Inspektorati i Përgjithshëm

Inspektorati i Përgjithshëm Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Inspektorati i Përgjithshëm, Government Organization, Rruga Muhedin Llagami, Godina MD Biznes, Kati 8, Tiranë, Tirana.

Inspektorati i Përgjithshëm është institucioni që unifikon, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e inspektimeve në nivel qendror e vendor, duke garantuar transparencë, integritet dhe mbrojtje të interesit publik.

10/09/2026

Shqipëria Live / Sula: Çdo qytetar apo subjekt mund të denoncojë në portalin Sigurt.gov.al çdo rast kur inspektori shkel ligjin, ushtron presion apo kërkon përfitim të parregullt . Qytetari mund të denoncojë gjithashtu rastet e abuzimit nga subjektet private. Është në diskrecion të qytetarit apo të subjektit të identifikohet apo të ruaj anonimatin.
Në Sigurt.gov.al, çdo subjekt dhe qytetar mund të gjejë informacionin e nevojshëm se çfarë dokumenti duhet të disponojë në momentin kur vjen një inspektorat përkatës për të bërë kontrollet.

02/09/2026

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e linjes Znj.Delina Ibrahimaj me Inspektoratin e Përgjithshëm dhe inspektoratet qendrore, ku në fokus ishte rikonceptimi jo mbi zbatimin e kuadrit ligjor por mbi qasjen që duhet të ketë çdo inspektoriat dhe trupë inspektuese mbi bizneset.

Z.Sula u shpreh i prerë se nuk do të tolerohen inspektime që kryhen në kundërshtim me rregullat dhe procedurat ligjore.

“Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të tolerojë asnjë inspektim që bëhet pa paralajmërim dhe jashtë programit të inspektimit. Nuk do të lejojmë asnjë shkelje ligjore”, deklaroi Sula.

Ai theksoi se qëllimi është garantimi i një procesi inspektimi transparent, të rregullt dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur çdo formë abuzimi ndaj subjekteve dhe qytetarëve.

Në videomesazhin e tij, Inspektori i Përgjithshëm iu drejtua edhe qytetarëve, duke i ftuar të denoncojnë çdo rast kur pretendojnë se janë përballur me sjellje abuzive nga inspektorët apo me inspektime të kryera në mënyrë të parregullt.

Sipas Sulës, çdo qytetar që konstaton apo pretendon një rast të tillë mund t’i drejtohet Inspektoratit të Përgjithshëm përmes mekanizmave të ankimit, në mënyrë që rasti të verifikohet dhe të merren masat përkatëse.

Mesazhi i kreut të Inspektoratit të Përgjithshëm vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e transparencës dhe standardizimin e procesit të inspektimit, me synim që kontrollet të kryhen vetëm në përputhje me procedurat dhe detyrimet që përcakton ligji.

02/09/2026

👉 INSPEKTIMET NË TESTIN E BESËS

Zëvendësinspektorja e Përgjithshme, znj. Irisa Simo, priti në një takim pune përfaqësuesit e projektit EU4ESI – “Technic...
26/08/2026

Zëvendësinspektorja e Përgjithshme, znj. Irisa Simo, priti në një takim pune përfaqësuesit e projektit EU4ESI – “Technical Assistance in Support of Employment and Social Inclusion in Albania”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në fokus të takimit ishin prezantimi i aktiviteteve të projektit në fushën e inspektimit të punës, evidentimi i nevojave dhe prioriteteve institucionale, si dhe mundësitë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve, zhvillimin profesional të inspektorëve dhe përafrimin me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Palët diskutuan mundësinë e krijimit të një bashkëpunimi të strukturuar dhe afatgjatë ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe projektit EU4ESI, në funksion të modernizimit dhe rritjes së efektivitetit të sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri, si dhe të mbështetjes së reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.🇦🇱🇪🇺

🎯 Inspektorë më të përgatitur, më eficientë, më shumë besim.Në Inspektoratin e Përgjithshëm u zhvillua trajnimi fillesta...
26/08/2026

🎯 Inspektorë më të përgatitur, më eficientë, më shumë besim.

