Tepelena

Tepelena FAQJA ESHTE KRIJUAR NGA ADM KLEJ PER TE MBLEDH GJITHE TEPELENASIT BASHKE .

Tepelenë zemra jonë,
këtu lindëm dhe do vdesim,
ja këtu në faqen tonë,
dhe gjitonët i mirëpresim. Fshatrat e tu,bukuri e rrallë,
me Progonatin zemrën e Labërisë,
nisur që nga Zhulaj e deri në Turan,
mbetur në Damës e Maricë. Rexhini djepi poezisë,
aty ku lindi Zaho Balili,
dhe Nivicë e lashtësisë,
djemtë trima e vajzat gonxhe trëndafili. Kurvelesh zemra ime,
sa bukur kënga e thotë,
Amanikaj kam ku

jtime,
e vetmuar ke ngelur sot. Nën këmbë Vjosa u kalon,
këtu janë fshatrat e begatë,
Kalivaçi,zë këndon,
më poshtë Dhëmblan e Qesarat. Memaliaj gur i çmuar,
aty Vjosa gjarpëron,
Zhabokikë moj e uruar,
bashkë me gjithë Krahësin tonë. Djep i luftës çlirimtare,
Mamaj,Buz dhe Izvor,
ngritur mijëra lapidare,
për ata që ranë dëshmorë. Po Gusmarin ku e lamë,
po Toçi ku na mbeti,
veç një fjalë seç e thanë,
tepelenas që nga djepi. Iliras edhe Vasjar,
me njëri-tjetrin sa afër janë,
kënga labe në damarë,
Bënça thotë fjalën e parë. Këngës labe merrja ti,
moj e bukura Salari,
për t'ia kthyer unë e di,
se jam nip në Labëri. Ja atje lartë ndër male,
shtrihet Kamçisht dhe Koshtan,
pa dëgjo këngën labe,
sa mirë që këndokan. Por Tepelena bujare,
vend në sofër ka plot,
për Vlorën çlirimtare,
eja të mblidhemi tokë. Gjirokastër eja dhe ti,
thuaj të vinë dhe sarandiotë,
jemi të gjithë Labëri,
dhe asaj t'i dalim zotë. Ejani që të gjithë shqiptarë,
edhe nëse je në Veri,
faqja jonë,simbol i parë,
për gjithë shqipet kuq e zi.

Me këto pamje nga Tepelena jonë uroj një vit të ri sa më të mbarë për këdo, plot me harmoni dhe shëndet për të gjithë🙏🙏G...
31/12/2024

Me këto pamje nga Tepelena jonë uroj një vit të ri sa më të mbarë për këdo, plot me harmoni dhe shëndet për të gjithë🙏🙏
Gëzuar 2025🥳🥳

Live nga Progonati😍😍
16/09/2024

Live nga Progonati😍😍

Live😍😍
27/08/2024

Live😍😍

27/06/2024

😍❤️

Të qofshim fal🙏🙏😍😍
21/03/2024

Të qofshim fal🙏🙏😍😍

13/02/2024

Një video e mrekullueshme e zonës së Krahësit😍
Një falenderim për krijuesin e videos E.Abazaj.

Një copëz Tepelenë në çdo anë!Një copëz kujtimesh në secilën pamje!❤️TEPELENA❤️
05/12/2023

Një copëz Tepelenë në çdo anë!
Një copëz kujtimesh në secilën pamje!
❤️TEPELENA❤️

03/08/2023

Uji i Ftohtë Tepelenë🥰🥰
Aty ku shpirti gjen qetësi 😍😍

02/08/2023

Ku ka si vendlindja😍😍
Ku ka më bukur se të jesh tepelenas🥰🥰
Ku ka me bukur se TEPELENA❤️❤️

22/09/2022

TEPELENA

Pasuri e jetes tone,nuk eshte leku me gjithe ar,kush e di dhe e kupton,s'di marrim me vete ne varr.Pasuri e jetes time,d...
10/06/2022

Pasuri e jetes tone,
nuk eshte leku me gjithe ar,
kush e di dhe e kupton,
s'di marrim me vete ne varr.

Pasuri e jetes time,
dhe e jetes tuaj besoj,
eshte e dashura vendlindje,
ku une linda dhe jetoj.

Fusha,kodra edhe male,
edhe Vjosa kurdohere,
kenga labe me gjithe valle,
me ringjallin dhe njehere.

Djem e vajza si pranvera,
porsi gonxhe trendafili,
neper vargje me shkoj jeta,
si te isha Zaho Balili.

Kalaja dergjur ne faj,
vajton fort edhe therret,
eja u thote bijeve te saj,
mos me rrini ne kurbet.

Ali Pasha dite e nate,
miq plot percjelle e pret,
Vjosa nis rrugen e gjate,
heshtja ka rene mbi qytet.

Do kendoj serish bilbili,
bijte do kthehen nga kurbeti,
ne dite maj a ne dite prilli,
Tepelene do te rikthehet lezeti.

Afer,larg ne kemi mall,
dashuri nga shpirti vjen,
jeten t'ia bejme hallall,
vetem nenes Tepelene.

Address

Kudo Ku Ka Tepelens
Tepelenë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tepelena posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share