Zyra e Shtypit - Partia Demokratike

Zyra e Shtypit - Partia Demokratike Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra e Shtypit - Partia Demokratike, Political organisation, Bulevardi Zhan D'Ark, Tirana.

NJOFTIM PËR SHTYPRezoluta e IDU: Integrimi në BE i marrë peng nga qeveria, korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta ...
02/05/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE i marrë peng nga qeveria, korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta po bllokojnë Shqipërinë

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke thelluar shqetësimet mbi zhvillimet demokratike, proceset zgjedhore, funksionimin e shtetit të së drejtës në vend dhe ecurinë e procesit të integrimit europian.

Dokumenti i referohet vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare, duke e klasifikuar Shqipërinë si “autokraci elektorale” dhe duke theksuar përkeqësimin e perceptimit për korrupsionin. Sipas rezolutës, korrupsioni sistemik dhe mungesa e llogaridhënies në nivelet e larta të qeverisjes përbëjnë pengesë serioze për avancimin drejt Bashkimit Europian.

IDU vlerëson se procesi i integrimit është ngadalësuar ndjeshëm, për shkak të kapjes së shtetit, ndërhyrje politike në institucionet e drejtësisë dhe lidhje të dyshuara mes zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Po ashtu, ngrihet shqetësimi për mungesën e ndjekjes efektive penale ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe për abuzimet në prokurimet publike.

Në aspektin e sigurisë, rezoluta paralajmëron për rritjen e ekspozimit të vendit ndaj ndikimeve të jashtme, veçanërisht nga aktorë si Rusia dhe Kina, si dhe për rreziqet që lidhen me ndërhyrjet hibride, kërcënimet kibernetike dhe cenimin e sistemeve shtetërore.

Sa i përket zgjedhjeve, dokumenti konstaton se proceset elektorale nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, duke evidentuar keqpërdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj votuesve dhe përfshirjen e elementëve kriminalë. Në këtë kuadër, bëhet thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Rezoluta ndalet edhe tek sistemi i drejtësisë, ku evidentohen vonesa të konsiderueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe problematika që lidhen me atë që cilësohet si drejtësi selektive dhe ndjekje penale me motive politike ndaj figurave të opozitës.

Në përmbyllje, IDU thekson se progresi drejt Bashkimit Europian mbetet i kushtëzuar nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i pluralizmit politik, duke i bërë thirrje autoriteteve shqiptare të rikthejnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës institucionale.

*REZOLUTA E IDU NË SHQIP:*

*Rezolutë për Shqipërinë*

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU),
Duke rikujtuar angazhimin e Shqipërisë për integrimin euro-atlantik, anëtarësimin e saj në NATO, dhe duke rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin në European Union;
Duke marrë në konsideratë Raportin e V-Dem Institute (2026), që e klasifikon Shqipërinë si “autokraci elektorale”; gjetjet e OSCE/ODIHR dhe Transparency International (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2025: 39/100, me rënie prej 3 pikësh dhe 11 vendeve);
I shqetësuar nga moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës në Parlament;

International Democracy Union vendos si vijon:
1. Integrimi Europian
• Paralajmëron se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian praktikisht është ngadalësuar për shkak të pengesave nga qeveria, korrupsionit të përhapur sistemik, kapjes së shtetit dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe niveleve më të larta të pushtetit;
• Dënon pengimin e vazhdueshëm të ndjekjes penale të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet masive në prokurime publike, ndërkohë që shumica parlamentare socialiste mbron mungesën e llogaridhënies;
• Vëren hetimet që implikojnë ministra dhe zyrtarë të lartë në të gjitha nivelet, konfirmojnë korrupsionin sistemik që po ngadalëson integrimin në BE;
• Mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbi bazën e meritës, pa anashkaluar asnjë kriter;

1. Siguria dhe Rreziqet e Jashtme
• Paralajmëron se dobësimi i institucioneve e ekspozon Shqipërinë ndaj ndikimeve keqdashëse, veçanërisht nga Rusia dhe Kina; thekson infiltrimin e krimit të organizuar, kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike si rreziqe për pjesën juglindor të NATO;
• Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e infrastrukturës strategjike digjitale, veçanërisht brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke përfshirë zyrtarë të lartë dhe persona me lidhje me krimin e organizuar, si dhe raste të raportuara të rrëmbimeve që përfshijnë zyrtarë dhe/ose biznesmenë;
• Thekson rreziqet ndaj sistemeve shtetërore, keqpërdorimin e të dhënave personale, ndërhyrjen në zgjedhje dhe cenimin e bashkëpunimit me NATO/BE;
• Bën thirrje për transparencë, hetime të pavarura dhe masa urgjente mbrojtëse;
• I bën thirrje vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, si dhe partnerëve, që të bashkëpunojnë përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, me qëllim forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe të pengimit politik, si dhe arritjen e ekonomive të shkallës;

