03/10/2021
📌Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:
1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.
2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.
ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi!
📌7 propozimet e :
Askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice!
1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti.
2- Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë.
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve.
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët.
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.
7 - Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.