09/02/2023
📢 Mundësi fantastike për të rinjtë! 📢
Në bashkëpunim me UNFPA Albania ne do të organizojmë një BOOT CAMP për të rinjtë me tematikë:
👉🏻 Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në votime.
👉🏻 Përdorimi i gjuhës së ndjeshme dhe etike gjatë fushatës zgjedhore.
👉🏻 Kundërshtimi i gjuhës së urrejtjes online dhe offline.
Ne po kërkojmë grupe të rinjsh me ide novatore dhe shpirt sipërmarrës, që të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Formoni grupin tuaj me 4-5 bashkëmoshatarë dhe prezantoni idenë tuaj duke aplikuar në këtë link:
🔗 http://bit.ly/3DjxFy4
🗓️ Afati i aplikimit: 15 shkurt 2023 ora 23:59.
Duke marrë pjesë në BOOT CAMP ju:
👉🏻 zhvilloni aftësitë tuaja për të evidentuar dhe zgjidhur sfidat sociale në komunitetin tuaj.
👉🏻 mësoni si të organizoni, zhvilloni dhe zbatoni idetë tuaja në projekte konkrete.
👉🏻 Grupi juaj mund të jetë përfitues i një mbështetjeje financiare me vlerë maksimale deri në $10,000 për ta vënë në zbatim idenë ose projektin tuaj.
ℹ️ Ky aktivitet organizohet nga dhe në , në kuadër të zbatimit të projektit "Fuqizimi i rolit të të rinjve për promovimin e mirëkuptimit reciprok, narrativës konstruktive, respektit për diversitetin dhe rritjes së besimit, në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë*”.
Nxitoni të aplikoni! Ne po presim me padurim të bashkëpunojmë me ju!
* Për Kombet e Bashkuara, të gjitha referencat për Kosovën do të kuptohen në kontekstin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999).