Bashkia Tepelenë - Faqja Zyrtare

Bashkia Tepelenë - Faqja Zyrtare Kjo faqe i vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve tepelenas dhe jo vetëm duke vënë në dispozicion cdo informacion,ngjarje apo zhvillime të ndryshme rreth saj.

📌 23 Gusht -  Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve TotalitareNë nderim të kujtimit të mijëra shqiptarë...
24/08/2026

📌 23 Gusht - Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare

Në nderim të kujtimit të mijëra shqiptarëve që vuajtën përndjekjen, burgosjen, internimin dhe represionin gjatë diktaturës komuniste, Bashkia Tepelenë vendosi kurora me lule në “Kampin Memorial të Tepelenës”, një prej vendeve që mbart dëshminë e një prej periudhave më të dhimbshme të historisë sonë.

Në këtë vend kujtese, ku dikur u internuan familje të tëra, gra, të moshuar e fëmijë, përulemi me respekt para vuajtjes së viktimave dhe ruajmë të gjallë kujtesën për ata që u privuan nga liria, dinjiteti dhe të drejtat themelore.

23 Gushti është një thirrje për të mos harruar, për t'ua përcjellë brezave të rinj të vërtetën historike dhe për të mbrojtur gjithmonë vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Nga Kampi Memorial i Tepelenës, kujtojmë me respekt të gjitha viktimat e regjimeve totalitare.

🇦🇱🇪🇺

📌Me iniciativën personale të Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Gramos Sako, përfundoi ndërhyrja për restaurimin dhe për...
23/08/2026

📌Me iniciativën personale të Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Gramos Sako, përfundoi ndërhyrja për restaurimin dhe përmirësimin e këndit të lojërave për fëmijë. Punimet përfshinë sistemimin e shesh*t, rigjenerimin e bimësisë, përmirësimin e ndriçimit publik dhe rehabilitimin e rrethimit.
Falë mbështetjes së fabrikës “Uji i Ftohtë Tepelenë”, u blenë dhe u vendosën lodra të reja dhe stola, ndërsa lodrat ekzistuese u riparuan dhe u rivendosën në funksion.
Këto ndërhyrje kanë ndryshuar tërësisht pamjen e këndit, duke e kthyer atë në një hapësirë më të bukur, më të sigurt dhe më të përshtatshme për fëmijët dhe familjet.
Falënderojmë fabrikën “Uji i Ftohtë Tepelenë” për kontributin dhe bashkëpunimin e çmuar në realizimin e kësaj nisme në shërbim të komunitetit.
Bashkia Tepelenë do të vijojë punën për rehabilitimin dhe pasurimin e hapësirave publike, duke krijuar ambiente sa më cilësore për qytetarët. 💚

22/08/2026

🎨 LUZATART – Kur arti bashkëkohor takohet me traditën, natyrën dhe mikpritjen e Tepelenës ☀️☀️

Për të tretin vit radhazi, Fondacioni KALO ART organizoi LuzatArt, një platformë artistike që po e kthen fshatin Luzat në një pikë takimi mes artit bashkëkohor, trashëgimisë dhe jetës së komunitetit.

Nga 15 deri më 20 gusht, 15 artistë nga vende të ndryshme të botës jetuan dhe krijuan në Luzat. Përmes njohjes me historinë, kulturën, natyrën dhe banorët e zonës, ata realizuan vepra monumentale dhe instalacione artistike, duke i dhënë peizazhit të fshatit një dimension të ri kulturor.

Bashkia Tepelenë e ka mbështetur LuzatArt që në fillesat e tij, me bindjen se arti dhe kultura mund të shndërrohen në një mundësi konkrete zhvillimi për zonat rurale. Vizitorët që vijnë për të zbuluar artin, natyrën dhe traditat tona krijojnë njëkohësisht mundësi për zhvillimin e bujtinave, kapaciteteve akomoduese, gastronomisë lokale dhe shërbimeve turistike.

Veçanërisht domethënës është fakti se artistët e ardhur nga jashtë u larguan të mahnitur nga bukuria e natyrës dhe mikpritja e banorëve, duke marrë me vete kujtime dhe imazhe nga Luzati për t'i përcjellë në vendet e tyre.

Njëri prej tyre, një artist i spikatur nga Siria, ndau me ne këtë video të bukur, një këndvështrim të veçantë mbi atmosferën, njerëzit dhe përvojën e LuzatArt 2026. 🎥🌿

Përgëzojmë Fondacionin KALO ART, artistët pjesëmarrës dhe, mbi të gjitha, banorët e Luzatit për mikpritjen dhe kontributin e tyre.

Urojmë që vitin e ardhshëm, LuzatArt, që zhvillohet në ditët e festës së Shën Marisë, të na mbledhë përsëri, edhe më të shumtë, duke sjellë art, vizitorë, gjallëri dhe shpresë për një të ardhme të bukur të fshatit. ❤️

Luzati ka histori, ka natyrë, ka njerëz mikpritës. Sot, ka edhe një histori të re për të treguar përmes artit.