1. Zgjedhjet
• Konstaton se zgjedhjet parlamentare nuk përmbushën standardet ndërkombëtare, dhe u karakterizuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve shtetërore, zhdukja e kufirit shtet–parti, presioni/intimidimi ndaj votuesve dhe ndërhyrja e elementëve kriminalë;
• Bën thirrje për reformë konsensuale, zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, mbrojtje të pluralizmit dhe të drejtës për koalicione parazgjedhore, si dhe përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme;
• Mbështet modelin e një qeverie kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme;

1. Drejtësia Selektive dhe Ndjekjet Penale të Motivuara Politikisht
• Shpreh shqetësim për 200,000 çështje gjyqësore të prapambetura dhe vonesa në gjykim prej 8–15 vitesh, krahasuar me 18,000 çështje dhe vonesa prej 3–4 vitesh para reformës;
• Dënon presionin politik mbi prokurorët dhe gjyqtarët nga Kryeministri; drejtësinë selektive; si dhe ndjekjet penale të motivuara politikisht, përfshirë ndaj Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatmir Mediut, në shkelje të procesit të rregullt ligjor;

1. Reforma Territoriale
• Dënon reformat e njëanshme që minojnë konsensusin dhe mundësojnë kontrollin politik;
• bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të decentralizuar, në përputhje me standardet europiane;

International Democracy Union:
• Pohon se nuk mund të ketë përparim drejt European Union pa zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe pluralizëm;
• U bën thirrje autoriteteve të ndalin pengesat, të rikthejnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës, si dhe të respektojnë rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke thelluar shqetësimet mbi zhvillimet

NJOFTIM PËR SHTYP Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda Partia Demokratike ka vendosu...
29/04/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.
Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse.
Në axhendë përfshihen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë.
Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës.

20/04/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Sqarim për procesverbalin në Kurbin: lapsus terminologjik në dokument, pa ndikim në rezultat

Sqarim

Disa media kanë raportuar, me dashakeqësinë e zakonshme anti-opozitare, dhe për më tepër pa kërkuar konfirmim të lajmit nëpërmjet një burimi të dytë, siç e parashikojnë rregullat e gazetarisë, se zgjedhjet për kryetar të degës Kurbin të Partisë Demokratike janë manipuluar.

E vërteta është se, në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Kurbin, të zhvilluara më 19.04.2026, ka ndodhur një pasaktësi në terminologji dhe është përdorur shprehja “fletë të gjetura në kuti”, në vend të “fletë në dispozicion”.

Pra, 1500 është numri i fletëve në dispozicion, apo të shtypura, dhe jo numri i fletëve të gjetura në kuti, siç thuhet gabimisht në procesverbalin përmbyllës.

Ky lapsus është rezultat i një gabimi nga shpejtësia dhe, rrjedhimisht, i një formulimi jo të saktë gjatë plotësimit të dokumentacionit, dhe nuk cenon në asnjë mënyrë përmbajtjen, saktësinë apo vlefshmërinë e të dhënave të

DP Parliamentary Group Report for the Internationals: Majority Has Destroyed Democratic Mechanisms, Opposition Sidelined...
13/04/2026

DP Parliamentary Group Report for the Internationals: Majority Has Destroyed Democratic Mechanisms, Opposition Sidelined on EU Integration

Tirana - Separately, the parliamentary group of the Democratic Party, led by Gazment Bardhi, has submitted a detailed report to diplomatic missions in Tirana outlining “the systematic dismantling of democatic mechanisms”.

The report cites repeated refusals by the ruling majority to allow opposition-led investigative committees, parliamentary debates, interpellations, and access to official information over the past six months.

It also raises concerns over the opposition’s exclusion from key processes, including EU integration discussions and appointments to independent institutions, as well as the alleged failure to implement Constitutional Court decisions.
“The majority’s political stance—blocking every constitutional right of the opposition—has reduced parliamentary activity to a façade of normality,” the report states, warning that such practices undermine the basic standards of democratic governance.

The document concludes that a country seeking EU membership while violating core parliamentary norms risks presenting only “a propaganda of false normality” rather than a functioning democracy

⬇️Download and read the full Report below

Separately, the parliamentary group of the Democratic Party, led by Gazment Bardhi, has submitted a detailed report to diplomatic missions in Tirana outlining

13/04/2026
09/04/2026

Balliu: Edi Rama i dha leje ndërtimi Franc Çopjes për kompleksin në Lundër. Kryeministri është arkitekti i kriminalizimit të ekonomisë

09/04/2026

Tritan Shehu: Edi Rama e përbuz parlamentin, e kemi thirrur 7 herë të japë shpjegime për artikullin me Vuçicin, nuk vjen

09/04/2026

Alizoti: Para se të shkojë në stadiumet luksozë për të parë ndeshje, kryeministri të shohë spitalet

09/04/2026

Korreshi: Nuk pret sëmundja fundin e vitit, nëse nuk e dini ku është ministrja, ta shpallim në kërkim

09/04/2026

Luçiano Boçi: Ky parlament është si ai i Bjellorusisë, KE ua ka vënë kushtin hapur për imunitetin e Ballukut

Address

Bulevardi Zhan D'Ark
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra e Shtypit - Partia Demokratike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra e Shtypit - Partia Demokratike:

Share