11/06/2024
Deklarata e Forumit Demokrat të të Zgjedhurve Vendorë kundër arrestit të Liderit të opozitës Dr. Berisha, si dhe kthimin e flamurit dhe simboleve të PD.
Së pari, nëpërmjet kësaj deklarate ne dënojmë me forcë mbajtjen në arrest të liderit të partisë demokratike pa asnjë provë dhe pa asnjë akuzë të bazuar në fakte!
Ky akt i papranueshëm është një mohim flagrant i drejtësisë dhe një goditje e rëndë për demokracinë.
Ne, si forumi demokrat i të zgjedhurve vendorë, konstatojmë me keqardhje se reforma në drejtësi ka ringjallur modelin e vjetër të dikaturës në të cilin të gjithë ishin të dënueshëm vec dikatatorit Hoxha!
Arresti i Liderit demokrat është përpjekje e Kryeministrit për të shtypur zërat e opozitës dhe për të manipuluar zgjedhjet politike duke ndryshuar me dhunë vullnetin politik të shqiptarëve, sikurse kanë bërë në këtë dekadë!
Një akt i tillë nuk është vetëm një padrejtësi kundër një personaliteti me vizion dhe cilësi të larta morale e qytetare si Dr. Berisha, por është një sulm direkt ndaj të drejtave kushtetuese e lirive politike të secilit prej nesh dhe gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Të dashur demokrat,
Ne do të bëjmë gjithcka për mbrojtur liritë dhe të drejtat politike që i takojnë opozitës dhe liderit të saj Sali Berisha1
Angazhimi ynë për drejtësi përfshin kërkesën për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.
I bëjmë apel institucioneve të drejtësisë të sigurojnë që asnjë qytetar të mos arestohet e dënohet pa prova, si dhe pa një proces të drejtë gjyqësor.
Aq më teper lideri i opozitës Sali Berisha, i cili realizoi transformimin më të rëndësishëm politik e demokratik të shtetit, instaloi tregun e lirë, i shtoi trojeve shqiptare infrastrukturë dhe vepra publike më shumë se kushdo tjetërë si dhe e coi Shqipërinë në NATO dhe shumë pranë Bashkimit Evropian!
Mosveprimi në këtë drejtim është një akt Anti Kushtetues dhe një kërcënim serioz për të ardhmen e demokracisë në vendin tonë.
Të nderuar diplomatë,
Beteja per liritë dhe të drejtat njerëzore i kapërcen kufijtë e një vendi!
Demokracia është një vlerë që nuk mund të mbrohet vetëm nga brenda; ajo kërkon mbështetje dhe solidaritet ndërkombëtar.
Ne, bashkohemi me presidentin Biden kur deklaron se “asnjëherë nuk do ti përulemi diktatorëve”
Në këtë kuptim ne i bëjmë thirrje përfaqësuesve të ShBA-së dhe komunitetit evropian të qëndrojnë pranë nesh në këtë moment kritik të vendosjes së autokracisë në Tiranë, si dhe të ushtrojnë presion ndaj qeverisë shqiptare për të respektuar parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut..
Së dyti
Së afërmi, Gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e vulës dhe simboleve të partisë demokratike.
Me këtë rast ne do të deshëm të kujtonim se:
E drejta e shumicës për të drejtuar një organizatë apo parti politike është një parim themelor në demokraci për tërësinë e strukturave organizative politike.
Ky parim thekson se vendimet dhe drejtimi i një grupi duhet të reflektojnë dëshirat dhe interesat e shumicës së anëtarëve të tij.
Që nga demokracia e lashtë greke deri në ditët e sotme, doktrina e të drejtës nuk njeh parim tjetër për zgjedhjen e lidershipit në një grupim vec parimit të shumicës!
Nga ana tjetër Kushtetuta e Shqipërisë , Ligji për Partite Politike, Kodi Zgjedhor, nëpërmjet neneve dhe kapitujve përkatës vendosin një kornizë të saktë për funksionimin demokratik të partive politike dhe marrjen e vendimeve, duke përfshirë parimin e shumicës., I cili reflekton zyrtarisht vullnetin e anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë!
Të dashur Qytetarë,
Duam ti kujtojmë kujtdo se se të përjetshme në këtë botë janë e vërteta, e drejta dhe Kushtetuta e Shqipërisë!
Ndaj nuk duhet të luhet me fatet e demokracisë shqiptare!
Vula dhe simbolet duhet t’i kthehen shumicës së anëtarëve dhe jo pakicës!
Kjo është një kërkesë e drejtë dhe legjitime që reflekton vullnetin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës!
Një e drejtë që demokratët shqiptarë do ta kërkojnë deri në cdo instancë ndërkombëtare kudo qoftë dhe kurdoherë!
Te dashur qytetarë jo demokratë,
Opozita nuk është një armik i shtetit, por një pjesë e rëndësishme e tij. Të gjithë duhet ta mbrojmë atë!
Ne jemi këtu për të realizuar një alternativë më të mirë dhe garantuar një të ardhme më të begatë për të gjithë qytetarët!
Platforma jonë për rimëkëmbjen e kombit është më shumë se kushdo tjetër pranë interesave tuaja dhe Shqipërisë së vlerave euroatlantike!
Ndaj, si Forum i të Zgjedhurve Vendorë Ju ftojmë të bashkoheni në këtë betejë për mbrojtjen e të drejtave tona për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe të drejtë për të gjithë.
Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe të luftojmë për një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Së bashku, me Berishën në krye, ne do të bëjmë ndryshimin!
4