📌 Vijojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve rurale në Bashkinë TepelenëNë vijim të aksionit për mirëmbajtjen e rrugëve ...
19/08/2026

📌 Vijojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve rurale në Bashkinë Tepelenë

Në vijim të aksionit për mirëmbajtjen e rrugëve rurale, puna po vazhdon në aksin rrugor Dragot–Beçisht, me korrjen dhe pastrimin e ferrave dhe bimësisë anës rrugës, nëpërmjet mjeteve mekanike.

Këto ndërhyrje synojnë të përmirësojnë qarkullimin, të rrisin sigurinë për përdoruesit e rrugës dhe të mbajnë të pastër e funksionale infrastrukturën rurale.

Punimet do të vijojnë në mënyrë të planifikuar edhe në akse të tjera rrugore të territorit të Bashkisë Tepelenë, deri në përfundimin e këtij aksioni. 🚜💚

18/08/2026

📌 Mirëmëngjes nga Dragoti, “Stambolli i Vogël", me pamjet e gëzueshme të Takimit të Brezave, aty ku tradita, kënga dhe dashuria për vendlindjen bashkuan sërish dragotët e çdo brezi. 🌾☀️❤️

Gëzuar! 🎶🇦🇱

16/08/2026

📌 Një mbrëmje e veçantë në Gusmar, ku solli një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke mbledhur së bashku gusmarjotë të ardhur nga çdo anë, familje, miq e breza të ndryshëm. ❤️✨️

Mes këngës, valles dhe sofrës së përbashkët, Gusmari dëshmoi edhe një herë se largësia nuk i zbeh rrënjët dhe koha nuk e dobëson dashurinë për vendlindjen.

GËZUAR! 💐

16/08/2026

📌 Një vit më parë, zjarri përfshiu Leklin, duke lënë shkaktuar pasoja të rënda ku midis tyre u dogj edhe Kisha e bukur e Shën Ilias. Por, sivjet banorët u rikthyen sërish, me besimin te Zoti dhe dashurinë për vendlindjen, për të festuar së bashku .

Pas restaurimit të Kishës, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Mitropolisë Ortodokse të Kishës Autoqefale, si dhe kontributit të çmuar të banorëve e besimtarëve, zjarri i këngës u ndez sërish në Lekël, këtë herë më i bukur dhe më i fortë. 🎶❤️

Edhe pse reshjet e dendura të shiut nuk mundësuan pjesëmarrjen e të gjithë lekëliotëve, festa dëshmoi se lidhja me vendlindjen, traditën dhe besimin mbetet e fortë.

Gëzuar Festën e Shën Mërisë dhe gjithë fshatrave tona që festojnë në këto ditë!

15/08/2026

📌 Në Nivicë, aty ku malet, historia dhe tradita bëhen një, Festa e Fshatit mblodhi sërish bashkë breza, familje, miq e bashkëfshatarë.

📅 KALENDARI I AKTIVITETEVE | GUSHT 2026Bashkia Tepelenë ju fton të bëheni pjesë e Takimeve të Brezave, një traditë e buk...
05/08/2026

📅 KALENDARI I AKTIVITETEVE | GUSHT 2026

Bashkia Tepelenë ju fton të bëheni pjesë e Takimeve të Brezave, një traditë e bukur që këtë muaj gusht do të na bashkojë në Kodër, Lopës–Sinanaj, Lekël, Lekdush, Dragot dhe Nivicë.

Mbrëmje festive me muzikë, kujtime, traditë dhe atmosferë të ngrohtë komunitare, ku brezat takohen për të ruajtur dhe përcjellë vlerat më të mira të trevës sonë.

🗓 Programi i aktiviteteve:

📍 Kodër – 8 Gusht, ora 20:00
📍 Lopës–Sinanaj – 15 Gusht, ora 20:00
📍 Lekdush – 15 Gusht, ora 20:00
📍 Nivicë – 15 Gusht, ora 20:00
📍 Fshati Lekël – 14 Gusht, ora 20:00
📍 Fshati Dragot – 16 Gusht, ora 20:00
📍Fshati Gusmar - 15 Gusht, ora 20:00
📍Fshati Hormovë - 15 Gusht, ora 20:00
📍Fshati Mezhgoran - 15 Gusht, ora 20:00

🎶 Ju mirëpresim të festojmë së bashku, të forcojmë lidhjet mes brezave dhe të mbajmë gjallë traditat që na bëjnë krenarë.

Bashkia Tepelenë – Traditë, kulturë, bashkë! 🇦🇱

Address

Sheshi "Lord Bajron"
Tepelenë
6301

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Tepelenë - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Tepelenë - Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category