën e së cilës e ndjeja aq shumë. Kisha dëshirë të depërtoja me imagjinatë në brendësi të atyre kubeve të ndritshme të mbushur me njerëz e ndërkaq parashikoja se, pas pak, sipas të gjitha gjasave, do të më fusnin në një kub tërësisht të zbrazët.

Ridenimi, Fatos Lubonja

https://audiobooks.al/libra/ridenimi/

Pas disa muajve, në një ditë plot shi dhe vetëtima, ime më më braktisi në duart e një ungjit të tim eti, një plak i drob...
16/10/2025

Pas disa muajve, në një ditë plot shi dhe vetëtima, ime më më braktisi në duart e një ungjit të tim eti, një plak i drobitur dhe i sëmurë. E kujtoj sesi e përlotur më kishte puthur fort dhe pastaj me nxitim dhe pa e kthyer kokën pas ish future në një makinë ushtarake që po e priste ted era e kampit.
“Ma…” “Maaaa” por “Ma”-a nuk e dëgjonte thirrjen time. E ndoqa me vrap makinën por te porta e kampit më ndaloi zëri I frikshëm I rojes….

Fragment nga tregimi mjaft i bukur: “Gruaja përtej kangjellave”

Rutina perfekte është një vëllim me tregime nga poeti Artan Gjyzel Hasani. Janë tregime që lexohen e rilexohen, pasi aty është gjithë dashuria për jetën: për gjyshen, për motrën, nënën dhe babain. Rrëfimet e këtij botimi i bashkon malli për njerëzit e dashur, përmes një proze t...

14/10/2025

Rrëfime njerëzore me një gjuhë dhe stil unikal si të Artan Gjyzel Hasanit rrallë të bie rasti të lexosh. Rutina Perfekte është një vëllim me tregime që të bëjnë të mendosh për vlerat njerëzore si dashuria, falja, malli, nostalgjia dhe identiteti.

Tregimet shpeshherë identifikohen përmes jetës reale të autorit dhe, përmes tij, identifikohet e gjithë jeta e shoqërisë shqiptare në një trancizion të gjatë.

Address

Bulevardi Zogu 1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sigal Audiobooks.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sigal Audiobooks.al:

Share

Category