Në Inspektoratin e Përgjithshëm u zhvillua trajnimi fillestar për inspektorët në periudhë prove të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

📚 Kuadri i ri ligjor
💻 Sistemi “e-Inspektimi”
⚖️ Procedurat administrative dhe etika
📈 Vlerësimi dhe zhvillimi në karrierë
🔍 Inspektimi i ushqimit, territorit, mjedisit dhe ujërave.

Trajnimi ndërthuri njohuritë teorike me praktikën, duke i përgatitur inspektorët e rinj për ushtrimin e detyrës me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjshmëri.

✅ Inspektorë më të përgatitur
✅ Procedura të unifikuara
✅ Inspektime më transparente dhe efikase

Profesionalizëm • Integritet • Digjitalizim

Integritet Transparencë

25/08/2026

📍 Prioritetet Strategjike | Shtator – Dhjetor 2026

Në mbledhjen e sotme, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, prezantoi prioritetet strategjike të Inspektoratit të Përgjithshëm për muajt e fundit të vitit 2026.

🎯 Fokusi ynë:
▪️ Konsolidimi institucional, ligjor dhe metodologjik
▪️ Mbikëqyrja efektive dhe analiza e riskut
▪️ Ngritja e kapaciteteve dhe standardizimi profesional
▪️ Transparenca dhe forcimi i besimit publik

✅ Përmirësim i metodologjisë së mbikëqyrjes
✅ Analizë e ankesave dhe informacionit për identifikimin e riskut
✅ Standardizim i praktikave të inspektimit
✅ Komunikim i qartë i rezultateve me qytetarët dhe biznesin

📈 Synimi ynë deri në fund të vitit 2026 është një sistem më i unifikuar, më profesional dhe më i orientuar
nga risku, me rezultate konkrete, të matshme dhe transparente.

Nga informacioni te analiza e riskut, nga mbikëqyrja te përmirësimi dhe transparenca, në shërbim të qytetarit.

Inspektorati i Përgjithshëm nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për luftën ku...
20/08/2026

Inspektorati i Përgjithshëm nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare për luftën kundër krimit financiar dhe pastrimit të parave.

🤝

14/08/2026

MCN TV - Inspektori i i Përgjithshëm z. Dashnor Sula, në një intervistë për MCN TV ka shprehur dhe njëherë vendosmërinë se nuk do të ketë asnjë tolerancë për inspektorêt që shkelin ligjin.

🛡️ Çfarë është 🌐 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐓.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥 ?Platforma digjitale e Inspektoratit të Përgjithshëm, e krijuar si një mundësi e re për m...
30/07/2026

🛡️ Çfarë është 🌐 𝐒𝐈𝐆𝐔𝐑𝐓.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥 ?
Platforma digjitale e Inspektoratit të Përgjithshëm, e krijuar si një mundësi e re për më shumë transparencë, informim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve.

👤 Çdo qytetar mund të raportojë problematika me identifikim ose në mënyrë anonime.

🏢 Bizneset informohen mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë procesit të inspektimit dhe orientohen përmes listave të vetëkontrollit për parandalimin e shkeljeve, reduktimin e riskut dhe përmbushjen sa më të mirë të kërkesave ligjore.

📲 Si të raportoni?
🌐 Hyni në SIGURT.gov.al
📝 Klikoni “Ankimo/Denonco”
📂 Zgjidhni fushën përkatëse të raportimit
📍 Përshkruani problematikën dhe përcaktoni vendndodhjen
📷 Bashkëngjitni fotografi ose dokumente mbështetëse
👤 Zgjidhni raportimin me identifikim ose në mënyrë anonime
✅ Kontrolloni të dhënat dhe dërgoni raportimin
🔎 Ruani kodin unik të gjurmimit për të ndjekur online ecurinë e rast

SIGURT.gov.al – Raporto. Informohu. Parandalo.

Një mundësi e re për transparencën. Një zë më i fortë për qytetarët dhe bizneset.

Address

Rruga Muhedin Llagami, Godina MD Biznes, Kati 8, Tiranë
Tirana
1023

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati i Përgjithshëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share